Ballina Aktualitet Ministrja Albena Reshitaj jep dorëheqjen

Ministrja Albena Reshitaj jep dorëheqjen

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Albena Reshitaj, e Partisë Aleanca e re e Kosovës me kryetar Behgjet Pacollin, e ka dhënë në diten e djeshme, dorëheqje e saj nga kjo pozitë dhe lëshon një deklaratë zyrtare publike në faqen e saj në facebook::

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Së pari dua të ju falendëroj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.

Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.

Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.

Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.

Sot ka ardhur koha të ju falendëroj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.

Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.

Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.

Për shkaqe përsonale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (r.m.)