Ballina Histori Bisedimet e Asamblesё Kushtetuese pёr çёshtjen e Shёn-Naumit dhe Vermoshit (II)

Bisedimet e Asamblesё Kushtetuese pёr çёshtjen e Shёn-Naumit dhe Vermoshit (II)

MBLEDHJA E 28

(MBLEDHJA E PËRBASHKËT E SENATIT DHE E DHOMËS SË DEPUTETVE)
(Kryeson Kryetari i senatit z. Eshref Frashëri)
Bisedim i fshehtë

E premte, me 17 Korrik 1925, ora 4 pasdreke

Këndohen emnat e ZZ. Senatorvet, dhe munguen: ZZ. A. Dibra, Hafiz Xhemaili, S Vrioni, Shuk Serreqi e Shefqet Vërlaci.
Këndohen emnat e ZZ. Deputetvet, dhe munguen: ZZ. Ahmet Hasnopalli, Bahri Begolli, Banush Hamdi, Hiqmet Delvina, H. Vrioni, Kosturi, L. Llogori, Milto Tutulani, Q. Durmishi, Q. Vrioni, S. Popa e Stavro Stavri.
Z. KRYETARI: Shumica ёshtё, mbledhja hapet.
Zotërinj! Si pas vendimit qё dhatë Zotërija e Juaj Komisioni i P. të Jashtme i dy Dhomavet u mblodh dhe pregatiti raportin të cilin e paraqiti. Raportin po e këndojmë, dhe si relator i Komisionit u shënue Zoti Xhemil Dino.
Këndohet raporti i Komisionit të P. të Jashtme të dy Dhomavet, si pason:
Tiranë, me 17 Korrik 1925.
Së Naltës Kryesi tё Asamblesë Legjislative,
Tiranë.

Komisionet e Punëve të Jashtme të Senatit dhe të Dhomës së Deputetve u mblodhën sot nën kryesin e Shkëlqësisë së Tij Z. Eshref Frashërit, dhe mbasi u konstatue numri ligjor vendosëm t’u paraqesim Asamblesë Legjislative raportin qё vijon mbi qё vijon mbi çështjen e kufivet dhe të varuna midis Republikës Shqiptare edhe Mbretnis Jugosllave.Duke qenë se Qeveria Shqiptare mbas këshillavet dyherë të përsërituna të Konferencës Ambasadorvet u ndodh përpara disa proponimeve të Qeveris Jugosllave për çkak i përket Shën Naumit dhe njё pjesës së Velipojës në regjionet e Vermoshit.

Duke qenë se Qeveria Shqiptare me formën e duhur mbas Statutit ju sjellë Asamblesë Legjislative për këtë çëshjtje, mbas vendimit të ksajë të fundit, komisioni përkatës studjoi veçanërisht e imtësisht proponimet e bamuna prej Qeveris Jugosllave duke marrë edhe informatat e hollësinat e nevojshme prej Shkel. së Tij Z. Mehdi Frashërit, Delegat Shqiptar pranë Komisionit ndёr Aleat të kufivet dhe prej ku merret vesht se kufini i zonës së Shёn Naumit atje ku përfshinte gjithë gropën e vallatës të Çeravës, d.m.th. Shёn Naum fusha Peshkopis edhe Lubanishta deri në kodrën me naltësin 1005 metёr në breg të liqenit, Konferenca e Ambasadorve e caktoj vijёn e kufirit 750 metra vetёm n’orjent të Manastirit në fjalë dhe vazhdoj pёrroi i Çёrravës gjerë afër Halarupit te kodra me naltësi 1055 dhe që andejmi te naltësija 2085, me këtë kufi Peshkopia, Lubanishta, Fusha e Shёn Naunit si dhe shumica e Valatës Çёrravёs i mbeten Jugosllavis.
Me kёtë kufi gjithë mirësinat ekonomike dhe strategjike për Shqipnin kan renë krejtë. Me afërimin e kufirit karshi portës së Shёn Naunit edhe sigurimi i Priftërinjvet mbeten në dyshim.

