Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ
- Len Marashja dëshmon për 9 vitet e qëndrimit në kampin e Tepelenës
At Pjeter Meshkalla, me datën 5 Prill 1967, i pati shkruar një letër ish kryeministrit, Mehmet Shehut, ku ndër të tjera i thoshte: fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqsore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me ju shkrue shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Bëhët fjalë për kohën kur brutaliteti dhe krimi komunist kishin triumfuar mbi çdo gjë njerëzore e kombëtare dhe në çdo krahinë e fshat të vendit. Ishte koha kur dhuna dhe ligësia komuniste kishin triumfuar mbi çdo zakon, rregull e traditë. Ishte koha kur diktatura komuniste ia kishte dalë me terrorizue, me shkatërrue, me shpërbërë dhe me nënshtrue edhe ato krahinat dhe familjet më identitare dhe qëndrestare që kishin arritur që të mbijetojnë nga degradimi i gjatë i pushtuesve bizantinë dhe otomanë. Ishte koha kur kudo në Shqipëri, ishte instaluar spiunllëku dhe terrori, Për sundimtarët komunistë, përveç dhunës dhe mizerjes së tyre shoqërore e politike nuk duhet të kishte asgjë tjetër. Për komunistët nuk duhej më për asgjë, as uniteti kombëtar dhe as autoktonia dhe trashegimia shqiptare. Nuk duheshin më as dija dhe as kultura, nuk duheshin më as feja, as besa dhe as zakonet dhe traditat e miqësisë, qëndresë, fjalës së dhënë dhe as mikpritjes mijëravjeçare. Përkundrejt dhunës ndaj vlerave u ngjallën dhe u lartësuan vese të tilla si sadizmi, pabesia, përbuzja, urrejtja, përçarja dhe antishqiptaria. Ishte koha kur shpirti, sjellja shoqërore dhee gjithë jeta dhe veprimtaria e sundimtarëve komunistë, ishin të okupuara nga ligësia, turturat, vrasjet, vuajtjet, vjedhjet dhe masakrat e pashëmbullta mbi popullsinë e izoluar, të terrorizuar e të vjedhur deri në palcë. Në lidhje më përmasat e fuqisë shkatërruese dhe degraduese të komunizmit, At Zef Pllumi, ka shkruar: ”Koncepti oriental i qeverisjes jep ato fuqi negative të cilat në një farë mënyrë nuk i ka mbajtë për veti as Zoti-Krijues. Në mendjet e këtyre sundimtarëve, nuk kan vend as të drejtat njerëzore dhe as mendimi i lirë. Këta supozojnë se me marrjen e pushtetit në dorë, u jepet e drejta e pronësisë mbi pasuritë, veprimet, mendimet, jetën e secilit nënshtetas”. Bëhët fjalë për energji, fuqi dhe ligësi të paimagjinueshme
Nuk besoj që ka familje në Nikaj-Mërturë, në Dukagjin, në Pukë dhe në të gjithë Malësinë e Gjakovës që nuk e ka dëgjuar dhe parë dramën, vuajtjet, vdekjet, interrnimet, persekucionin dhe sakrificat e familjes së Marash Palit të Markajve të Mërturit.
Që në fëmijërinë time, në radhë të parë nga prindërit e mi, kam dëgjuar dhe kam mësuar aq shumë për mënyrën se si ka vdekë në turtura Balish Pali, e më pas është vrarë edhe vëllai tjetër Vogël Pali, më pas është vrarë edhe vëllau i tretë Marash Pali. Ndërsa për shkak të turturave, dy javë pasi ka dalë nga burgu ka vdekë edhe vëllau i katërt. Kol Pali. Ndërsa i fundit që ka vdekë në emigracion, ka qënë Talush Pali.
Unë kisha dëgjuar shumë herë për mënyrën se si gratë dhe fëmit e këtyre familjeve, menjëherë pas përplasjes me armë të Talush Palit dhe Mark Tunxhit me forcat e sigurimit të shtetit komunistë në Gushtin e vitit 1948, janë arrestuar dhe interrnuar në kampin famëkeq të Tepelenes. Gjatë viteve 1975-1990, unë kam parë nga afër edhe atë mënyrën se si djemtë, nipat dhe mbesat e këtyre nacionalistëve që u ekzekutuan dhe persekutuan vetëm për shkak se nuk e spiunuen dhe nuk e dorëzuan mikun e shpisë tek organet e diktaturës, u lanë pa përkrahje dhe pa shkollë të lartë. Që të gjithë u përbuzën dhe u persekutuan pa mëshirë nga strukturat e shtetit komunist, pjesë e të cilit kanë qënë edhe disa mësues medioker që bënin diferencime duke ua ulur notat dhe mesatarën. Bën atë që bën edhe vëllain tim në vitin 1985, kur i vunë 5 në histori partied he filozofi, vetëm për tia pamundësuar vajtjen në shkollë të lartë.
