Ballina Diaspora Habibe Duraku, haraçinasja që synon majat e politikës së Belgjikës

Habibe Duraku, haraçinasja që synon majat e politikës së Belgjikës

Habibe Duraku, shqiptarja 30 vjeçare nga Haraçina e Shkupit e cila synon majat e politikës belge, më 14 tetor do të garojë për ansambleiste të këshillit komunal në komunën ‘’Evere’’ në Bruksel. Ajo në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se do t’ja dalë ti fitojë zgjedhjet pasi që komuna në të cilën garon ajo ka shumë banorë shqiptarë.

“Me 14 tetor 2018, në Belgjikë mbahen zgjedhjet komunale, ku do të përcaktohen ansambleistë të këshillit komunal për 6 vite. Në sistemin zgjedhor belg, varësisht nga votat që i fiton, të përcaktohet posti të cilin do t’a udhëheqësh gjatë mandatit. Konkretisht kandidoi në komunën ‘’Evere’’ në Bruksel, në listën zgjedhore ‘’LB – liste du Bourgmestre’’. Përfaqësoj ‘’PS -partinë socialiste’’ me numrin 18”, thekson ajo.

Me ndihmën e shqiptarëve, Habibja shpreson të fitoj në këto zgjedhje.

“Duke u bazuar në faktin se në komunën “Evere” banojnë shumë shqiptarë, dhe që kam përkrahjen e Ahmet Gjanaj, dhe Rudi Vervoort ministër i tërë regjionit të Brukselit. Mos hezitimi im për t’i ndihmuar të tjerët, këshillimin e tyre për çdo procedurë administrative si dhe informimin e duhur rreth të drejtave të tyre, ka krijuar kontakt direkt me komunitetin tonë. Shpresoj se do të kem mbështetjen e duhur për të fituar zgjedhjet.

Dua të potencoj se fitorja është në duart e popullit, pasi ata zgjedhin”, thotë zonja Habibe, e cila ka kryer studimet master në univerzitetin “Université Libre de Bruxelles » për kriminologji.
Ajo është e martuar në Shkup dhe ka tre fëmijë.(INA/Aktuale)