Sot, ndërroi jetë simboli i sakrificës dhe qëndresës për liri, vizionari i shquar i bashkimit kombëtar, Adem Demaçi. Në një botë që, gjithnjë e më shumë, po bjerret nga vlerat, ai do të mbetet përherë një orientues i ndritshëm i vlerave tona kombëtare dhe njerëzore. Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për bacën Adem! (26 korrik 2018)