Ballina Kulturë Vetëm dashuria

Vetëm dashuria

Nga Ilir Levonja – Amerikë

Vetëm dashuria nuk vdes,
Vetëm dashuria nuk humbet;
Gjith sa mund të thuhet tjetër s’është veç një
iluzion.
Eshtë mohimi i ditëve të tua,
Eshtë ligji me vdekje në mungesë.
Po ti, – je përherë pranë meje;
Tashmë qetësinë e shkruar,
E ke kthyer në kohë mësymje. Dhe e di?
Eshtë fytyra jote midis gazit dhe dridhjes
Që rrokjet ma sjellin kaq shpesh në kopshtin e
vjershave,
Eshtë dashuria me jehonat e dhimbjes,
Ankthi dhe pritja;
Eshtë një ditë,
Një natë,
Një emër;
Një lule mimoze tërësisht e tharë,
E lënë diku mes faqeve të një libri.
Eshtë shëmbëllimi yt – ky imazh tronditës
Pas një fytyre kalimtare diku në bulevard. Dhe mua, S’më mjafton vetëm harresa,
Nuk më mbrojnë dot muret e dhomës së saj;
Eshtë dashuria që vjen e më buçet,
Që më shpon në gjithë trupin;
Dhe në një qoshe rruge,
Nuk më lë të shkojë!

Lushnje 1993