Ballina Sport I lidhur këmbë e duar, bullgari ia del të notojë për 3...

I lidhur këmbë e duar, bullgari ia del të notojë për 3 orë në Liqenin e Ohrit

64-vjeçari thotë se synonte të notonte për 3.5 km. Iu deshën rreth tre orë për të notuar para se të dilte në breg në Ohër.

U përpoq një vit më parë por nuk pati sukses të përfundonte sfidën me veten, por Yane Petkov, një instruktor noti nga Bullgaria, nuk u dorëzua.

Më 24 korrik ai notoi për 3380 metra në liqenin e Ohrit në Maqedoni, me duart e këmbët e lidhura dhe i futur brenda një thesi, për të rifituar rekordin Guiness që e humbi rreth 5 vite më parë.

Më herët Petkov kishte vendosur rekordin 2030 metra po në Ohër, por e mbajti për vetëm tre muaj, nga shtatori në dhjetor 2013, kur një indian përshkoi 3071 metra nga Oqeani Indian. Megjithatë ai nuk notoi i lidhur në një thes