Grida Duma është ndër politikanet shqiptare më të komentuara për paraqitjen e saj. Gjithmonë e shohim të veshur serioze me kostume, por këtë herë deputetja e PD i ka habitur të gjithë me pamjen. Grida është fotografuar në një ceremoni martesore në Itali ku ishte e ftuar.
Deputetja është shfaqur mahnitëse me një fustan të zi, të gjatë, të dizenjuar me lule në pjesën e dekoltesë, taka të zeza, flokët e krehur ndërsa për bizhuteri Grida kishte zgjedhur të vendoste vetëm një palë vathë. /Gossip/