Tashmë janë në shitje produktet e Ajtene Krasniqit nga Prizreni, e cila kohë më parë kishte bërë bujë, duke pretenduar se ka gjetur ilaçin i cili shëron bakterin “Escheria Coli”
“Produktet e punuara me duart e mia mund ti porositni përmes online postës .Te prodhuara ne USA. Ju bëfshin mirë. Ju faleminderit për përkrahjen, mbështetjen dhe besimin tuaj. Kam qene dhe do te mbetem përjetësisht e juaja”, deklaron ajo.
Pasi Krasniqi bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.
Ilaçi i saj është i prodhuar në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice).
Përbërësit e produktit janë: Ujë i distiluar dhe 32 minerale të bimëve që përfshijnë kalium, kalcium, natriumi, fosfor, bor, magnez, bizmut, krom, hekur, bakër, zink, molibden, mangan, kallaj etj.
Nëse ilaçi i saj shëron bakterin e lartpërmendur, ajo është i pari i llojet të tij në gjithë botën, kështu do të qonte deri në shuarjen e prodhimit të shumë antibiotikëve, që për shumë prodhues nëpër botë do të ishte lajm tepër i keq. (BotaSot)