Në të kaluaren, me shumë nga njerëzit e moshuar të familjes dhe të katundit tim, jam treguar i pakujdeshëm duke mos i pyetur e duke mos mbajtur shënime për jetën dhe ngjarjet që ata kanë parë e jetuar. Kështu më ka ndodhur me Pal Marshin e Markajve, mikun e vjetër të familjes time që ka qënë një arkivë e gjallë, e që për fat nuk kam mbajtur asnjë shënim për ato që me ka treguar. Për këtë arsye, vendosa që kjo dukuri të mos perseritej edhe me motren e tijë, Len Marashen e cila është edhe nëna e kushërijve të mi dhe kujtesa e gjallë e terrorit komunist mbi familjen e sajë. Lena ka parë dhe përjetuar shumë vuajtje e sakrifica, përfshirë edhe vdekjen e babës e të katër mixhallarëve të sajë. Lena është fisnikja që ka përjetuar 9 vitet e interrnimit komunist në të ashtuquajturin “Kampi i Tepelenës”. Lena ka parë dhe ka përjetuar edhe persekutimin e gjithanshëm të fëmive të vet dhe të gjithë rrethit të sajë familjarë. Lena është arkiva e gjallë e asaj që ka ndodhur dhe asaj që ka kaluar shoqëria jonë. Lena e mban mend dhe e kujton me detaje të gjithë dramen 40 vjeçare të familjes së sajë, ajo kujton babën dhe 4 mixhat e sajë të vrarë pa asnjë shkak. Ajo kujton edhe vitet e burgut dhe shekujt e interrnimit, punën e gjatë skllavëruese dhe pasojat e rënda që ka lënë ajo kohë mbi atë dhe të afërmit e sajë. Lena ka qënë deshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura që nga viti 1948, kohë kur është rrethuar dhe sekuestruar shtëpia e tyre në Markaj e deri tek gjoja dëmshpërblimi apo tallja katovicjanë për vitet e burgut dhe interrnimit, për të cilat ajo thotë se është dëmshpërblyer vetëm 5000 lekë dhe një palë çizme. Në gjinealogji, Lena Marashja është vajza e Marash Palit të Pal Vatës së Vat Syles së Markajve të mërturit. Lena ka dy vëllezër Pal Marashin (që ka vdekur pak vite më parë) dhe Martin Marashin (që është i gjallë dhe jeton në Kurbin). Ndërsa mixhat apo vellezërit e babës se sajë të vrarë e të vdekur në turturat e diktaturës komuniste janë, Talush Pali, Balish Pali, Vogël Pali dhe Kol Pali.
- Sebepi i sulmit komunist mbi shpinë e Marash Palit të Markajve të Mërturit
Komunizmi shqiptarë, që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të sundimit, është shfaqur dhe ka ekzistuar si pushteti i injorancës, i pabesisë, i antishqiptarisë, i horëllëkut, i harbutëllëkut dhe sojsezëve mbi elitën dhe traditën më të mirë të shekujve dhe mijëvjeçarëve. Këtë fakt e tregon edhe Sadik Premtja në kujtimet e tijë, kur tregon se si në mbledhjen themeluese të partisë komuniste, nga grupi i të rinjve nuk u pranuen kandidaturat e Sadik Premtes dhe të Anastas Lulos (që ishin intelektualët më të spikatur të kohës, kujtoj që Sadiku ka qënë përkthyesi i parë i veprave filozofike të Marksit, Engelsit dhe Trockit), por u preferue Ramadan Çitaku, hidrauliku serbisht folës, me nivel shumë të ulët intelektual, e kulturor.
Sadik Premtja ka shkruar: “E zgjodhen Çitakun pasi ai mund të përpunohej më lehtë, dhe ashtu ndodhi”. Kjo vazhdimësi dhe kastë politike me mëndësi idjote dhe degraduese, e mbjellur nga Miladin Popoviçi në vitin 1941 në Tiranë, mori përmasa të frikshme. Në këtë mënyrë, pas vitit 1945, në krye të punëve të vendit, u katapultuan askushët, të dhunshmit, të manipulueshmit, injorantët, barkthatët, konjukturalët, sadistët, tëpabeset dhe horrat e mbushur me mllef dhe urrejtje ndaj çdo zakoni e trashegimie të mirë.
Në këtë mënyrë, elitat më të mira dhe familjet fisnike të vendit u gjenden në qëndër të dhunës dhe terrorit komunistë. Ekzekutimi dhe shkatërrimi ekonomik e njerëzor i tyre ishte çështje kohe, pritej vetëm sa të gjindej apo të sajohej sebepi i sulmit dhe revanshit që nuk do të ndalej deri në fundin e vitit 1990. Në të gjitha rastet, ata që spiunonin, ata që rrethonin e digjnin banesat, ata që vrisnin pas shpinde, ata që deshmonin në të rrënë, etj, njëlloj si në otomanizëm, shperbleheshin me poste dhe me rroga të majme në administratë, me bursa të mira studimi për fëmijët, quheshin “të tanët”, visheshin kudo në polici, në hetuesi, bëhëshin gjykatës, sekretarë partie, mesues, shkrimtarë, profesora, etj.
