Ballina Aktualitet Aforizma për bashkëkohësit tanë

Aforizma për bashkëkohësit tanë

– Nga  prof. dr. Lisen Bashkurti

-president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Tiranë –

1.

-Cdo betejë e humbur është një mësim i madh drejt fitores. Prandaj atwhere kur mendon se ke humbur ke kuptuar mënyrën sesi fitohet ose sesi të mos humbasësh më.

2.

-Njeriun nuk e thyejnë armiqtë e shumtë, të cilët në thelb e forcojnë. Njeriun e thyejnë miqtë e pakët, të cilët në thelb e dobësojnë.

3.

-Kujdesi dhe frika na bëjnë të jemi vigjilentë. Por ndërsa kujdesi tregon karakterin e fortë, frika tregon karakterin e dobët.

4.

-Respekti dhe mirësjellja janë fuqi karakteri. Nënshtrimi dhe servilizmi janë dobësi karakteri. Njerëzit që i ngatërrojnë këto dy anë të kundërta të karakterit nuk i dallojnë miqtë nga armiqtë.

5.

-Kalimi nga armiqësia tek miqësia realizohet nepërmjet pranimit të të vërtetave. Të vërtetat krijojnë ndjenjën e respektit. Respekti është vlera që ngrihet midis armiqësisë dhe miqësisë.

6.-

-Krizat janë një dukuri universale dhe të përhershme. Fuqia njerëzore ka të bëjë me aftësinë e parashikimit, parandalimit dhe zgjidhjes paqësore të tyre.

7.-

-Biseda, dialogu dhe negociatat dëshmojnë nivelin e qytetërimit të individëve, grupeve, komuniteteve dhe popujve. Dhuna dëshmon nivelin e primitivizmit.

8.-

-Diplomacia përpara se të jetë profesion është mision. Mision i paqes në kohë lufte dhe mision prosperitetit në kohë paqeje.

9.-

-Diplomati, juristi dhe politikani janë tre hallka të një procesi. Diplomati negocion. Juristi drafton tekstin. Politikani vendos.

10.-

-Cdo shoqëri krijon me kohë modelet e veta që i prijnë zhvillimit. Por me kohë edhe modelet më të arrira c’vlerësohen. Modeli që sot është i kohës, nesër është jashtë kohe. Kësaj dukurie nuk i shpëtojnë as liderët.

11,-

-Varfëria në thelb nuk është turp, pra nuk është imoralitet. Por, varfëria nuk është as krenari, pra vlerë për t’u mburrur. Si e tillë varfëria nuk përben as vlerë morale.

12.-

-Pasuria në thelb nuk është virtyt, pra vlerë për t’u mburrur. Por, pasuria nuk është as ves, pra dicka për t’u turpëruar. Si e tillë pasuria nuk është as virtyt për t’u lartësuar dhe as ves për t’u nëncmuar. Pasuria është një mundësi që varet se kush e zotëron dhe përse e përdorë.

13.-

-Dijetar nuk quhet ai që ka volum të madh dijesh në kokën e tij, por ai që din të përdorë dijet e veta në kohën, vendin dhe mënyrën e duhur.

14.-

-Mënyra më e vyer për të vlerësuar veten dhe kohën është leximi, sepse nga leximi kurrë nuk humbet.

15.-

-Thuhet se në botën tonë gjithcka është para. Por kapitali i vërtetë dhe i patundur është dituria që kemi në kokë.

16.-

-Cdo vlerë materiale e monetare vlerësohet e c’vlerësohet, vetëm dituria në kokën e njeriut mbetet e qëndrueshme.

17.-

-Njerëzit që flasin shumë nuk kanë kohë të mendojnë. Njerëzit që mendojnë shumë nuk kanë kohë të flasin. Prandaj të parët flasin kur duhet të heshtin, ndërsa të dytët heshtin kur duhet të flasin.

18.-

-Popujt e vendet e vegjël kanë nevojë për liderë të mëdhenj që të kompensojnë atë që objektivisht u mungon.

19.-

-Arroganca është në thelb shprehje e kompleksitetit të karakterit të njeriut që më së shumti rrënon marrëdhëniet njerëzore. Arrogantët kërcenohen nga vetëizolimi. Me kohë arrogantët i mbyt vetmia. Arrogantët nuk i thyejnë armiqtë, por i shkatërron mungesa e miqve. Vetmia bëhet armiku fatal i arrogantëve.

20.

-Liderët që nuk hyjnë dot në histori me vepra të mëdha, tentojnë të hyjnë në gjeografi vepra të vogla.

21.-

-Popujt e vendet e vogla nuk i rrezikon aq prezenca dhe monitorimi ndërkombëtar, por izolimi dhe harresa prej tyre.

22.-

-Një qeveri quhet e mbaruar kur e humbet moralitetin e qeverisjes.

23.-

-Një lider që nuk është atraktiv me idetë e tij thelbësore dëshiron të bëhet i tillë me përformancën e jashtme sipërfaqësore.

24.-

-Në punët dhe jetën publike paraqitja e jashtme nuk bëhet nisur nga shijet dhe kënaqësitë personale, por nga etika, respekti dhe marrëdhëniet publike.