Ballina Aktualitet Deçani i pasur me gurin e mermerit “Breça”!

Deçani i pasur me gurin e mermerit “Breça”!

Nga ing.. Leotrim Hadërgjonaj

Zhvillimi ekonomik i një vendi, varet shumë edhe nga resurset natyrore që ka ai vend, qofshin nëntokësore apo mbitokësore. Komuna e Deçanit mund të krenohet për resurset e saja natyrore, sidomos me ato që gjenden në masivin e bjeshkëve të nemuna. Një nga resurset për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, është guri i mermerit “Breça”, i cili lehtë mund të përdoret dhe ka sharm të veçantë.
Pra, Deçani eshte një ndër zonat e vetme në Kosovë e cila është e pasur me minerale nëntokësore, konkretisht me MERMER të klasit të parë. Sipërfaqja prej 400 hektarësh e cila kufizohet nga lumi i Lloqanit, deri në lumin Lumëbardh, në zonën e poshtme e deri mbi kerrshin (shkëmbin) e Mark Geges.
Kjo pasuri nëntokësore e cila ndodhet në zemër të Deçanit, ka një vlerë të jashtëzakonshme ekonomike dhe nga kualiteti i mermerit i cili është ndër të rrallët në Europë!
Nga arkivat shtetrore në të cilat gjenden të dhënat e ish ndërmarrjes shoqërore ONIX, e cila ka bërë përpunimin e mermerit në këtë zonë në vitet 1960/1970, mermerin e Deçanit e ka eksportuar në të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë dhe më gjerë!
Në bazë të hulumtimeve të asaj kohe e kanë konstatuar se në këtë zonë llogariten të jenë mbi 600 milionë tonelata mermer dhe nëse bëhet një llogari fare e thjeshtë, ku për një tonelatë mermer, shitet me një çmim mesatar prej 200 euro….atëherë Deçani ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore në vlerë mbi 100 miliard euro!
Gjithashtu nga hulumtimet paraprake të ish ndërmarrjes shoqërore ONIX, për të arritur kapacitetet e fabrikës për prodhimin dhe përpunimin e mermerit, duhen 800 punëtorë me punime në tri ndrrime!
Deçanit i nevojitet një frymë e re e të menduarit për brezat e ardhshme të shoqërisë sonë, ku nëse do kemi një shtet me të fuqishëm në investimet e brendshme duke stimuluar investitorë të jashtëm të kësaj lemie, atëherë do bëhemi komunë shembull në aspektin ekonomik, jo vetëm në Deçan, por në të gjithë rajonin!