Ky takëm njerëzish mediokër, krejt pa shpirtë e pa njerëzi, brenda pak ditësh shërbimi në diktaturë, bëhëshin fanatikë dhe egersira të pabesueshme dhe luftonin me gjithë shpirtë për vijën e partisë së tyre sllavo-komuniste dhe diktaturen e njohur ruso-staliniste që u instalue në Shqipëri.
Këta sundimtarë zullumqarë nuk është se kanë ardhur nga ndonjë shtet apo planet tjetër, nuk janë sjellë nga ndonjë popullsi apo kombësi tjetër. Përkundrazi, siq shpjegon Prima Levi, të ligjet mund të gjënden kudo. Në çdo vend ka ligësi dhe ligaça, kudo mund të identifikohen dhe mund të mobilizohen për të shkatërruar njerëzit egoist dhe injorantë. Në këtë mënyrë, pas vitit 1945, administrata dhe institucionet e vendit u pushtuan dhe degraduan nga pjella më e keqe e familjeve dhe vllaznive shqiptare. Kështu u preferuan dhe u promovuan më kokëboshët për nga profesionet, kultura dhe dija njerëzore, u preferuan dhe lartësuan njerëzit më shpirtëzi, ata që ishin më shpërdoruesi dhe më mashtruesit e rretheve dhe krahinave të vendit. Këto figura e karaktere të vremosura, janë përdorur me mjeshtëri nga diktatori dhe diktatura e tijë për të mpirë institucionet dhe për të goditur pa mëshirë elitat, trashegiminë dhe familjet më të mira të vendit.
Në këtë situate, është përgatitur dhe ekzekutuar edhe skema e sulmit të llahtarshëm komunist mbi familjen e Marash Palit të Markajve. Në këtë rast, kujtojmë edhe faktin që Pal Vata i Vat Syles së Markajve dhe 5 djemtë e tijë: Marashi, Talushi, Kola, Balishi dhe Vogli, njiheshin dhe kujtohen deri në ditët e sotme si njerëz shumë puntorë dhe me miqësi e njohje të madhe me familjet, me vllaznitë dhe me fiset më të mira të Luginës së Drinit, të Shkodres dhe të Gjakovës. Sofra në shpinë e tyre qëndronte gjithnjë e shtruar për mikun dhe rrugëtarin. Dihet nga të gjithë që nga kjo familje, kurrë nuk është damtuar, as spiunuar dhe as prerë kush në besë.
Një nga miqtë më të ngushtë të familjes së Marash Palit ka qënë Mark Tunxh Vatnikaj, djali i vetëm i bajraktarit të Mërturit, Tunxh Miftarit (Tunxhi ka qënë bajraktarë nga viti 1914 deri në vitin 1944). Marku ka qënë nipi i Sadri Gjelosh Palnikajt (baba i Martin Sadrisë) nga fshati Curraj i Poshtëm. Mark Tunxhi mbahet mend si njëri nga njerëzit më të zotë për luftë, ka qënë një strateg i madh betejash dhe një besnik i përjetshëm ndajë interesave tona kombëtare, ndajë fesë dhe vlerave më të mira të familjes dhe jetës shqiptare. Mark Tunxi bënte pjesë në grupin antikomunistë të Nik Sokolit, ku qëndronin edhe nacionalistë të tjerë të njohur të krahinës si Vuksan Preka, Kadri Ceca, Nik Delia, Shpend Sadiku, Brahim Cani, Mark Sadiku, Sokol Boçi, Pjetër Mehmeti, etj, të cilët kanë rezistuar me armë në dorë deri në fundin e vitit 1948, kur janë arratisur jashtë.
Mark Tunxh Vatnikaj ka patur tre djem, Zefin, Prelën dhe Gjonin. Nga këta, djali i madh Zef Marku është vrarë nga komunistët me 1 Mars 1947, në afërsi të lagjes Stakaj, në kohën kur po kalonte lumin për të ra në fshat për të marrë ushqime dhe veshëmbathje për njerëzit që kalonin dimrin të fshehur në malët e larta me borë. Në vitin 1948, jeta në arrati e Mark Tunxhit qe bërë shumë e vështirë për shkak të forcave të shumta të ushtrisë dhe policisë që ishin dislokuar në Nikaj-Mërturë dhe të rekrutimeve të shumëta të spiunëve nga radhët e fshatarëve të varfër të zonës. Në këto kushte, në pranverën e hershme të vitit 1948, Mark Tunxhi levizi nga Salca ku kishte kaluar dimrin dhe erdhi në Curraj tek shpia e dajës së tijë. Në këto kushte të vështira të terrorit komunist, shtëpia e Martin Sadri Palnikajt u bë streha më e sigurtë, pasi Martini kishte rregulluar një bodrum apo gropë të madhe të hapur në mesin e ahurit të bagëtive.
