Ballina Aktualitet Komisioneri europian për zgjerim, Johaness Hahn: Për integrimin në BE nevojitet më...

Komisioneri europian për zgjerim, Johaness Hahn: Për integrimin në BE nevojitet më shumë kualiteti sesa shpejtësi

Komisioneri europian për zgjerim, Johaness Hahn, ka thënë se viti 2025 nuk është tepër larg për vendet që dëshirojnë t’i bashkëngjiten Unionit dhe të zbatojnë një sërë reformash të domosdoshme, dhe në këtë rast sipas tij “kualiteti është më i rëndësishëm se sa shpejtësia”.

“Nëse merren parasysh procedurat e nevojshme të referendumit dhe ratifikimit në disa vende, do të pranoni se kjo datë është shumë ambicioze, por e arritshme. Po ashtu duhet pasur parasysh se me rëndësi është thelbi”, tha Hahn për portalin gjerman Euractiv.