Ballina Diaspora Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”

Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”

Në kuadër të Muajit të Mërgatës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan dhe klubit alpin “Gjilani”, të dielen është mbajtur aktiviteti “Ecja e aplinistëve”. Nisja e alpinistëve është bërë nga qendra e qytetit, ka vazhduar për në Llovcë, për të përfunduar në pikën finale te Kalaja e Pogragjes.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shpresë Hajdari, është ndarë shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndërkaq ka informuar se mëse 300 bashkatdhetarë i janë bashkangjitur “Ecjes së alpinistëve”./BP/