Ballina Diaspora Edhe mërgata jonë në Gjermani e kujtoi me krenari Skënderbeun

Edhe mërgata jonë në Gjermani e kujtoi me krenari Skënderbeun

Nga prof. dr. Zymer Neziri

Në ditën përmbyllëse të manifestimit ’’Ditët e Kul­turës Shqiptare në Bavari’’, RFGJ, shoqata ku­l­turore humanitare shqiptare ’’Ilirida’’ dhe shoqatat simotra të rrethinës së Mynihut, Gjermani, org­anizuan simpoziumin shkencor ’’550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skën­derbeut’’. Sim­po­ziumi u mbajt në Pils­ting, më 7.7.2018. Pas fjalës së mirëseardhjes nga Ujkan Nikçi, kry­etar i ’’Iliridës’’ dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, si dhe pas përshëndetjeve të z. Jozef Hopfensperger, kryetar i Bashkisë, dhe të konsujve z. Artan Henku nga Tirana e Naser Idrizi nga Prishtina, fjalën e hapjes e mbajti prof. dr. Frashër Demaj, anëtar korrespondent në ASHAK. Kumtuan: prof. dr. Frashër Demaj, Prishtinë, ’’Zo­tërimet e Kas­tri­otëve, luftërat dhe për­pjekjet e Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar’’; prof. dr. Konrad Cle­wing, Regen­ns­burg, ’’Skanderbeg als albanisch-deutschspra­chi­ges Missver­ständnis: die Aufnahme von Oliver Schmitts Le­ben­­sdar­s­tellung Skanderbegs in Al­ba­nien’’; prof. asoc. dr. Teki Kurti, Tiranë, ’’Figura e Gjergj Kas­triotit-Skënderbeut gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në optikën e shty­pit të ko­hës’’; prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, Prishtinë, ’’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në tre­g­ime popu­ll­ore’’. Interesimi ishte i madh. Salla ishte e mbu­shur me të pranishëm.

Me interes ishte edhe di­sk­u­timi i pjesëmarrësve: Refki Tafa, Lumni Ni­mani, Shpresa Berisha, Rexhep Nik­çi, për nëp­ër­këmbjen e heroit të një populli të lashtë, Barleti dhe historianët, rilind­ësit dhe Skënd­erbeu, Ka­striotët dhe Hilendari, mbrojtja me ligj e figurës së Skënderbeut, arkivat e Stam­bollit etj. Fja­lën e mbylljes e mbajti prof. dr. Zymer U. Neziri. Pos si­m­po­ziumit, u orga­ni­zuan kuizi i di­turisë, ek­spozita e librit shqip, ekspozita e ballinave të botimeve për Skënderbeun dhe u shfaq një pro­gram i pasur kulturor, ku­sh­tuar Gjergj Ka­s­­t­riotit-Skënderbeut, nga shoqëritë kultu­ro­re-artistike.

P.S. Falënderime të përzemërta për pritje vëllazërore: Ujkan Nikçi me familje, Fatos Mehmeti me familje, Sevdail Gashi, Shefkiu, Shpresa Berisha, Shkëlzen C. Kelmendi etj.