Parlamenti maqedonas ka caktuar sot 30 shtatorin si datën për mbajtjen e një referendumi mbi aspiratat e vendit për anëtarësimin në BE dhe NATO, dhe marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për emrin e ish-republikës jugosllave. Ky Referendum do të jetë konsultativ.
Në Parlamentin me 120 ulëse, 68 deputetë votuan për të mbajtur një referendum mbi pyetjen: “A jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO, me pranimin e një marrëveshjeje për emrin mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, transmeton Reuters.
Rreth 3.4 milionë euro ose 210.420.000 denarë do të kushtoj mbajtja e referendumit për emrin, kumtojnë burime te tjera në Maqedoni. Parat do të sigurohen nga buxheti shtetëror por do të bëhet shpërndarja e mjeteve nga ministrit dhe institucionet e tjera shtetërore.
Pyetja e referendumit do të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke përkrahur marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë?.