Shkëmbimi i territorit duhet të ndodhë i plotë jo vetëm pjesë të caktuara të Kosovës . Tani gjatë bisedimeve kemi në tavolinë disa ide që e cungojnë Preshevën ku thuhet në mënyrë jo oficiele se do të ndodhë vetëm këmbimi i Preshevës, Komuna e Bujanoci do të hyjë në referendum pasi që bilancet e popullatës gati janë të barabarta në mes të nacionalitetit Serb dhe ati Shqiptar, e si rezultat i sajë Komuna e Bujanocit mundë të mbesë nënë Serbi thotë Kushtrim Kadriu.
Sipas Kadriut me këto ide janë të rrezikshme pasi që në kuadër të këtyre kontesteve nuk flitet fare për Medvegjë si dhe po ashtu nuk flitet shumë për Bujanocin, por vetëm për Preshevën e që në këtë rast do të jetë një thellim i gabimeve dhe vetëm një përmbushje e favoreve dhe politikave serbe.: “Tri Komuna të përbëra nga minierat, uji do të këmbehen për vetëm një komunë, e kjo do jetë e pa logjikshme këmbimi duhet të behet komunë me komunë ose më mirë thënë tri komuna të Republikës së Kosovës me tri të Preshevës.
Teoria tjetër është se tani është vetëm një “loje”nga faktori politikë Kosovar se gjoja Kosova po ikën po e humbin si tërësi shtetërore me qëllim kalimin sa më të letë në kuvend të asociacionit të komunave serbe.
Tani është kogja i çuditshëm reagimi nga politika e Kosovës se gjoja po merret me çështje të Lugines është për tu habitur qëndrimi i z. Thaçit kur ne e dimë se ai ishte i cili premtoi përkujdesje për luginën e Preshevës e që nuk e beri kurrë as edhe një hap të vetëm për ne, kjo të bën të ndihesh i çuditur.
Gjithashtu Kryeministri Haradinaj premtoi pasaportë për Luginasit e nuk i bëri me ta, por vetëm i përdori këta qytetarë vetëm për votë. Uroj që Lugina mos të behet vetëm një temë e një lojë sa për të marre votat e Luginasve në zgjedhjet e Pranverës që parashihen të mbahen në vend tha Kushtrim Kadriu, Kryetar i Lëvizjës “Vatra”.