Në Shtetet e Bashkuara, disa nga mediat e kinemasë dhe Hollivudit, po përkujtojnë regjisorin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti, i cili vdiq më 13 korrik në Los Anxheles në moshën 85 vjeçare. Stan Dragoti ishte regjisor i filmave mjaft popullorë në SHBA si Love at First Bite dhe Mr. Mom.