Shpia e Martinit ku qëndronte Marku, është kontrolluar dy here, dhe për fatin e mire të familjarëve të Martin Sadrisë, nuk e kanë gjetur pasi gropa ku qëndronte Marku ishte mbuluar me shumë kujdes nga plehu dhe kashta e bagëtive. Në këto kushte terrori dhe kontrollesh të shpeshta, nisur edhe nga frika e dekonspirimit, Mark Tunxhi ka vendosë me shkue tek shpia e Marash Palit të Markajve të cilit i kishte marrë flokët e katër fëmive, Martinit, Palit, Zojës dhe Lenës. Mark Tunxhi e dinte shumë mirë që ajo shpi fisnike e Mërturit nuk kishte prerë kënd kurrë në besë, dhe që nga aty, ai mund të kalonte më lehtë Drinin e të shkonte në Iballë të Pukës ku e prisnin të tjerë nacionalistë dhe antikomunistë.
Sapo arriti në Markaj, spiunat e diktuan dhe menjëherë lajmëruan komandën e policisë në Lekbibaj. Brenda pak orësh erdhën nga Bajram Curri edhe forcat e tjera të policisë dhe ushtrisë dhe e rrethuan nga të gjitha anët edhe shpinë, edhe lagjen e vogël të Markajve. Disa ditë përpara këtij rrethimi, Marash Pali pati ra në Zadrimë tek dy vëllezërit që kishin blerë tokë dhe kishin ra me jetue në fushë. Ndërsa në shpi në Markaj kishte lënë vetëm Talush Palin me gratë e fëmijët. Në ditën që është rrethuar shpia, është thirrë Talushi dhe i është kërkue me e dorëzue Mark Tunxhin. Talushi ju ka thënë komandantëve të operacionit që: “nuk e di se ku ndodhet Mark Tunxhi, ai nuk është fshehur në shtëpinë time”. Informacioni nga spiunat që patrullonin shtigjet malore edhe natën ishte shumë i saktë, përpasojë edhe komandanti i trupave ka këmngulur me ba kontrollin e imtë të shtëpisë. Në këto kushte, Mark Tunxhi duke mos patur asnjë mundësi me dale jashtë, është ngjitur në tavanin e shtëpisë dykatëshe të Marsh Palit. Komandanti i policisë ka pri dhe ndjekë nga afër kontrollin e ahurit, më pas edhe kontrollin e imtë të katit të dytë dhe në fund ka kërkuar shkallët me hip në tavan.
Në këto kushte, Talush Pali i është lutur komandantit të trupave duke i thënë se: “me shpinë tuaj jemi kojshi prej 300 vitesh e kurrë nuk kemi pas të keqe me njëri tjetrin, shkallët merri vetë e bëj ç’të duash, mendo për vetën tëndë, sa për shpitin tem mos ki dert as mërzi e nxirrja flakën”. Për fatin e keq këtë fjalë nuk i kuptoj komandanti që mesa duket ishte verbuar dhe shurdhuar nga urdhëri gjakatar i partisë, ndërsa i mori vesh dhe i kuptoj shumë mirë Marku i fshehur në tavan. Komandanti në vend që të kuptonte traditën e beses dhe bukës me mikun, në vend që të prapësonte ushtarët nga aventura dhe vrasja e sigurtë, me një fudullëk të jashtëzakonshëm dhe me shpejtësi shkoj dhe i mori shkallët, i mbështeti për muri dhe u ngjit në tavan. Sapo futi kokën në kapanxhë, Mark Tunxhi ia sharroj gjoksin me automatik dhe e hodhi në korridor. Talush Pali, u hodh me shpejtësi, ia mori armën, hodhi dy bomba në oborr, dhe me bashkë me Markun, kaluan gardhin e oborrit dhe ranë në arën e misrit përpara shtëpisë. Aty janë ndarë në dy drejtime të ndryshme. Mark Tunxhi ka kaluar nga bahqja e kojshisë, ku nga shpejtësia ka rrëzuar një zgjoj blete. Pavarësishtë se e ndiqnin nga pas rreth 200 pushkë, është ndalur, ka ngritur zgjojen e bletës dhe më pas është larguar në drejtim të malit. Në këtë mënyrë, në sy të fëmive (Lena ka qënë 6 vjeçe, ndërsa martini 8 vjeç) dhe të grave, janë vrarë dy veta dhe është zhvillue një luftë që ka zgjatur rreth 4 orë me krisma e bomba të lëshuara nga të gjitha anët e fshatit. Më pas, u dha urdhëri dhe u sekuestrue e gjithë pasuria e familjes, ndërsa gratë dhe fëmia u nisen menjëherë për në burgun e Tropojës. Lena kujton se si në atë ditë të mbushur me krisma pushkesh dhe frikë, ajo dhe fëmijët e tjerë të familjes, ishin të sëmur nga fruthi dhe ashtu siq ishin me temperaturë dhe pa asnjë kujdes, i kanë marrë dhe i kanë nisur drejt burgut të