Me qenë se Qeveria Jugosllave Manastirit të Shёn Naunit i jepë njё rёndësi fetare, morale dhe jo ma pakë prestigji kombёtar, proponon qё ky Manastir deri te kodra me naltësi 961 ti lihet asajë e karshi ksajë ti japë Shqipnis Katundin Peshkopi i cili përmban 60 familje thjeshtë shqiptare e të gjithë anën e sipërme të Valatës sё Çёrravës me pozicionin e të cilës sigurohet mbrojtja e rrugës Korçë, Pogradec e Elbasan në favor të Shqipnis. Me njё fjalë kërkohet ndërtesa e Shёn Naumit me nji tokë fare të vogёl e karshi kёsajë i jepet Shqipnis katër herë ma tepër tokë, 300 frymë Shqiptar e sigurim për rrugën Korçë-Elbasan. Për ç’ka i përket zonës së Vermoshit Qeveria Jugosllave heqë dorë nga të gjitha pretendimet qё kish pasë mbajtun deri tash mbi tё me përjashtim të njё pjese të vogёl të njё pylli, në perёndim të Velipojёs.

Karshi ksajë i jep Shqipnis njё bjeshkë tjatër midis Lipovicës edhe maja e Bejses deri në Lubraja, gjithashtu len liri të plotë për shfrytёzimin e tokave dhe të bjeshkëve qi kan Shqiptarët përtej kufinit; më në fund na jep tё drejtёn qё katunet Shqiptar qi ndodhen afёr Gjakovës,Prizrenit e Dibrës të tregëtojnë lirisht pa pague kur farë takse doganore në pazaret e këtyre qyteteve, nji avantazh si e shofim mjaft i madhë për ne. Tue qenë se në tokat e kërkueme nga ana e Qeveris Jugosllave nuk ndodhet asnji banues e asnji godinë përveç nji Manastiri. Tue pamë se këto vise të kontestueme qysh prej luftës Ballkanike e tёhu, rreshtas 12 vjet ndodhen n’okupacjon të Jugosllavis.

Me qenë se zbrazja e këtyne viseve edhe dorëzimi i tyne Qeveris Shqiptare mbas situatës politike e diplomatike të Ballkanit sot duket fort e largtë. Tue konsiderue se vazhdimi i mos përfundimit të çështjevet të kufivet krijon situatë të ligë për ne jo vetem nga pikpamja morale por edhe nga pikpamja materjale pse na ngarkon me shpenzime të mëdhaja.

Tue marrë parasysh se nga ana tjetër këjo situatë e dyshimshme vonoi gjithë marrëveshjet ekonomike qё kemi nevojë të madhe të bajmë me Jugusllavin për të mirёn e Shqipnis, posaçërisht rregullimi i ujnavet në gjithë zonёn e Shkodrës i cili deri tash mbeti vetëm e vetëm kështu që nga shkaku i mosmarrveshjeve në dy pikat e kufinit.Tue pa se përfaqsuesit e Shteteve të mëdha shumë herë i kan rekomandue Qeveris veçanërisht nji marrëveshje në këtë kuptim d.m.th në bazën e kompesimeve.

Tue marrë parasysh se n’historin politike të shumë Sheteteve gjenden mjaft shёmbulla më rendësi si tregim lëshimi i Savojës djep’i derës Mbretnore t’Italis si dhe Nizza Atdheu i Garibaldi-t qi u dhanë Francës prej Italis, gjithashtu edhe Isola e Heligolandit qi Imperatorija Britanike patë lëshue 2 vjet ma parë Gjermanis, mё së fund nji mot e gjysë përpara lëshimi i Fiumës prej Jugosllavis në favor t’Italis etj.

