Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka deklaruar se Presidenti Thaçi ka bërë pazare me Serbinë, për të cilat qytetarët nuk janë në dijeni.
Valentina Bunjaku Rexhepi
Për me tepër, deputetja LDK-së ka thënë se ai tinëzisht bisedon me Serbet dhe është shumë kontradiktor me vet deklaratat e tij. “Presidenti Kosovës Hashim Thaçi duket se ka bërë pazare me Serbinë dhe qytetaret e vendit nuk e dinë se për çfarë pazaresh është fjala. De jure presidenti ka legjitimitetin e përfaqësimit më të lartë shtetëror por de facto ai ka humbur besimin qytetar dhe aktualisht nuk mund të përfaqësojë as 20% të qytetareve. Për më tepër ai tinëzisht bisedon me Serbet dhe është shumë kontradiktor me vet deklaratat e tij”, ka thënë ajo për “Bota sot”.
Ndërsa, sa i përketë paralajmërimit të Thaçit për referendum, ka thënë se ai dëshiron të zhvishet nga pazaret e tij.
“Referendumi qytetar nëse është paralajmëruar nga Presidenti Thaçi është edhe një forme përmes të cilës ai dëshiron të zhvishet nga pazaret e tij dhe marrëveshjet të cilat mund të arrihen me Serbinë nën emrin e tij”, ka përfunduar Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.