Tropojës. Lena kujton se si atë ditë, që nga Kroni i Markajve e deri në burgun e Tropojes, e ka transportue në shpindë gruaja e Mark Prendit të Markajve. Në burgun e Tropojes, gratë dhe fëmijët e Marash Palit dhe të Talush Palit, kanë qëndruar rreth 3 javë e më pas i kanë nisur për në kampin e Tepelenës ku kanë qëndruar për 9 vite me radhë. Lena tregon se si në burgun e Tropojes, dy ditë pas luftes në Markaj, kishin sjellë edhe Mark Zenun Hasën (daja i fmive të Marash Palit), të cilin e kishin lidhur, rrahur e turturuar duke e akuzuar se ka ndihmuar dhe strehuar Mark Tunxhin, Talush Palin dhe Vogel Palin që ishin në arrati. Për fatin e mirë të Mark Zenunit, ndonëse i lodhur dhe i turturuar, është shpetuar nga burgu dhe pushkatimi i sigurtë falë ndërhyrjes së menjëhershme të Beqir Ndout të Shëngjergjit. Në këtë mënyrë, Lena kujton se si sulmi i parë i strukturave të policisë dhe sigurimit të shtetit mbi familjen e Marash Palit të Markajve, është mbyllur me dy polic të vrarë (njëri është vrarë në katin e dytë të banesës dhe tjetri në oborr), me 5 vëllezër që morën arratinë, me konfiskimin e të gjithë pasurisë dhe me gratë e fëmit të arrestuar e të izoluar menjëherë në burgun e Tropojës.
- Vrasja e Vogel Palit dhe 44 vitet e ruajtjes së sekretit të vdekjes dhe vëndvarrimit
Ditën që ndodhi përplasja, në shpinë e Marash Palit ndodheshin vetëm i vëllai Talush Pali, miku i ngushtë i shpisë Mark Tunxhi, si dhe gratë dhe fëmijët e Marashit e të Talush Palit të cilët e kanë parë dhe përjetuar nga afër të gjithë ngjarjen.
Ndërsa Vogel Pali që ka qënë vëllau i vogël i Marashit, Talushit, Kolës dhe Balishit, atë ditë ndodhej rastësishtë në Shengjergj tek shpia e Tahir Sherametit nga ku është arratisur.
Vogli ka qënë i fejuar me një vajzë nga Paravi e që pas vdekjes së Vogel Palit, ajo nuk ka pranuar të fejohet as të martohet më kurrë. Dy javë përpara ngjarjes së rëndë, të dyja familjet kishin ndarë edhe ditën e dasmes së Vogël Palit. Ndërsa Marash Pali e ka marrë vesh ngjarjen nga një ushëtar i panjohur që e kishte takuar rastësishtë në Breg të Lumit të Shalës, kur ai po kthehej nga Zadrima. Me të marrë vesh për ngjarjen, Marash Pali ka kaluar në arrati dhe është bashkuar më vonë me Mark Tunxhin dhe me forcat e tjera të rezistencës antikomuniste. Pak ditë pas arratisë, edhe Talush Pali, ka arritur që të bashkohej me Vogel Palin dhe që të dy kanë vendosur me kalue Drinin e me dalë në Iballë të Pukës. Pak mbas mesnate, kur të dy vëllëzërit e kishin kaluar gjysmën e Drinit, nga pjesa e shpatit të Mërturit ka krisë një breshëri automatiku. Talushi ka kthye kokën pas dhe i ka thënë Voglit: “jepu krahëve se na kanë diktue e po na vrasin”. Ndërsa Vogli i është përgjigjur: “mue me ka marrë një plumb, të lutem ik e shpeto për veti e për fmit që na i kanë marrë në burg”. Talush Pali është kthyer menjëherë dhe e ka marrë të vëllanë në krah, e ka kaluar në Dri, ia ka lidh plagën që kish marrë nga pas, mu në mesin e shpatullave dhe është nisur drejt majës së malit të Mërturit, duke kaluar nga pjesa e malit paërtej Thepit të Tortës, në anën e Shkamit të Rajës. Kur janë ngjitur në drejtimin e Markajve, vllau i plagosur i ka kërkuar ujë me pi. Kroni i fshatit ndodhej rreth 10 minuta larg dhe ruhej me vullnetarë (fshatarë të armatosur) dhe polic të armatosur. Në këto kushte, talush Pali e ka ulur vëllanë e plagosur në tokë, ia ka vendosur edhe një gurë të lëmuar nën kokë dhe është nisur për tek kroni. E gjithë kjo ka ndodhur akoma pa zbardhur drita. Duke ecur ngadalë, talushi është afruar tek kroni, ka mbushur kapuçin e bardhë me ujë dhe ka vrapuar në pyll për tek vëllau i plagosur. Kur ka mbërritur tek vëllau i plagosur e ka gjetur të gjallë, i ka dhënë ujë me pi dhe pas 5 minutash, Vogel Pali ka ndërruar jetë në duart e Talushit.
