Ballina Rajoni Thaçi cënon unitetin juridiko-kushtetues të Kosovës

Thaçi cënon unitetin juridiko-kushtetues të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi gjithnjë e më shumë po e promovon idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, si opsioni më i mundshëm në kuadër të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Nga konferenca e radhës, e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës, Thaçi ka thënë se askush – as Bashkimi Evropian e as Shtetet e Bashkuara – nuk do të mundë ta pengojnë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nëse do të arrihet një marrëveshje e dyanshme. Por ka refuzuar të tregojë se çka do t’i jepte Kosova-Serbisë në këmbim të Luginës, shkruan sot Koha Ditore.

“Do të diskutohet për demarkacionin, edhe për korrigjimin e kufijve, por në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do të mundë të imponohet realizimi i aspiratës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ndërsa në kuadër të korrigjimit besoj që është e pranueshme, e realizueshme, nga ana jonë, nga pjesa e institucionalizuar e liderëve të Luginës për bashkëngjitje me Kosovën”.

Kreu i shtetit ka shtuar se nëse ka pajtueshmëri të dyanshme, Bashkimi Evropian (BE), NATO-ja e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk do të mundë dhe nuk do të dalin kundër një marrëveshjeje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog…/BP/