Ballina Kulturë Sa fitojnë të famshmit nga Instagrami?

Sa fitojnë të famshmit nga Instagrami?

Kylie Jenner dërgon në shtëpi 1 milion dollarë për çdo shkrepje. Pas saj, Selena Gomez dhe Cristiano Ronaldo.

Kylie Jenner Klani Kardashian-Jenner tejkalon renditjen e yjeve që fitojnë më shumë në Instagram. Tre anëtarët e familjes më të famshme të Televizionit Amerikan janë të pranishëm në dhjetëshen e vitit 2018.

Renditja, e përpiluar nga faqja britanike “Hopper HQ”, kryesohet nga Kylie Jenner, sipërmarrëse dhe personalitet televiziv amerikan edhe pse 21-vjeçare, dhe sipas revistës Forbes po përgatitet të bëhet miliarderja më e re në botë. Ylli që ka 111 milionë tifozë në rrjetin social çon në shtëpi 1 milion dollarë për çdo shkrepje në Instagram (860 mijë euro).

Selena Gomez

Në vendin e dytë është këngëtarja amerikane, Selena Gomez, e cila në sajë të 139 milionë ndjekësve në Instagram është ylli me më shumë fansa në rrjetin social. Përkundër kësaj, është pas Kylie Jenner dhe fiton për çdo foto “vetëm” 800 mijë dollarë (687 mijë euro).

Cristiano Ronaldo

Vendi i tretë është për Cristiano Ronaldon, ylli i ri i Juventusit, i cili me 137 milionë ndjekësit e tij, vijon klasifikimin pas Selena Gomezit. Megjithatë, kampioni portugez duhet të jetë i kënaqur me 750 mijë dollarë (644 mijë euro) për foto.

Kim Kardashian

Vendi i katërt është për modelen dhe mbretëreshën e realitetit amerikan, Kim Kardashian. 38-vjeçari numëron 114 milionë ndjekës në Instagram dhe fiton 720 mijë dollarë (619 mijë euro) për çdo foto.

Beyoncé

Humbja e madhe e vitit 2018 është Beyonce, e cila është e pesta, ndërsa në renditjen e vitit të kaluar ishte lideri i padiskutueshëm. Ajo ka 116 milionë ndjekës në Instagram dhe fiton 700 mijë dollarë (601 mijë euro) për secilin post në rrjetin social.

Dwayne Johnson

Vendi i gjashtë për ish-mundësin dhe aktorin amerikan, Dwayne Johnson, i cili kohët e fundit është bërë aktori i dytë më i paguar në Hollivud. Ylli 46-vjeçar numëron 111 milionë ndjekës në Instagram dhe fiton 650,000 dollarë për foto (560 mijë euro).

Justin Bieber

Vendi i shtatë për këngëtarin kanadez, Justin Bieber, i cili kohët e fundit formalizoi angazhimin me Hailey Baldwin, transmeton Shqip. 24-vjeçari ka 101 milionë ndjekës dhe për çdo shkrepje në rrjetin social sjell në shtëpi 630 mijë dollarë (542 mijë euro).

Neymar

Futbollisti i dytë në dhjetëshe është braziliani Neymar, i cili është në vendin e tetë. Për kampionin e Paris Saint-Germain 100 milionë ndjekës në Instagram dhe 600 mijë dollarë (516 mijë euro) për çdo shkrepje në rrjetin social.

Leo Messi

Vend i nëntë është për Leo Messin, yllin argjentinas të Barcelonës. 31-vjeçari numëron në Instagram 97.3 milionë ndjekës dhe fiton 500 mijë dollarë (430 mijë euro) për të postuar në rrjetin social.

Kendall Jenner

E mbyll dhjetëshen modelja më e paguar në botë, amerikania Kendall Jenner. Në Instagram ka 93.2 milionë ndjekës dhe për çdo post në rrjetin social ajo sjell në shtëpi 500 mijë dollarë (430 mijë euro).