Pasi vdiq Vogel Pali, Talushi e mori kufomen në shpindë dhe ka ecur edhe rret 6 km në drejtim të majës së malit, ku ka ndaluar rrezë shkamit dhe ka hapur me dorë varrin e vëllaut të cilin e ka rrethuar me kujdes me gurë të gjatë e të bardhë e të ngulur thellë në tokë.
Pasi e ka mbuluar të vëllanë me dhe e me gurë, për të patur një shënjë orientuese, ka thyer një degë lisi dhe është nisur menjëherë për në Fierzë ku kishte motren e martuar. Motra e tijë është quajtur Drande Palja, ka qënë gruaja e Ndrec Micelit dhe ka për djalë Zef Ndrecën e Fierzës. Me të arritur tek shtëpia e motres, Talushi i ka treguar asaj se si është plagosur dhe më pas ka vdekë Vogël Pali, i ka tregue se si dhe ku e ka varrosur dhe i ka kërkuar që të udhëtojnë bashkë për ta pa e mësuar vendvarrimin që të mos i humbin eshtrat. Me të mbaruar biseden, Drande Palja dhe Talush Pali janë nisur menjëherë dhe kan arritur tek vendi ku ishte varrosur Vogel Pali.
Drandja e ka vendin duke u nisur nga maja e shkamit, nga kurrizi i kodres dhe nga ahu I vjetër që ishte në anë dhe më pas janë larguar pa i parë askush. Në këtë mënyrë, për rreth 44 vite me radhë, Drande Palja shkonte në atë mal vetëm me e pa e mos me e harrue vendin ku ishte varrosur vëllai i sajë, Vogel Pali.
Ndërsa në vitin 1992, kur u bind që proceset demokratike nuk kan më kthim pas, Drandja shkoj dhe ua kallëxoj vendvarrimin edhe nipave të vet, Pal Marashit, Martin Marashit, Gjin Talushit dhe Ndue Talushit. Vetëm pas renies së sistemit komunist, Pal Marashi me vllaznit dhe me kushërijt e vet, organizoj hapjen e vorrit dhe rivarrimin e mixhës së tijë Vogel Palit në varrezat e familjes, me të gjitha nderimet që ai meritonte. Në të njëjtën mënyrë, shumë vite më parë, vellezërit Pal Marashi dhe Martin Marashi, kishin rivarrosur në Markaj edhe eshtrat e mixhës së tyre, Balish Palit, që ka vdekur nga turturat çnjerëzore në burgun e Tropojës.
Len Marashja, në atë kohë ka qënë rreth 15 vjeçe dhe e kujton shumë mirë kohen dhe mënyrën se si e kanë arrestuar natën mixhën e sajë Balish Palin. Më pas e kanë rrahur, turturuar dhe nisur për në burgun e Tropojës. Lena tregon se si xhelatët komunistë, me anë të telit të tendosur të turturave ia kanë këputur të dya këmbët përsëgjalli. Ajo tregon edhe për mënyrën se si i kishin futur edhe kripë nën mishin e djegur, vezë të ziera nën sqetull dhe ujë e kripë me pi, deri ditën që i ka dalë shpirti. Dëshmitari i fundit që e ka parë Balish Palin të gjallë e me këmbë të këputura me tel, ka qënë Syl Ram Gjeloshaj nga Koteci. Pas vdekjes së Balish Palit në turtura, e kishin groposur në një gropë afër burgut dhe vetëm pas 3 vitesh janë lejuar familjarët për ta rivarrosur të afërmin e tyre. Pas arrestimit dhe vdekjes së Balish Palit, gruaja dhe dy vajzat e tijë (File Balishja dhe Dukate Balishja të martuara më vonë me vëllezërit Shpend dhe Sokol Rexhën e Paplekajve), i derguan në kampet e përqëndrimit.
Ndërsa edhe mixha tjetër, Kol Pali, është arrestuar, është turturuar në mënyrë çnjerëzore dhe pak ditë përpara se të vdiste, për shkak të mbipopullimit të burgut dhe frika e epidemisë në burg, është lënë i lirë dhe ka arritur që të vijë i gjallë në Markaj, ku ka vdekur dhe është varrosur në varrezat e familjes.
