Ballina Art 10 projektet më të kushtueshme infrastrukturore në botë

10 projektet më të kushtueshme infrastrukturore në botë

827345118

Projektet infrastrukturore kanë një rëndësi të madhe për njerëzit pasi në shumicën e rasteve ato bëhen për të lehtësuar ose përmirësuar jetesën e tyre.

Shumë prej këtyre projekteve duke u nisur edhe nga përmasat e tyre por edhe për nga rëndësia dhe funksioni, shfaqin një kosto variabël për realizimin e tyre. Disa projekte madhore që janë bërë nëpër botë për të përmirësuar apo zhvilluar infrastrukturën e vendit, kanë kosto me vlera relativisht të larta, duke i veçuar në këtë mënyrë nga të tjerat. Disa prej këtyre projekteve jemi munduar t`i përmbledhim duke sjellë edhe koston e secilës prej tyre.

10 | Diga Itaipu 

Kostoja e projektit: 19.6 miliardë dollarë

Një projekt i jashtëzakonshëm është Diga e Itaipu e cila gjeneron 16% të energjisë së nevojshme në Brazil dhe 76% të energjisë së konsumuar në Paraguaj.

9 | Aeroporti Ndërkombëtar i Kansai  

Kostoja e projektit: 20 miliardë dollarë

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë është një nga projektet më të shtrenjta dhe mbresëlënëse të zhvillimit të infrastrukturës moderne.

8 | Channel Tunnel 

Kostoja e projektit: 22.4 miliardë dollarë

Tunelit që lidh bregun jugor të Anglisë me Francën iu desh më shumë se pesë vjet për të përfunduar, dhe i është dhënë titulli mbresëlënës i një prej shtatë mrekullive të botës moderne.

The Big Dig   

Kostoja e projektit: 23 miliardë dollarë

Filloi në vitin 1984 dhe përfundoi në vitin 2007, por rezultoi të jetë projekti më kompleks, teknikisht sfidues dhe i shquar në SHBA.

6 | Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum  

Kostoja e projektit: 35.7 miliardë dollarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Al Maktoum, Dubai, ka një kosto mjaft të lartë të shpenzuar për ndërtimin e saj në disa faza. Rreth 33 miliardë dollarë deri më tani dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2020.  

5 | Treni i shpejtësisë së lartë në Kaliforni   

Kostoja e projektit: 77 miliardë dollarë

Kalifornia High Speed Rail pozicionohet mjaft mirë në 10 projektet më të shtrenjta, por fatkeqësisht ajo është dëmtuar nga sfidat, vonesat dhe kompleksitetet që asnjë nga planifikuesit e projektit nuk kishte parashikuar.

4 | Dubailand 

Kostoja e projektit: 78 miliardë dollarë

Parku do të përfshijë rreth 1,430 m², pothuajse aq i madh sa Hyde Park, do të jetë parku më madhështor i ndërtuar në mes të shkretëtirës.

3 | Kashagan Oilfield 

Kostoja e projektit: 50 miliardë dollarë

Kjo fushë e naftës është vlerësuar për të gjitha vlerat e saj nga organizata të tilla si Shell, Totali, China National Petroleum Corp dhe AgiKCO, ndër të tjera. Ka qenë një projekt tepër i shtrenjtë që është ndikuar nga vonesat dhe shpenzimet në rritje.

2 | Koridori Industrial Delhi-Mumbai 

Kostoja e projektit: 90 miliardë dollarë

Vendi i dytë është marrë nga ky projekt jashtëzakonisht ambicioz që do të shtrihet në rreth 1.483 km në mes të kryeqytetetit politik dhe të biznesit të Indisë.

1 | Forest City Malaysia 

Kostoja e projektit: 100 miliardë dollarë

Qyteti i Pyjeve është një projekt partneriteti mes Malajzisë dhe Kinës, një ishull i madh i qytetit i dizajnuar për të dhënë më të mirën dhe përsosmërinë e jetesës. / acp.al