Ballina Kryesore Presidenti Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Presidenti Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Konferenca për media

(E plotësuar) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të jetë marrëveshje mes dy shteteve.

Sipas tij, javët dhe muajt në vazhdim do të jenë të rëndë në kuptimin e dialogut. Thaçi, shanset për arritjen e një marrëveshje përfundimtare i ka quajtur minimale.

Për këtë ka folur sot pas takimit me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të cilët kërkuan t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Para tyre, presidenti u zotua se Kosova do të marrë përgjegjësitë për shqiptarët atje.

Kryetari i shtetit tha se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë e karakterit evropian, dhe sipas tij, duhet shikuar cili do të jetë përfitimi i Kosovës nga kjo marrëveshje.

Thaçi: Shanset janë minimale për arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi

“Ndarje nuk do të ketë, marrëveshja historike Kosovë-Serbi do të jetë mes dy vendeve të pavarura…………Edhe Beogradi edhe Prishtina, e dimë shumë qartë që arritja e marrëveshjes përfundimtare do të jetë me gjasa të pakta, teorike, pres javët e ardhshme, muajt e ardhshëm, zhvillime edhe më të rënda Kosova-Serbi në kuptimin e dialogut, dhe është shanse minimale e arritjes së marrëveshjes, unë uroj të ndodhë mrekullia e marrëveshjes, unë uroj dhe do të punoj që të ndodhë mrekullia e marrëveshjes, natyrisht në këtë drejtim me një koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të. Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë e karakterit evropian, dhe ne duhet shikuar përpos kësaj marrëveshje të mundshme të arritur përfundimtare Kosovë-Serbi, para se gjithash cili do të jetë përfitimi i Kosovës nga kjo marrëveshje”, tha ai.

E bartësve të institucioneve të Luginës së Preshevës që erdhën sot në Prishtinë për t’u takuar me presidentin, Thaçi iu premtoi se Republika e Kosovës do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve atje.

Thaçi: Askush nuk duhet të frikësohet nga interesimi i Kosovës për shqiptarët në Luginë

“Nuk ka asnjë fshehtësi, nuk ka asgjë të pazakontë, dhe askush nuk duhet të frikësohet nga interesimi legjitim i institucioneve të Republikës së Kosovës, institucioneve shtetërore, për të diskutuar dhe adresuar për zgjedhjen e problemeve reale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mënyrë formale me autoritetet qeveritare të Serbisë. Kjo gjendje e kemi bërë edhe më parë, por sot iu premtoj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, se Kosova, institucionet shtetërore që do të përdorim çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat elementare dhe demokratike e kombëtare të shqiptareve që jetojnë në Luginën Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke përfshirë respektimin e deklarimit të shqiptarëve të vitit 1992”, tha ai.

Zyrtarët institucional që përfaqësojnë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, thanë se është koha që të jetësohet vullneti i shqiptarëve, i shprehur përmes referendumit në vitin 1992, ku kërkohej autonomi politike territoriale me të drejtë të bashkëngjitje Kosovës.

Ragmi Mustafa: Serbia të njoh Pavarësinë e Kosovës, brenda saj të jenë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

“Duam të konfirmojmë akoma më shumë se shqiptaret e Luginës së Preshevës kanë një kapital politik i cili tani duhet të jetësohet, dhe në këtë vigjilie të përmbylljes së bisedimeve Prishtinë-Beograd pse mos të zgjidhet problemi i njohur ndërkombëtarisht i Luginës së Preshevës, përkatësisht Kosovës Lindore. Dhe në këtë fushë padyshim që ne jemi të zotuar të respektojmë vullnetin politik të shqiptarëve të komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, të shprehur në referendumin e marsit të vitit 1992, ku shumë qartë shqiptarët kanë deklaruar se jemi për një autonomi politike territoriale me të drejtë bashkëngjitje Kosovës. Dhe tani është momenti historik i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dhe në këtë fushë mbase do të jetë edhe një moment i historik i zgjidhjes paqësore të problemeve që do të jetë shembull i veçante në botë ku do të njihet pavarësia e Republikës sà « Kosovës dhe brenda saj të jetë Presheva, Bujanoci, Medvegja”, tha ai.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimit, presidenti Thaçi tha se Kosova më shumë se kurdo herë duhet marrë përgjegjësitë që i takojnë për mbrojtjen, afirmimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Thaçi: Serbia është larg përmbushjes së standardeve për shqiptarët e Luginës

