Ballina Aktualitet Thaçi: S’do do të jetë e lehtë ta prezantoj në Bruksel kërkesën...

Thaçi: S’do do të jetë e lehtë ta prezantoj në Bruksel kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe njëherë për kërkesën e shqiptarëve të Kosovës Lindore, që çështja e Luginës të shtrohet në tavolinën e Brukselit, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë për ta bërë.

“Mos kujtoni që do të jetë e lehtë ta prezantoj në tavolinë kërkesën e përfaqësuesve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën”, deklaroi ai.

Thaçi më tej, u zotua se nuk do të ketë ndarje, por pohoi se marrëveshja me Serbinë do të jetë tejet e rëndë.

“Nuk do të ketë ndarje, por se a do të jetë marrëveshja e vështirë, do të jetë shumë e vështirë, se a do të jetë e rëndë, do të jetë shumë e rëndë”, potencoi ai.

Ndërkohë, vlerësoi se asnjë vend i Ballkanit nuk do të integrohet në BE me probleme të hapura.

“Problemi Kosovë-Serbi është një problem i hapur, një konflikt i ngrirë.

Kështu që duhet të punojmë të gjithë me zërin e arsyes, të arritjes së një marrëveshjeje që nënkupton njohjen reciproke”, nënvizoi kreu i Republikës së Kosovës./Zëri