Nikola Kalinic ka refuzuar medaljen e Kupës së Botës pasi mendonite se nuk ka kontribuar në arritjen e madhe të Kroacisë që shkoi deri në finale.
Kalinic është dërguar në shtëpi nga trajneri Zlatko Dalic pasi sulmuesi refuzoi të futej në fushë si zëvendësues gjatë ndeshjes së parë të grupeve ndaj Nigerisë.
Kalinic tashmë i është bashkuar Atletico Madridit dhe 30-vjeçari kërkon të sqarojë situatën e Botërorit.
“Ajo që ndodhi në Botëror, ndodhi,” shprehet ai në prezantimin e Atletico-s.
“Trajneri nuk më donte dhe unë e pranova. Nuk doja të merrja medaljen pasi nuk kam kontribuar gjatë turneut. Tani është një histori e së shkuarës.”
Konkurrenca në sulm te Atletico do të jetë e frikshme, dhe këtë gjë e di shumë mirë edhe kroati: “Po flasim për dy nga sulmuesit më të mirë në Europë. Kam shumë respekt për ta.
“Do të konkurroj me ta për një vend titullari. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap kontributin tim.” /Rigers Ago / TeleSport/