Të dy komisionet pra me ndёrgjrgje të plotë janë të mendjes qi Asembleja të pranoj proponimet e shkёmbimit qё bёri Qeveria Shqiptare për Manastirin e Shёn Naumit dhe të nji pjesës të pyllit të Velipojёs në bazat qё u panë ma naltë dhe kështu Asambleja Legjislative t’i japë Qeveris autorizim të plotë të traktojnë çёshtjen definitivisht si çe lypë interesa e Shtetit,
Kryetari i dy Komisioneve:
Eshref Frashëri d. v.
Zana : Të japë shpjegime Delegati i Qeveris…
Z. M. FRASHЁRI: Shpjegimet i kemi dhanë për veç në kjoftë ndokush qi ka të bëjnë me pyetje atherë napim shpjegime.
Z. VOKOPOLA: Z. Kryetar zz. Senator e Deputet! Sot kemi parasysh nji çёshtje fortë me rёndësi qё i parashtrohet mbledhjes sё Asamblesë në njё kohë të shkurtë kur pakë ma përpara kemi mbyllë Asamblenë Kontituente të cilën neve qё ishim këtu e kemi mbyllun me duartrokitje se kombit e Shtetit i fali Statutin. Prapë për nji nevojë të madhe të mbrendshme këjo godinë na përmbledhë për t’i dhanë fund çёshtjes së kufinit të mvarun mdis Shtetit t’onë e Shtetit Jugosllav mbi Vermoshin e Manastirin e Shёn Naumit. Zotërinj! Në këto minuta kaqë delikate e kaqë me rёndësi nuk asht e mundur qi në këtë Dhomë përfaqsuesit e këtij kombit të mos thonë sa fjalë ndondse këto fjalë do të jenë në daç t’idhura në daç t’amelta. Rёndësija e Manastirit të Shёn Naumit asht e ditur prej të gjithë popullit shqiptar, asht e ditur prej ç’do katundarit se kemi bërë sa mitinge dhe kemi kërkue qi ky vend historik mos të ndahet nga gjiri i Atdheut t’onë.

Edhe prej nesh ndodhen shumë qi në gjinë e kësajë godinë edhe nepër mitinge kemi mbajtun fjalë e kemi kërkue prej pushteteve të mëdha qi të na përmbushet deshira e jonë. Asht e vërtetë Zotërinj, se kur do herë politika nuk e përmbush dёshirën e nji populli se ajo nuk ka mëshirë, po ashtu ёshtё e vёrtet se kur fati, nji kombë të vogёl e detyron të marrë nji vendim kundra dёshirës së tij, se nuk asht e mundun qi na mos të tregojmë hidhërimin t’onë.

Dje edhe sot mbledhjet qi u banë, na dhanë të kuptojmë se neve sot jemi mbledhun për t’i dhanë fund çёshtjeve të mvaruna kaqë vjet të kufinit t’onë n’anën e Jugosllavis, do të bisedojmë e do të vendojmë përfundimisht mbi ato copa të tokave t’ona, d.m.th. mbi nji pjesë të Vermoshit si dhe mbi Manastirin e Shёn Naumit. Un Z. Kryetar, me gjithë raportin e dalun nga komisioni i përbashët, due të kuptoj ma përpara nga Z. M. Frashёri i cili asht Delegat në Komisionin e kufivet, drejtë për drejtë historin qysh ka ngjajtun deri sot. E kam thanun edhe sot në mёngjes se veç fjalve qi kemi ndigjue në mbledhjen e fshehtë, duhet qi këto fjalë dhe arsyet t’i ndigjoj i gjithë populli shqiptar, i madhi e i vogli dhe të të kuptoj seicili pse Dhoma e Asamblesë Legjislative dha nji vendim të tillë. Pra, pikat qi duhen të dihen duhet të thohen çiltas dhe prandaj i lutem Qeveris ashtu Delegatit të na japin shkoqitjet e nevojshme, dhe deri at herë Z. Kryetar e rezervoj fjalёn t’ime.