Nga Besmir F. Lushaj – Tiranë
Sot, përmbaruesi shtetëror duhej të ishte në Valbonë për ekzekutimin e vendimit, por sensacioni na vjen nga Gjykata e Tropojës.
Firma Gener 2 depoziton një padi në Gjykatën e Tropojës ndaj përmbaruesit duke i cilësuar të paligjshme veprimet e këtij të fundit. Me 31 korrik, Gjykata e Tropojës, me një vendim tinëzar e diletant, vendos t’i zgjasë punimet në Valbonë dhe për gjashtë muaj!
Dy elementë me shokojnë në këtë histori:
– Pafytyrësia e Gjykatores së Tropojës në lejimin e rrënimit të thesarit më të madh të trevës së saj. Dy gjykata e ndalojnë, ajo e Tropojës e lejon!
– Si mund të legjitimohet njê allishverish i tillë ligjor? Dy gjykata e ndalojnë, ndërsa një gjykatë (kioske pazaresh) e një rrethi, mbivendos një vendim mbi atë të dy hallkave, me hierarkike në sistem?
Puna për shkatërrimin e Valbonës nuk ka ndaluar asnjë ditë që nga vendimi për pezullimin e punimeve.
Kryekreje kam këmbëngulur se kjo maskaradë ndalohet vetëm me qëndresë nga banorët e zonës.
Të gjithë sofizmat e folklorizmat e tjerë, janë dokrra, bash dokrra hini!