Ballina Shëndet Lista me 15 ushqimet më të rrezikshme sipas Shoqatës Italiane të Kultivuesve,...

Lista me 15 ushqimet më të rrezikshme sipas Shoqatës Italiane të Kultivuesve, Coldiretti

Coldiretti është një nga konfederatat nacionale më të mëdha të kultivuesve direkt në Itali dhe kohët e fundit ka publikuar në faqen e saj zyrtare një informacion shumë të  vlefshëm në lidhje me ushqimet më të rrezikshme që ne konsumojmë në përditshmëri. Sipas tyre lista e mëposhtme është ajo që rrezikon jo vetëm Italinë por të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Më i rrezikshmi është peshku që importohet nga Spanja.

15 ushqimet më të rrezikshme! Kjo sipas tyre është lista “e zezë”

  • Peshku i importuar nga Spanja për shkak të sasisë të madhe të metaleve që përmban duke përfshirë këtu edhe mërkurin së bashku me kadmiumin;
  • Prodhimet dietike dhe vitaminat e importuara nga SHBA. Përmbajnë përbërës jo të autorizuar.
  • Kikirikët e importuar nga Kina. Përmbajnë alfatoksina të cilat janë toksina me potencial të lartë kancerogjen jashtë niveleve normale.
  • Specat e importuar nga Turqia. Përmbajnë alfatoksinat në nivele të larta.
  • Fistikët e importuar nga Irani. Sërish shfaqet problemi me nivelet e larta të alfatoksinave.
  • Mishi i pulës i importuar nga Polonia. Është i kontaminuar nga salmonella.
  • Lajthitë e importura nga Turqia. Problem me nivelin e alfatoksinave.
  • Kikirikët e importuar nga SHBA. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me problem me nivelin e alfatoksinave.
  • Fistikët e importuar nga Turqia. Problem alfatoksinat.
  • Specat e importuar nga India. Alfatoksinat dhe salmonella jashtë limitit.
  • Kajsitë e thata nga Turqia. Sulfite jashtë limitit (përbërje që përdoren për të mbajtur të freskët më gjatë një ushqim të caktuar).
  • Arra moskat (lloj erëze) e importuar nga Indonezia. Përmban alfatoksinë dhe nuk garanton certefikatë sigurie.
  • Mishi i pulës nga vendet Nordike. I kontaminuar mikrobiologjikisht.

Sipas Coldiretti, Turiqa është vendi që ka marrë më shumë vlerësime negative, pra konsiderohet si vendi me produktet më të rrezikshme, më pas renditet Kina, India, SHBA dhe Spanja. Pra kujdes me produktet që blini. Lexoni gjithmonë etiketat për të parë se nga e kanë prejardhjen.