Ballina Rajoni Zbulohet synimi i Serbisë: Të dielën e arrinë hapin e parë, katastrofë...

Zbulohet synimi i Serbisë: Të dielën e arrinë hapin e parë, katastrofë për Kosovën!

Nga Nehat Shaqiri

Pamje nga trazirat e marsit

Ish – kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji për paralajmërimin e serbëve të veriut për shpalljen e autonomisë së veriut, thotë se veprimet e njëanshme të serbëve janë të përkrahur dhe financuar nga qeveria serbe.

Ai thotë se kësaj situate i ka ndihmuar edhe mosdeklarimet e fuqishme të liderëve të Kosovës kundër ndarjes.

Seremb Gjergji

“Çdo veprim i njëanshëm i serbëve të Kosovës, është i përkrahur dhe financuar nga Presidenca dhe Qeveria e Serbisë. Kësaj situate i ka ndihmuar edhe mosdeklarimi i fuqishëm kundër ndarjës së Kosovës nga liderët tanë. Madje disa lider e kanë inkurajuar këtë situatë. Takimi i komandantit Amerikan të KFOR-it, e ka ndryshuar shumë situaten. Ai ka kerkuar nga ne që më në fund të mbajmë një qëndrim”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, këtu ka ndihmuar edhe fakti që Ministria e Administratës Publike iu ka dhënë serbëve, pasi ata kanë emruar 4 serb në firmulimin e draft-asociacionit.

“Ky draft asociacion është dashur të dërgohet për të 3 herë në Bruksel, e që ky komision nuk e ka realizuar. Tash i ndihmon edhe më shumë edhe fakti i marrëveshjes ndërmjët Maqedonisë dhe Greqisë. Serbia dëshiron që çështjen e Kosovës ta fus në rend ditë në mbledhjet e OKB-së, gjë që ka mbetur jasht deri më tash”, shprehet ai.

“Nuk besoj se serbët do të deklarohen të dielen, por dëshirojnë që të tregojnë se shqiptarët shumicë janë të pafuqishëm ndaj vendimeve të tyre. Madje, një deklarim për Autonomi, do ta linte 63% popullatës serbe dhe trashigimisë së pretenduar jasht kësaj Autonomie”, thekson ai.

Sipas tij, më e rëndësishmja, vjen fakti që nuk mund ta mohoi askush – Asociacioni.

“Pas shpalljës së Asociacionit sipas “Versionit të Brukselit”, serbët gëzojnë të drejtën e tyre që ta shpallin edhe Pavarësinë e Komunave serbe. Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të ndërhyj në këtë situatë. Poashtu, ta potencojnë marrveshjen e IBM-it, me Serbinë. Kjo marrëveshje e Menaxhimit të Përbashkët të Integruar të Kufirit, e vë Serbinë në situatën më të disfavorshme, andaj Qeveria dhe të gjitha institucionet e serbisë i përkrahin në të gjitha mënyrat serbët e Kosovës në veprimet e tyre”, pohon ai.

“Synimi i Serbisë gjithmonë ka qenë dhe është – përçaj dhe sundo. Ndoshta të dielen ia arrinë hapit të parë”, përfundon Seremb Gjergji.