Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker tha se referendumi i vjeshtës për emrin është mundësi që të gjithë në Maqedoni të dalin dhe të tregojnë janë për të ardhmen pozitive të Maqedonisë.
“Anëtarësimi në NATO, nëse i shikoni fqinjët tuaj si Bullgaria, Shqipëria, vendet tjera nga ish-Jugosllavia, kjo do të thoshte shumë për ta, por edhe Greqisë me anëtarësimin në NATO dhe BE donë të thoshte shumë për të në aspektin ekonomik, në lidhje me stabilitetin. Kjo tani është mundësi për Maqedoninë që të lëvizë përpara, të kyçet në NATO për një periudhë të shkurtër. Procesi i pranimit tani më është në rrjedhë”, tha Riker i cili është zv. komandant civil i forcave të SHBA-së në Evropë.
“Kjo është një mundësi për të cilën duhet të dalin të gjithë në Maqedoni dhe të thonë “po” për të ardhme pozitive, jo për politikën dhe partitë politike. Kjo është për të ardhmen e vendit. Keni shumë kohë që të merreni me politikë më vonë”, thotë ish-ambasadori amerikan.
Sipas Riker Maqedonia që kur mori ftesën për në NATO ka ngjallur interes të kompanive amerikane dhe vendeve tjera për investime në vend sepse NATO do të thotë stabilitet.