Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker. Kështu thuhet në një analizë të “Ilsole24ore”.Në analizën e publikuar sot evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.
Sipas “Ilsole24ore”, kancelarja Merkel mund të hyjë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.“Duke marrë drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë kancelarja” shkruhet në artikull.Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman, por nga ana tjetër evidenton edhe rrethanat ku ndodhet Bashkimi Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë). Të gjitha këto theksohet në shkrim mund të bëjnë që vëmendja e Gjermanisë të përqendrohet fort në detyrën e kreut të Komisionit Europian.