Ballina Aktualitet Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi paguajnë më shtrenjtë librat shkollorë në...

Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi paguajnë më shtrenjtë librat shkollorë në gjuhën shqipe se moshatarët e tyre në gjuhën malazeze

Vitin e ri shkollor nxënësit shqiptarë në Mal të Zi do ta presin me çmime të librave shkollor pak më të shtrenjta se ato të bashkëmoshatareve të tyre në gjuhën malazeze.

Nëse i bënë një analizë të shpejtë këtyre çmimeve për shkollat fillore mund të vëresh se kompletet shkollore për nxënësit shqiptarë janë përafërsisht nga 10 euro ose edhe më shumë për çdo vit shkollor, shkruan Ulqini Online.

Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me librat e lëndës Gjuhë e letersi shqipe e cila është lëndë më shumë në krahasim me nxënësit që mësimin e vijojnë në gjuhën malazeze.

Pa marrë parasysh arsyen e këtij ndryshimi një fakt i tillë, ”ta vret syrin”.

Më poshtë çmimet e librave në gjuhën shqipe dhe atë malazeze sipas viteve janë paraqitur në formë tabelare.

Çmimet e librave për shkollën fillore
Librat në gjuhën shqipe Librat në gjuhën malazeze
Klasa Çmimi Klasa Çmimi
I 54 € I 43,10 €
II 61,70 € II 50,80 €
III 58,60 € III 47,70 €
IV 70,20 € IV 59,60 €
V 77,90 € V 67 €
VI 83,70 € VI 68,30 €
VII 103,10 € VII 94,20 €
VIII 97,60 € VIII 94,20 €
IX 97,60 € IX 88,20 €