Ballina Diaspora Askush, pas Ali Podrimjes nuk shkruan poezi shqipe më mirë se ti,...

Askush, pas Ali Podrimjes nuk shkruan poezi shqipe më mirë se ti, o miku im Hamit Aliaj!

Nga Arbër Ahmetaj – Zvicër

Jam njeri me fat me miqtë e mi! Në vitin 1982 jam njohur me Hamit Aliaj!
Ishte mësuesi im i letërsise në gjimnaz! Çfarë shansi për një të ri si unë, që sapo kishte filluar të ndjehej shkrimtar « i madh »!
Si poet i njohur, profesor letërsie me autoritet, por sidomos si njeri i afërt me mua, ai ka ndikuar si pak kush në jetën time! Deri në 87, kemi kaluar mijëra orë së bashku! Asgjë nuk ishte tabu në bisedat tona! Që nga Epi i Gilgamesh-it e deri tek novelat « reaksionare » të Ernest Koliqit, e madje edhe të Koço Kostës, që nga Cikli i Kreshnikëve e deri tek cikli i pikturave të Nazmi Hoxhës, nga arratisjet e miqve tanë e deri tek ndryshimet politike post vdekjes se diktatorit cub, prej mënyrës së veshjes e tek dashuritë e mia të rruféshme e sipërfaqsore!
Hamit Aliaj kishte qëndrimet e tij, kurrë s’më imponoi diçka, asnjëherë s’më braktisi, as kur kërkohej izolimi, rrezimi im! Ai perdori autoritetin që i buronte nga talenti dhe dinjiteti njerëzor të më jepte dorën, atëherë kur rrëshqitja ime planifikohej me kujdes!
Ja kështu Hamit Aliaj: asgjë s’kam harruar nga miqësia jonë! As kur endeshim e flisnim, as kur i lexonim poezitë e njëri tjetrit, as kur pinim e na dukej Shkelzeni si lodër!

Askush, pas Ali Podrimjes nuk shkruan poezi shqipe më mirë se ti! I kam lexuar gjithë librat tu! Lexoj çdo poezi që publikon në FB!

Ti më habit, më mrekullon me poezinë tënde edhe sot mjeshtër, si atëherë kur Ibër Gjongeci, burri i gjatë e me humor, u thoshte njerzve: Rujuni se po kalon Hamiti me nxanësin e vet! Rrezik n’a e ngjesin talentin!!!
Sot ti ke ditëlindjen: shampanjë me yje, t’i shkojë shkuma deri në hanë! Mesuesi, poeti, Homeri e Hamiti im!
Të perqafojmë familjarisht, se të gjithë jemi nxënësit tu, lexuesit tu të pasionuar : Dea, Deborah, Erih, Fatmira e unë!
Tahir Bezhani dhe Zenun Hysenukaj komentuan në këtë.

Tiranë më 03.08.2018.
Nga Agron Isa Gjedia
Ne vijim të levrimit përms punimeve hulumtuesë dhe studimore për sa i përket trashëgimisë tonë të pasur dhe të arrirë, sikurse janë ajo kulturorë, material, shpirtërorë dhe doksorë të popullit tonë autokton në keto trojë.

My beautiful niece Edona

SYRI.net ka ndarë një lidhje.
Spo
S
nso
S
riz
S
uar
S

·

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftua, se NATO do të ndërtojë në vendin tonë bazën ajrore më të madhe në Ballkanin Perëndimor. Ky aeroport ushtarak, do të…
0:16