Tufalakim poetik nga Ismet Tahiraj – Kosovë
1.-Traktati i vjetër
Ne katin e dytë nuk është e domosdoshme te jem atje
As te zbresë me kushedi ç’farë urdhëri pagan
Te me lejohet te shikoj vransirën e fytyrës se qiellit njeri
Dhe dara nofullë ne shtrengim te ri.
S’është urdhër deomos te rri ne përdhesë me kaki te ndezur
Mund te flas si një njeri apo lypës i gjithë universit
Se gjthethet këleshën si stuhi ,dhe nuk bie shi
Prapë gjejë rehati ne kulinari llafeve
Dhe rri me shumicën bajate po i vetmuar
Se zogjëve stina u ka pëfunduar
Me tej nuk rri as ne katin e parë para llogaridhenjëve djallëzore
Pse a nuk është pa obligim detyrimi zyrtar kapricoz
Bari veç ka vë rrethoja hardall e ujrat e zeza fluturim ne truall
Pema moti shikon me habi traktain e vjetër
Merr poza gaditu si urdhër ushtaraku ne kazermat si kerma
Loja vazhdon lojen, dhe prronjët buqasin ne festën e kaqave
Kaqave qe janë gjembaqe dhe ruajnë iriq
Nuk është çdo here derë e hapur për hyrje qe përthurën këmbet
E për kaptiell i ruajmi dhëmbet
Se leqeve na thyen udhën e shtruar e kishin lëmën
Nuk është e domosdoshme qiellit
Me fytyrë njeriu t’ia fshehim rrëngun…
2.-Oroskopi
Ne gjetsha kallamin e misrit pa kokrra
Do ta hudhi mbeturinave
Assesi ne kopshtin tim.
Ne gjetsha rrepën e sheqerit boshe
Do ta hedhi kalldremëve te kujave
Assesi ne itenerarin tim
Tutje gjithçka e pëthekon natyra
Dhe varri e ruan pa vazion…
3.- Arabaxhiu
Kush po i vë hunjët
Tej përtej përroit
Shtegun po ma
Lë në terr.
Tjetra fushë
Ariuxhiu sherr
Tepsinë e blerë
Qeder.
Përroit hunjët dikush po I krasit
Si shtaga krecke po shembën për ditë.
Veç tash veç
Arixhiu ka ikë….