“Kosova respekton tërësinë territoriale të shteteve fqinje, në këtë rast edhe atë të Serbisë, mirëpo nuk mund t’i mbyll sytë përgjithmonë para padrejtësive dhe përbuzjes që iu bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Serbia njësoj sikur çdo shtet tjetër, aq më tepër sikur një shtet që BE i ka ofruar datë për anëtarësimin ne BE, apo periudhë kohore, e ka për obligim të respektojë dhe afirmojë të drejtat e minoriteteve, në përputhje me standardet më të larta evropiane po të komuniteteve, qytetarëve që jetojnë atje. Fatkeqësisht Serbia është ende shumë larg përmbushjes së këtyre standardeve kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

Thaçi tha se në të ardhmen pret një koordinim të përbashkët, përfshi edhe bashkësinë ndërkombëtare që të adresohen kërkesat e Luginës së Preshevës.

Ai tha se Bashkimi Evropian nuk mund të aplikojë standarde të dyfishta kur është në pyetje mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë apo Serbi.

Thaçi u premton mbështetje, Lugina e Preshevës do bashkim me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Preshevës ka deklaruar që është domosdoshmëri përfshirja e çështjes të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa

“Kemi pasur prej kohësh takime për problemet që i tangojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky është një takim i radhë me presidentin e Kosovës për të shpjeguar akoma më bindshëm nevojën dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes të problemit të Luginës të Preshevës. Beogradi trumbeton se po i afrohet zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet të themi që shqiptarët kanë kapital politik që mund të jetësohet. Dhe në vigjilje të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë pse të mos zgjidhet edhe ai i Luginës të Preshevës”.

“Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”.

“Kërkesa e shqiptarëve të Luginës të Preshevës nuk është taze. Është kapital politik edhe në kohën e presionit të madh të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Po ashtu, duke qenë se më parë ka qenë pjesë e Kosovës dhe është ndarë vetëm nga shtypja e ish-Jugosllavisë. Ne duam që të kthehen kufijtë e të kaluarës, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të jenë pjesë e Kosovës”.

Thaçi premton mbështetje për qytetarët e Luginës

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje.

Pas takimit, Thaçi ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka thënë se u informua për zhvillimet në Luginë dhe problemet e qytetarëve të atjeshëm.

Thaçi ka premtuar ndihmë dhe mbështetje nga të gjitha institucionet e Kosovës për shqiptarët që jetojnë atje.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Ne mbaruam një takim pune njëherë veçmas me secilin, e pastaj bashkë, ishte takim përmbajtjesor, e që është vazhdimësi e takimeve të mëhershme.

Ky takim ka qëllim të informimit për sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në këto lugina.

Unë ju siguroj se kemi obligim që jo vetëm të përcjellim me vëmendje cilat janë problemet që i shqetësojnë qytetarët atje, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për t’i zgjidhur ato, gjithmonë në përputhje me standardet evropiane.

Serbia si çdo tjetër, e aq më tepër që një shtet BE e ka afruar për anëtarësim, e ka për obligim të respektoj të drejtat e qytetarëve atje.

Serbia fatkeqësisht është larg përmbushje së standardeve të qytetarëve të luginës së Preshevës. E këtë gjendje të vështirë, ma konfirmuan sot në takim përfaqësuesit shqiptar të luginës.

Sot ju premtoj të gjithë qytetarëve të luginës se institucionet do të përdorin çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur të drejtat elementare e kombëtare të tyre.

Dua të besoj se autoritetet në Beograd do të mirëpresin interesimin tonë dhe do të respektojmë atë që ne i respektojmë në Kosovë të drejtat e serbëve.

Pres një koordinim më të madh, përfshirë edhe BE-në që të adresoj kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të luginës. BE nuk mund të aplikoj standarde të dyfishta kur është në pyetje çështja e komuniteteve.

Thaçi takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 12:30 do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet në Kabinetin e Presidentit.