Ballina ED/OP Poshtërsia me ligjin e Magjistraturës

Poshtërsia me ligjin e Magjistraturës

Nga Ylli Manjani – ish ministër i Drejtësisë

Projekt ligji që propozon Rilindja për kuotat e Shkollës së Magjistraturës, megjithë propozimet e bëra nga ato që kanë mbetur ende në delegacionin e BE dhe ambasadën e SHBA, është ANTI-REFORMË dhe legalizim i KORRUPSIONIT!

Është anti-reformë sepse:

1. Sipas ligjeve të reja kuotat e magistratëve që duhet të shkollohen e përcakton KLGJ dhe KLP. Në kundërshtim me këto ligje, Rilindja propozon që kuotat i caktojë Parlamenti.

2. Miratimi i kuotave nga Parlamenti, do të thotë legalizim i mos krijimit të KLGJ dhe KLP. Të dyja këto organe janë motori i zbatimit të reformës. Pra nuk është vetting-u, as Shkolla Magjistraturës. Jo!
Është krijimi i KLGJ dhe KLP. Nëse detyrat e tyre do ti kryeje Kuvendi, tamam si me ligjin e prishjea së Teatrit, atëhere nuk ka pse ata të krijohen!

3. Me këtë projekt-ligj Rilindja kërkon të hedhë hi syve opinionit. Shitja që i bën këtij projekti si “zgjidhje e vakumit në drejtësi”, është mashtrim!
Ky projekt nuk zgjidh fillimin e funksionimit te gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Ky ligj nuk zgjidh as krijimin e SPAK e as të Byrosë së Hetimit. As çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm e as të Inspektorit të Përgjithshëm.
Asnjërën nga këto!

Pra është mashtrim.

Projekti është legalizim i KORRUPSIONIT që Rilindja ka përgatitur me pranimet e reja në këtë Shkollë.

Për turp e faqe të zezë, Rilindja ofron kuota pranimesh në Shkollën e Magistraturës për cilindo deputet apo parti opozitare që voton projekt ligjin!!!!!

E thënë më thjesht: nga numri i propozuar në ligj si pranime të reja në këtë shkollë, ju jepet mundësia deputetëve që votojnë ligjin të fusin emrat e tyre.

Ky është kulmi i KORRUPSIONIT!

I nivelit të lartë dhe me mbështjetje ambasadash madje.

Se si kanë fytyrë e turinj që akoma flasin për reformë; për drejtësi; për konkurse e për pavarësi këta, nuk e di!

E kuptoj që ka ende shumë njerëz që janë skeptikë për Opozitën, mbase me të drejtë, por qëndresa e saj kundër kesaj poshtërsie meriton respekt dhe vlerësim.

Veçanërisht meriton respekt qëndresa ndaj përpjekjeve të Rilindjes për të përçarë opozitën me oferta korruptive.

Ky është në fakt edhe qëllimi i vërtetë i Rilindjes! Përçarja e opozitës, mundësisht me ndonjë pazar në mes!

Poshtërsi…