Analisti amerikan Daniel Serwer, reagoi menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Zoti Serwer, tha në një intervistë me kolegen Keida Kostreci se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me zotin Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje.
https://www.zeriamerikes.com/a/4512602.html