Ballina Shëndet Shkenca afër zhvillimit të vaksinës kundës obezitetit

Shkenca afër zhvillimit të vaksinës kundës obezitetit

Duket si diçka shumë e mirë për t’u besuar për ata që kanë probleme me peshën – një vaksinë e vetme për të parandaluar kilogramët e tepërt.

Megjithatë, një vaksinë që mund të ndalojë shtimin në peshë është e mundshme, kjo pasi shkencëtarët kanë gjetur prova të mjaftueshme që lidhin një virus me obezitetin.

Adenovirus-36 është gjetur katër herë më shumë tek personat obezë krahasuar me pacientët që kishin peshë të shëndoshë.

Studimet tek kafshët kanë treguar se virusi mund të jetë përgjegjës për shtimin e 15% të peshës se trupit.

Profesori Richard Atkinson ka thënë se kjo vaksinë potenciale do të mund t’ju administrohej personave të rinj për t’i mbrojtur nga ky virus, duke ndaluar akumulimin e dhjamit.