Shoqëria Kulturore Artistike nga Plavë Gucia , Maja e Karanfilit po vazhdon me sukses prezantimin e saj dhe të vlerave të trevës tonë gjithandej trevave shqiptare.
SHKA “Maja e Karanfilit” kësaj radhe me prezantimin e saj në Petnicë të Sanxhakut sfidoj shumë SHKA në trevën mbar shqiptare, sepse një prezantim i tyre në këto treva është i rëndësisë të veçantë duke ditur se plaga e rënd e asimilimit ka bërë të veten në këto treva dikur tërësisht shqiptare.
Në një postim në facebook anëtarja e SHKA “Maja e Karanfilit, Rilinda Gjonbalaj lidhur me këtë prezantim ndër të tjera shkruan:
“Paraqitje e SHKA ” MAJA E KARANFILIT” në Petnicë vend shqiptar ku edhe guri të flet shqip, por banorët e sajë të gllabëruar nga asimilimi. As të përshëndesin dhe nuk dinë në gjuhen e tyre amtare.
SHKA-ja e jonë është e lumtur që pas 50 vitesh humbje të identitetit kombëtar për herë të par në Petnicë mundësoj që këngë dhe vallja shqipe të jehojë, ku tek vendasit zgjuam nostalgji për origjinën e tyre të vërtetë.”
/Plava e Gucia Sot / Esad Gjonbalaj/