Pas vdekjes, Kol Pali la gruan dhe të tre fëmijët jetimë. Kol Pali ka patur një djalë 9 vjeç që i është mbytur në Dri, ndërsa tri vajzat Naqe Kolja dhe Mari Kolja jetojnë akoma, ato janë martuar me vëllezërit Zef dhe Simon Mirakën nga Currajt e Poshtëm, ku e kanë rritur dhe edukuar fëmijë të mrekullueshëm. Ndërsa Prend Kolja është martuar në Mzi të Pukës, jeton akoma dhe ka një familje të madhe dhe shumë të mirë. Gjatë sistemit komunist, e gjithë miqësia fisnike e Marash Palit, më saktë të gjithë dhëndurrët, nipat dhe mbesat e Marash Palit, Talush Palit, Kol Palit, Balish Palit dhe Vogel Palit, janë perndjekur e persekutuar në mnëyrë të vazhdueshme, kudo kanë qënë e në çdo gjë. Në këto kushte, ata kanë mbijetuar vetëm falë ndihmes së Zotit dhe punës së tyre me profesionalizëm dhe korrektesë të lartë. Pavarësishtë nga biografia dhe nga përndjekja e pashmangshme komuniste, familjarët dhe të afërmit e familjeve të Marash Palit, Balish Palit, Kol Palit, Talush Palit dhe Vogel Palit, janë dashur, janë rrespektuar dhe admiruar nga të gjithë banorët dhe të njohurit e tyre, përfshirë këtu edhe nga një pjesë të madhe edministrates vendore që e dinin shumë mirë se si kjo familje, ishte goditur vetëm për traditën e mirë të bukës dhe besës ndaj mikut e rrugëtarit. Për më tepër, këta njerëz të mrekullueshëm janë vrarë, sekuestruar, burgosur dhe internuar për shkakun se nuk e prenë në besë e nuk e dorëzuan mikun e shpisë dhe bajraktarin e Mërturit tek bandat komuniste që në atë kohë terrorizonin dhe vrisnin pa shkak dhe pa gjyq.
- Arratia dhe fundi tragjik i Marash Palit, Talush Palit dhe Mark Tunxhit
Në fund të vitit 1948, luftetarët antikomunistë të Nikaj-Mërturit, më në krye Nik Sokolin, Mark Tunxhin, Marash Palin, kanë kaluar në Kosovë. Qëndresa dhe rezistenca e mëtejshme e tyre në Luginën e Drinit dhe në Malësinë e Gjakovës, qe bërë e pamundur për shkak të represionit të gjithanshëm që ushtrohej ndajë tyre dhe të gjithë atyre që guxonin të bashkëpunonin apo të ndihmonin njerëzit e malit. Dhuna, vrasjet dhe represioni i pashëmbullt ndajë 5 vëllezërve Marsh, Balish, Talush, Kol dhe Vogël Pali, si dhe grave, fëmive dhe miqve të tyre ishte pjesa më e dikshme e kësaj strategjie. Ditën që është rrethuar shtëpia e Marash Palit e që u vranë dy policët, përveq Talush Palit dhe spihunit që ka informuar, askush tjetër nga gratë, nga fëmija dhe as nga 4 vëllezërit e Talushit nuk e ka ditur që aty ishte strehuar Mark Tunxhi. Në këto kushte, përveq Markut e Talushit, nuk duhet të prekej dhe as të denohej askush tjetër. Përkundër këtij realiteti, vetëm për të ngjallur frikë e terror, edhe pasi kishte mbaruar çdo gjë, nepër rrugët e lagjes Markaj u qëllua gjithë ditën me arëm. Më pas i moren edhe gratë e fëmijët e vegjel e të sëmur nga frusthi dhe i derguan në burg e më pas në kampin e Tepelenës, ku kanë kaluar mbi 9 vite. Ndërsa katër vëllezërit e Talushit, u detyruan me dalë në mal e me u bashkue me forcat e tjera të levizjes antikomuniste. Pak ditë pas ngjarjes, pranë Nik Sokolit, Mark Tunxhit, Talush Palit, etj, ka arritur edhe Marash Pali dhe së bashku janë larguar për në Kosovë.
Nacionalistët shqiptarë që arritën që të shpetojnë nga terrori i këtushëm komunistë, me të arritur në ish Jugosllavi, u përballën me veshtirësi, me perndjekje, me vrasje dhe deri me dëbime e rikthim të tyre në Shqipëri.
Nacionalistët e arratisur u rregjistruan dhe u kontaktuan menjëherë nga organet e sigurimit të shtetit jugosllav, të cilët i vunë përballë tre alternativave që përcaktuan edhe fatin e tyre tragjik.
Alternativa e parë që është dhënë ka qënë bashkëpunimi me UDB në dëm të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptarë. Dihet që një pjesë e njohur e të arratisurve e pranuan këtë bashkëpunim, i pranuan edhe pagesat e bëra nga shërbimet dhe institucionet antishqiptare, përpasojë kanë jetuar dhe vdekur si antishqiptarë e shërbëtor të njohur të policisë dhe ushtrisë jugosllave.
