Ballina Bota Për Kosovën Moska do zgjidhje të cilën e pranon Serbia

Për Kosovën Moska do zgjidhje të cilën e pranon Serbia

Për problemin e Kosovës, Moska do një zgjidhje të pranueshme për Serbinë. Kështu ka thënë të premten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht afatet artificiale në dialogun Beograd-Prishtinë. Duke nisur nga fakti se një zgjidhje për problemin e Kosovës është e mundur vetëm në kushtet e pranimit të saj nga ana e Serbisë”, tha Zaharova për agjencinë e lajmeve Beta.

“Pozicioni i Rusisë është që ky proces duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe se guri themeltar për të zgjidhur çështjen e Kosovës është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, nën të cilin Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, tha ajo kur u pyet për përgjigjen e Moskës nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje pa përfshirjen ose konsultimin e Moskës rreth saj.