Ballina Kulturë Skënder Tafaj renditet ndër artistët dhe regjisorët më të mëdhenj të kombit

Skënder Tafaj renditet ndër artistët dhe regjisorët më të mëdhenj të kombit

Nga Zekë Sinanaj

Sa shpejt iku një vit pa birin e kësaj toke, artistin e madh Skënder Tafaj. Ai u rrit dhe edukua në familjen Tafaj në Isniq, në odën ku shquhej si prioritare e dijes, traditës dhe historisë, kryesisht nga axha i tij, Keqë Tafa. Tregimet e pashkruara dhe ato të gojëdhënave të kësaj ode mbetën ndër burimet më tëbollshme për historinë e fshatit tonë dhe të figurave historike. I frymëzuar nga këto ideale Skënderi vendosë që të studion artin e dramës dhe të filmit, për çudinë e të gjithëve askush nuk e kishte pritur pse Skenda e mori këtë hap të pazakontë për kohën.

Më të përfunduar të kësaj akademie punësohet në teatrin kombëtarë në Prishtinë, në nisje të viteve të 70-ta. Talenti i tij,bëri që të renditët ndër aktorët më të mëdhenj të Kosovës. Qindra role rangojnë në dërrasat e këtij teatri, kryesisht nëdrama të karakterit kombëtarë. Në shumicën e tyre barte rolet kryesore. Zenitin e tij e arriti më dramën Vërbimi i Samsonit”,  “Izrael e Filistine të Nolit, ku u nderua edhe më çmimet më tëlarta.

Duke parë talentin e tij të rrallë, regjisorët e kohës e angazhojnëedhe në dhjetëra filma të cilët i finalizojë kinematografia e Kosovës. Shquheshin rolet e tij sidomos në filmat artistik si, Njeriu prej dheut, Tre vetë kapërcejnë malin, Lepuri më pesëkëmbë, Si të vdiset, e në shumë role tjera që e ngritën nëpiedestalin më të lartë prej artisti.

Zhvillimet politike, demonstratat dhe ngjarjet e viteve të 80-ta, e rëndojnë gjendjen në Teatrin kombëtar i cili cilësohej si vatër e nacionalizmit. Fillojnë ti heqin nga raportuari shumicën e dramave dhe përndjekjen e aktorëve.

Artisti I madh Skënder Tafaj, vendosi të mos e ndalë punën. NëIsniq, atëbotë, ishte shumë aktive SHKA “Mehmet Riza”. Nëgjirin e saj funksiononte edhe trupa e teatrit. Në vitin 1982, nëregji të Skënder Tafajt, inskenohet drama Hakmarrja e JsufKelmendit. Në festivalin e dramave të Kosovës në Ferizaj, duke zënë kështu vendin e parë dhe përfaqësuar Kosovën në festivalin federativë dramës në Trebinje të Bosnjë e Hercegovinës. Suksesin e njëjtë Skënder Tafaj e arrin edhe në vitin 1983 mëdramën, Sfinga e gjallë e Rexhep Qosjes, duke zënë vendin e parë në Kosovë dhe duke grabitur shume çmime (prapë nëTrebinje). Në vitin 1985 artisti dhe regjisori Tafaj mori guximin që të vëj në skenë dramën Pyrgu I lartë I autorit Teki Dervishi. Çështë e vërteta këtë skenar të regjisorit Fadil Hysaj e kishte paraparë ta inskenoj Teatri Kombëtar por ajo nuk ishte lejuar nga Komiteti Komunistë.

Më këtë pjesë trupa e teatrit të Isniqit zënë vendin e dytë dhe përfaqëson Kosovën në Festivalin Federativë në Kullë tëVojvodinës, duke fituar të gjitha çmimet e festivalit e që nuk I morën kurrë.

Kah fundi I viteve të 80-ta situate në Kosovë sa vinte e vështirësohej. Skënder Tafaj ndonëse në heshtje asnjëherë nuk ndenji duarkryq. Lidhet më qarqet intelektuale e atdhetare nëPrishtinë dhe Dukagjin. Ndërkohë I ndodhë edhe një konflikt mëserb e malazias ku për pak nuk ndodhë më e keqja. Ai kishte lidhje të ngushta edhe më familjen atdhetare Gërvalla nga Duboviku. Më të rënë në sy të organeve policore, Skënderi mëzemër të thyer detyrohet ta braktisë Isniqin dhe Kosovën, për tu strehuar kështu në Zvicër.

Në Zvicër, për asnjë moment nuk ndali aktivitetet për ndihmëdhe mobilizim për të ndihmuar atdheun. Atje themelon Shoqatën Humanitare “ Agim Kukleci”. Gjatë viteve të 80-ta e 90-ta kjo shoqatë e drejtuar nga Skënder Tafaj ndihmoj dhe mbajti gjallëmbijetesën e bashkëfshatarëve në Isniq e më gjerë. Nëdemonstratat e marsit të vitit 1989 në Deçan vritet Agim Kukleci e më pas plagosët rëndë Musa Musëshabanaj. Pas shumëperipecive Musën, arritëm ta dërgojmë në Zvicër ku edhe arritën ta shpëtojnë nga më e keqja. Në këtë shoqatë bashkëvepronte edhe tani heroi I Kosovës Rrustem Bruçi I cili kishte arritur tëikë nga policia serbe.

Më shpërthimin e luftës në Kosovë një grup aktivistësh nga Isniqi bashkë më Skënder Tafajn sjellin mjetet për sigurimin e armatimit për rreth 500 luftëtarë të fshatit.

Pas përfundimit të luftës Skënder Tafaj kthehet në vendlindjen e tij në Isniq. Kohë pas kohe vinte edhe në Prishtinë, mendonte se tani në Kosovën e lirë teatri dhe filmi I kanë dyert e hapura sidomos për ata që e pësuan më lëkurën e tyre dhe ata mëmeritorët. Më gjasë I doli e kundërta. Ndryshimet e gjeneratave që u bënë dhe kthetrat e politikës në teatër nuk e ofruan. Megjithatë Skënder Tafaj u përmbajt, nuk foli, portë gjitha padrejtësitë I përmbante në vete, I bluante në zemrën e tij tëmadhe.

Dhe, trupin e artistit të madh që nuk mundi ta shtri përtokë, as Serbia dhe as padrejtësitë tona, filloj ta molisë sëmundja e rëndëqë dalë ngadalë e bëri të vetën.

Të madhin Skënder Tafaj e quajtëm disident, kontravers, tëdjathtë e të qendrës së djathtë, e që asnjëherë nuk u fut nëpër labirintet e tyre. Por, Skënder Tafaj padyshim renditët ndër artistët dhe regjisorët më të mëdhenj të kombit, nacionalistë dhe atdhetar të devotshëm. Vepra e tij gjithmonë e jetë, do të mbetët udhërrefim për gjeneratat e artistëve të mëdhenj të gjithëgjeografisë shqiptare.

Në foto autori Zekë Sinanaj