Me udhë nisemi ditën
Unë ditën e nisi me Qazen kur shkep tamblin
Kur hidhërohet për shishet e munguara
Dhe hapin qe qesim ne pragun e kafenës se fshatit
Nisin turbullirat dhe ahengjet e hajgareve
Rruga pa cak me gardhe
Dhe e mbarojmi orarin te Afrimi
Me qese najloni plot bukë
Plot ëndrra për sofër
Me thotë ,a je diçka për ngut
Prapë nisemi asaj rruge te djeshmes
Deri tek popmpa e benzinës
Dhe paguan kartelë telefoni
Po artikujt po shtrenjëtohen
E hapat po na rrëxohen.
Mbas dite i lan shishet për tamël
Dhe rregulli do ashtu , dhe prapë mungojnë shishet
Po tjerë pronarë ,dyer tjera ,veç inati ngel në baltë
E shtypja i shkon pa mungesë, shishet nuk janë
Po prostata i vë prita dhe e nxjerr ne mejdan
Pa fushë , pa livadh , veç halle hall
Po ku more te mjeku mi hangri paret
As aparat për matje sheqeri nuk blej, as s’bëj ultrazanin
Po jo ajo udhë , jo ai shitës ,as ajo çimento për shtëpi
Dhe qeramikat të kenë fytyrë uji e jo fytyrë njerzimi
Prapë ka huqë rendin diku ,diku të tamlit
Si përralla me krunde për Isufin e Fatimën
Dhe dhinë qe ka me edha , nuk më merr trishtimi
Hurbat e kafesë i ndjellin hapat e ditës
Ec e mos i beso kurrkujt, as lugut të mullinit
Këtyre hërave , djathë e kos,në sofër renditur
Dhe i zëmë udhëve, pritë , të pritura…
Dhe shoku im, imi
Dhe shoku im ,imi u bë , dhe me shumë
Sepse i vdiq gruaja , tjetër njeri s’kishte
Mbolli pemë , ai jo, po e ëma e tij
Dhe kreu ca meremetime te thjeshta në shtëpi
Shoku im ,i imi , qe u bë dhe më tepër imi
Nga Trepça merr rrogë dhe rrudhet nga ankimet
Ky shoki im ,imi , qe kishte bataljone miq
Dhe prej tyre fraza të pambarimta
Shoki im, imi , intimitet me gjininë e kundërt
Pa bërë hesapin , as udhën e fitimit
Përtej tij ,ka llogaritësit e saktë të ndëshkimit
Me rrisk gjedhi e shpraz armatimin
Kur dora i dridhet si valle e gjindit
Ky shoku im ,jo imi, qe s’ble fjalë ,as shet përgojimet
Me kreditë e garantuara nga Trepça i paguan falimentimet
Dhe dritat e elektrikut e tjera shpenzime
Dhe këmba i huq nga përcaktimi ,lloj nervi ngacmimi
Ky shoku im ,imi, grevist veteran me burgje ndëshkimi
Me rrisk gjedhi e ujë çezmje e gatuan hidhërimin
As nuk merr tamël me shishet,as vaj luledielli
Tok me Qazën në kafen e fshatit si farë liri
Dhe dita i përthyhet te fulqiri
Ky shoku im ,imi
Qe hesht ,me heshtje lëshon kushtrimin
Ne atdhe te k’qijat e kanë burimin
Ky shoku im ,imi, storje përballimi…
Nga Shëngjini
Ne erdhëm nga Shëngjini ,nga deti nga përfitimi
Ti forcojmë takatin e trupit dhe të shkrimeve
Shumë i munguan orët poetike , sugjerimet
Mua me mungoi fjala e saj e kurimit
Si del në plazh ,si vjen frymzimi dhe galdimi
Po dhe takimet me poetë të tjerë nga mërgimi
Si pika shiu , mallëngjimi e kujtimi
Dhe ec tani beso se u kënaq me fëmijë përtej angazhimi
Po orë e jonë e bisedimit, cicëronte galdimi
Ajo mi thoshte ca gjëra,të poetëve, lajthitja vëzhgimi
Literaturë që kishte marr me vete ,dhe më i vështirë ushqimi
Tharja e petkave e pastrami
Dielli qe pjek si saç, si vet Shëngjini
Konturat që i fsheh kostumi
Dhe rëra që na duronte me sharje e hedhurina
Fitimtar dilnin mushkonjat dhe tërbimi…
Kalori e ditës
Nesër gaditna mushkëri pule
se çilimiu ndodh kakariset sepeteve
bokallin me ujë kur na merr etja
mëngjes i preferuar nga vetvetja
dhe një sallatë nga fletët
e preshit te egër
se gusha ka zënë
palë e palë
si lozët e pjeprave të dergjur
kalori e ditës
mbi prag…
Ah, qershitë e kuqeluara
Thonë të kuq të qershisë
E gjeta në buzët tuaja,
E sa me shije i kam
Do të kapërcej gardhe e gardhe
E me llastiqe për zogjë
Do ta trembrrezikun
A jam a nuk jam
Të gjeta në lashtësi
Si syshkruara
Për tej truallit tim
Nuk lë më të shkuara
Ah, qershor ç’janë
Qershitë e kuqëluara…
II.
E di që në Prapashticë
S’do të mblidhje sanë,
As çorapet s’ do t’i kesh të kuqe
Ti do të vije më mal mallëngjimesh
E tkurrur si lëkuara e jonë
Ti do t’i njihje shtigjet e kamotshme
Dhe lajthinë
Erëkëndshme si dikur do ti
Vija në flokë lulet
Dhe pse çelnin të rrufshme puthjet
Nga do e pa frikshëm e kishim
Hapur udhën
Më s’mbledh bar as
Te pluhuroset dot lahuri…..
Bulec, pranverë 2018
Shkurt, për autorin:
Poeti Ismet Tahiraj u lind më 1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa shkollën e lartë për gazetari e mbaroi ne Beograd.
Është krijues aktiv, emrin e tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike që nga shkolla e mesme. Shumë krijimtari letrare i ka botuar në revista periodike si “NacionalAlbania” – Tiranë, ”Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, ”Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, ”Mollë kuqja”, ”Bota Sot”, “Valë e fjalë – Mitrovicë“, Revista letrare “Fatosi” Tiranë.
Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në Radio Kosovë “Mahi pa Kufij”, Radio “Ilirida” në Itali, Radio “Zëri arbrit”- Belgjikë, ”Pena shqiptare – Tiranë”, “Drita”, “Muzgu” – Tiranë, “Pelegrini”- Greqi.
Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986), në Mitrovicë konkursin letrat komunal iu nda vendi “Gota e Argjend”. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu është përfshin në antologjinë poetike ”Flakadani i Lirisë” qe i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë” heroi madhor Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh-Harilaq”, si shumë antologji tjera poetike anekënd dheut shqiptar.
Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë Vendlindje” më 1995. Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi 2011. Është anëtar i Sh. Sh të Kosovës , dhe Koordinator i Klubit letrar “Arif Shala” – Kanada, se bashku me Shqipe Hasanin, Xheladin Çitakun.
Jeton në vendlindje.