Ballina Aktualitet Kundërshti për punimet për hidrocentralin në Veshallë të Maqedonisë

Kundërshti për punimet për hidrocentralin në Veshallë të Maqedonisë

Banorët e Veshallës në malësinë e Tetovës reagojnë kundër ndërtimeve që në kohën e fundit po bëhen në periferi të këtij fshati nga një investitor i panjohur për ta. Banorët thonë se me punimet që po realizohen, po shkatërrohet natyra e madje edhe pronat private të tyre.

Poshtë po ndërtohet një farë hidrocentrali këtu në anën e djathtë, kurse këtë lumin duan ta devijojnë nga lartë t’ia ndryshojnë kahen dhe ta çojnë tek hidrocentrali. Në atë anë kah bëhet devijimi i lumit bëjnë shumë dëm të natyrës, shkatërrojnë ekologjinë tokat natyrën malet, e bëjnë disi fshehurazi atë punë, thonë që me dikë janë marrë vesh e me dikë jo, diku kanë hy pa leje nëpër prona për t’i kryer punët e tyre”

Fshatin e dëmton shumë, ne për këtë lum jetojmë këtu nuk jetojnë për gjë tjetër. Lumi na siguron ajrin e pastër mali po ashtu, për këta gjëra jetojmë se s’kemi asnjë të mirë tjetër këtu për të jetuar. Ujisin të mbjellat normal. Ky lum është shëndeti ynë”

E dëmton natyrën i bën dëm se nuk duket mirë. Shumë dëmton ndërsa s`ka pyet askënd, nuk dimë asgjë as çka ndërtohet, nuk na kanë informuar asgjë”

Në këtë objekt që bëhet buzë lumit të fshatit Veshallë, nuk ka as pllakë njoftimi për atë se çka ndërtohet dhe kush është investitori. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se koncesioneri është kompania “Vodavat 6” dhe që posedon gjitha lejet e nevojshme për këtë ndërtim.

Ministria e Ekologjisë

“Koncesioner i ndërtimit është firma “Vodavat 6”, e cila ka fituar koncesionin për punë në këtë vend për 20 vitet e ardhshme, pas të cilave, e njëjta, do duhet vendin ta kthej në gjendjen e mëparshme”

Sipas të dhënave të Ministrisë e njëjta kompani ka koncesion edhe në pjesën e Kërçovës.

Përveç dëmtimeve të mëdha që i është bërë natyrës këtu në fshatin Veshallë, një dëm të madh është duke pësuar edhe rruga, e cila, shkaku i makinerisë së rëndë është shkatërruar në disa vende pothuajse tërësish”

Përndryshe, Banorët e fshatit Veshallë, kërkojnë nga organet kompetente, që të marrin masa lidhur me dëmtimin e pronave private që iu bëhen, si dhe kërkojnë që të mos lejohet devijimi i lumit që kalon përmes fshatit, i cili është burim ekzistence i këtyre banorëve. /Alsat-M/