Ballina Personazh Pornostarja që u bë princeshë e Suedisë

Pornostarja që u bë princeshë e Suedisë

Nëse menduat se martesa e princit Harry me Meghan Markle do të përbënte një skandal për familjen mbretërore, mesa duket nuk ka rezultuar e tillë. Kujtojmë se Meghan ka qenë një herë e martuar, rrjedh nga një familje afro-amerikane, si dhe nuk ka prejardhje fisnike.

Por deri më tani me siguri nuk është dëgjuar kurrë të flitet për Sofia Hellqvist, ish-pornostaren që tashmë mban titullin e dukeshës së Värmland-it.

Princesha e Suedisë, Sofia Kristina Hellqvist, ka lindur në Dhjetor të vitit 1984 në një komunë në periferi të Stokholmit. Gjatë kohës kur punonte në baret e Suedisë  ajo do të njihej me një fotograf, i cili do t’i propozonte një punë tejet të veçantë: të pozonte nudo.

Fotografitë e saj filluan kështu të qarkullonin menjëherë në rrjetet pornografike suedeze, një pjesë e të cilave gjenden akoma në internet. Pasi mori pjesë në një realityshow të famshëm dhe provokues‘’Paradise hotel”, Sofia do të zhvendosej përkohësisht në New York ku do të bënte sërish kamarieren dhe do të merrej me joga. Pas rikthimit në vendlindje, ajo do të niste një romancë të fshehtë me princin Carl Philip. Martesa e tyre, që u bë në verën e 2015-ës, shokoi aristokracinë e Europës, pasi nuk ishte parë ndonjëherë që një pornostare të bëhej princeshë./ Klan Plus/