Ballina Enciklopedi Shkencëtarët: Mosha e duhur për martesë

Shkencëtarët: Mosha e duhur për martesë

Nëse dëshironi një martesë pa ndarje, është mirë që të mos martoheni shumë të rinj.

Në korrik të vitit 2015, hulumtuesi Nicholas Wolfinger nga Universiteti Utah njoftoi se ka gjetur moshën ideale për martesë, pasi shikoi disa të dhëna të publikuara në një revistë amerikane.

Wolfinger, një profesor i sociologjisë në këtë universitet, tha se shanset për t’u divorcuar ishin më të vogla kur një çift ishte martuar në mes të moshës 28 dhe 32.

Shansi për t’u ndarë është më i lartë nëse martoheni më të ri, përderisa ai shkon duke u zvogëluar nëse martoheni më të vjetër, transmeton GazetaExpress.

Kështu, sipas Wolfinger, mosha ideale për t’u martuar është në mes të 28 dhe 32.