Është folur shumë për shërbimin francez DGSE dhe lidhjet e tij me presidentin Hashim Thaçi dhe BIA-në serbe.
Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, ka shkruar se Arnaud Denjear, zyrtar i DGSE dhe dhëndër i Serbisë, solli në pushtet Aleksandër Vuqiçin dhe Hashim Thaçin, e gjithashtu ka rekrutuar Hashim Thaçin në vitet 98/99 dhe ishte këshilltar i Aleksandër Vuçiqit.
Miftari thotë se Shërbimi sekret Francez, ka implikime direkt në bisedat dhe marrëveshjet e dëmshme që Thaçi po i bën në favor me Serbinë.
Postimi i plotë i Miftarit:
Këshilltarët apo shefat e shefave..!
Lidhja e shërbimit sekret Francez DGSE me shërbimin sekret Serb – Bia dhe lidhja me shërbimin e Hashim Thaçit –SHIK-un, kanë një adresë dhe kanë një emër, e ky emër është Arnaud Denjear zyrtari i DGSE që i solli në pushtet Aleksandër Vuqiçin dhe Hashim Thaçin, dhëndri serb Arnaud Denjear ishte zyrtari i shërbimit sekret Francez që rekrutoj 1997/98 Hashim Thaçin sidomos gjatë konferencës të Rambujes, i njëjti njeri ishte edhe këshilltari i Aleksandër Vuçiqit që me këshillat e tij e ndau Vuçiçin nga partia radikale e Sheshelit dhe e solli në pushtet.
I njëjti njeri solli Hashim Thaçin në pushtet, i njëjti njeri këtë vit në muajin maj 2018 e takoj Thaçin me kryetarin Francez, shërbimi sekret Francez ka implikime direkt në bisedat dhe marrëveshjet e dëmshme që Thaçi po i bën në favor me Serbinë.
Ish pjesëtari i lart i shërbimit sekret Francez tani kinse anëtar i parlamentit Evropian ….,po ashtu këshilltari i dy presidentëve, atij Serb dhe të Kosovës, shërbimi sekret Francez që ndau Mitrovicën, shërbimi që komprometoj dhe dështoj komplet misionin e sundimit të ligjit Evropian në Kosovë EULEX. A mendoni se marrëveshjet e “dhimbshme” po bëhen rastësisht, përgjigjja jonë është JO, këtu nuk ka rastësi aspak vetëm për naivat ka rastësi!
Përveç Rusisë rehabilitimin dhe forcimin e Serbisë në Ballkan si shtet vendimmarrës nën hije po e bën Franca me argatët e vet (edhe shqiptar)sidomos shërbimet sekrete ushtarake aleat pro-serb që nga luftërat ballkanike dhe nga koha e “Sollunski Frontit” dhe konferencave te ndryshme Evropiane që copëtuan territoret shqiptare duke i dhanë territoret tona dhuratë shteteve fqinje sidomos Serbisë dhe Cerna Gores.. (D.Rr. BotaSot)