Nga prof. dr. i shkencave filozofike Përparim KABO
Dje në lajmet rutinë dëgjova një deklarat të ministers së drejtësisë e cila pasi shpalli se refoma në drejtësi po ecën mirë dhe se suksesi saj është i padiskutueshëm, zbrazi dhe një sërë insinuatash dhe akuzash ndaj opozitës politike, që si edhe thuhet në korr nga pushtetmbajtësit, nuk e do reformën, është kundra saj dhe po përpiqet ta pengojë me çdo mënyrë si edhe ishte mosvotimi i Ligjit për Shkollën e Magjistraturës i cili kërkonte një shumicë të cilësuar. Po dje pash qëndrimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë i cili nuk fliste për një palë pro dhe për një palë kundra..; por për përgjgjesinë e partive politike.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm pastrimi i sistemit të gjyqësorit nga të korruptuarit dhe të paaftët zonja Ministre. Nëse keni këtë kuptim, po ju them se e keni të pamjaftueshëm. Gjithashtu askush as brenda e as jashtë vendit nuk e ka konceptuar reformën si një instrmunt gjueti të njërës parti politike kundra partisë tjetër. Kjo lloj retorike është propagandë në shprehje, është e gabuar në arsyetim, është antireformë në qëllim, është jo demokratike sepse dëmton bashëkjetesën politike që karakterizon shoqërinë plurale dhe sistemin e demokracisë pluripartiake. Në etikën e drejtëisë askujt nuk i takon të japi deklarime të tilla, por në rradhë të parë Ministres së Drejtësisë jo e jo. Komisioni verifikimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarit dhe prokurorit nuk është mekanizëm në duart e opoztës, ndaj vendimet e tij janë (preszupozohen të pavarur) por që po bindin dhe nuk po bindin sepse ka drejtësi por ka edhe gjueti shtrigash. Në vendimet e tij po shohim qëndrime strikte për pesë pare spec dhe mbyllje sysh për pasuri milonëshe. Në gjykimin e opinionit qytetar ky komision me vendimet e fundit e ka lëkundur besimin te publiku dhe ka lënë shijen e një instrumenti që po përdoret. Nëse publiku dyshon atëhere ka gjëra serioze që kërcasin dhe që herët apo vonë do ju dali tymi dhe era. Krijimi i situatës ku vendi ka mbetur pa institucione të gjyqësorit nuk është tregues që reforma po ecën, ndaj thash më lart se nuk është vetëm pastrimi.
Pkabo 26 korrik 2018