Ballina Diaspora Shqiptarët nga Mali i Zi përbëjnë 5% të popullsisë në një pjesë...

Shqiptarët nga Mali i Zi përbëjnë 5% të popullsisë në një pjesë të New York-ut

Ulqin

Emigrimi i shqiptarëvë nga Mali i Zi në SHBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës deri në ditët e tashme.

Emigrimi i njerëzve ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël të kësaj e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet, shkruan Ulqini Online.

Shqiptarët nga Mali i Zi  kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA.  Por një vend, ishulli  Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëeve. Gazetari i njohur shqiptar në SHAB, z. Beqir Sina, në një shkrim të tij ndër të tjera jep një te dhënë mjaft interesante për këtë ishull. Sipas z. Sina, shqiptarët nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja dhe Dibra përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të ishullit njujorkez Staten Island.