Ballina Sport “Shkëndija” e Tetovës plasohet në raundin e tretë të Champions League

“Shkëndija” e Tetovës plasohet në raundin e tretë të Champions League

“Shkëndija” e Tetovës bëri historinë. Kuqezinjtë kaluan në raundin e tretë të Champions League, pasi eleminuan ekipin “Sheriff Tiraspol” nga Moldavia.

“Shkëndija” luajti baraz, 0:0, në ndeshjen e kthimit kundër moldavëve, por vazhdon më tutje falë fitores minimale që shënoi në Tetovë, në ndeshjen e parë.

Në fazën e tretë, “Shkëndijën” e pret një ndeshje aspak e lehtë, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të “Salzburgut”, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Por, edhe në rast të eliminimit, “Shkëndija” e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën Play Off të Europa League, sukses ky që e arrin për herë të tretë radhazi. (r.m.)