Ballina Shëndet Si të dobësoheni gjatë pushimeve, pa shkuar në palestër?

Si të dobësoheni gjatë pushimeve, pa shkuar në palestër?

Pushimet janë një mundësi e shkëlqyer, jo vetëm për të takuar njerëz të rinj, për të bërë foto të bukura, por edhe për të humbur disa kile.

Më poshtë Shije ju sjell disa rekomandime:

Hani ushqimet e detit në vend të mishit

Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të hani fare mish, por rekomandohet të zëvendësoni mishin e pulës, mishin e kuq dhe atë të derrit me peshkun, midhjet, kallamarë etj.
Ecni pafund 

Ecni të paktën 30 minuta në ditë

(nëse mund të ecni për 45 minuta, akoma edhe më mirë). Kështu ju mund të shijoni natyrën dhe të përmirësoni shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.

Zëvendësoni pijet e gazuara me lëngje të freskëta frutash ose qumësht kokosi.

 Kjo është një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë gjatë kohës që jeni me pushime. 

Zëvendësoni pijet me gaz ose alkool me lëng të freskët dhe do të vini re menjëherë një ndryshim. 

Pini një gotë me lëng 20 minuta para vaktit tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të zvogëloni urinë dhe trupi juaj do të marrë vitaminat e nevojshme.

Eksperimentoni me erëza! Po, nëse shtoni pak kanellë ose piper, kjo jo vetëm që do të ndihmojë në nxitjen e metabolizmit, por gjithashtu do të bëjë “lëngun” tuaj më të larmishëm.

Notoni për më shumë se 20 minuta Ju do të filloni të digjni kalori pas vetëm 20 minutave not. Më shumë not, më shumë kalori të humbura!