Alternativa e dytë ka qënë asnjanësia, për nacionalistët e arratisur kishte mbetur vetëm puna e mundimshme në blegtori e bujqësi, vdekja përsëgjalli duke mos u dëgjua më për asgjë në politikë as ekonomi. Këtë rrugë (asnjanësinë), kthimin në puntorë bujqësie e ka zgjedhur edhe Talush Pali që ka jetuar në anonimat e pa bërë zë deri në ditën e vdekjes së tijë në Gjakovë. Ndërsa alternativa e tretë ka qënë më e vështira e që ka të bëjë me antikomunizmin ndajë klikës së instaluar të Enverit dhe Miladinit, ndërsa nga ana tjetër ka të bëjë me besnikërinë e përjetshme të nacionalistëve ndajë interesave të kombit dhe të shtetit shqiptarë. Kjo alternative e njohur është zgjedhur nga Mark Tunxhi, Marash Pali, Kadri Ceca, Vuksan Preka, etj, të cilët nuk pranuan që të bëhën antishqiptarë dhe as shërbëtor të UDB-së, Jugosllave.
Për këtë arsye, në një natë të ftoftë dimri, forcat speciale të policisë jugosllave kanë rrethuar banesën e Sadik Gjergjit në Gjakovë (mesa me kujtohet nga tregimet e viteve 1987 në Shëngjergj), vatren ku ndodheshin për darkë Mark Tunxhi, Marash Pali, etj. Në momentin që policia ka bërë thirrje për t’u dorëzuar, i zoti i shpisë e ka larë shpirtin dhe konakun e vet, dhe njëlloj si Talush Pali i Markajve në vitin 1948, i është drejtuar Mark Tunxhit: “bajraktarë, shpirti e konaku të qofshin falë, për shpirtin tëm e të njerëzve të mi, kalle flake”.
Edhe Marash Pali i është drejtuar bajraktarit duke i thënë: “bajraktarë të nxjerrim përjashta të zotin e shpisë me fmit e me gratë e të mos dorzohemi se do të na vrasin të gjithëve, është më mirë që të vdesim duke luftuar e pasi të kemi paguar vetën e të zotin e shpisë”.
Mark Tunxhi i njohur si bujarë, si trim, si strateg dhe luftetarë i pashoq, u është drejtuar shokëve duke ju thënë: “në sebepin tim, në Mërturë janë vra e fikë 5 vllazën, tash për mue nuk ka pse me u djegë as fikë kjo ship dhe askush tjetër”. Në këto kushte lodhje e stresi të pashoq, Mark Tunxhi ka pranuar që të dorëzohet, e ka hapë derën e shpisë, i pari ka dalë në oborr, e ka kapur pushken e tijë nga gryka dhe ia ka dorëzuar komandantit të shkijeve.
Fill pas tijë, janë kanë dorëzuar pushkën edhe Marash Pal Markaj, Kadri Cec Dakaj, Vuksan Prek Bushgjokaj, etj, që të gjithë nacionalistë antikomunistë, të cilët nuk pranuan që të bashkëpunojnë as edhe një ditë kundër interesave të kombit dhe shtetit shqiptarë.
Në këtë mënyrë janë arrestuar, janë vrarë dhe zhdukur edhe varret e tyre vetëm pse nuk pranuan me bashkëpunue kundër Shqipërisë, thuhet që nuk pranuan që të bëjnë akte terroriste kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nacionalistët nga Nikaj-Mërturi e urryen dhe e kundërshtuan komunizmin deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Nacionalistët e Nikaj-Mërturit, kurrë nuk kanë vjedhur as dëmtuar shqipërinë as shqiptarët. Gjithnjë kujtohet ajo ngjarja që ka të bëjë me Mark Tunxhin që në ditën e rrethimit në Markaj, në momentin më të vështirë kur mbi të zbrazeshin rreth 200 pushkë nga të gjitha anët, është kthyer dhe e ka ngritur kosherën e bletës që e rrëzoj pa dashje. Ndërsa komunistat nuk patën mëshirë as për bletët, as për shtëpitë, as për bagëtinë, as për vëllezërit e pafajshëm që i vranë dhe as për grate dhe fëmijët që i degtisën nepër burgjet dhe kampet e përqëndrimit.
Sadik Bajrami nga Rodogoshi i Tropojës, deshmitarë dhe bashkëvuajtës në burg me Mark Tunxhin e Marsh Palin, ka deshmuar se: “Mark Tunxhi, duke ecur në korridorin e burgut me duart e lidhura nga pas, thoshte shpesh se nuk ia fali vetes gabimin që bana kur e dorëzova atë pushkë me grykë prej vetes”. Dihet fakti që po të rezitonte me luftë si në Markaj me Talush Palin, mbase do të kishin shpetuar, por e sigurtë do të ishte fundi tragjik i familjes ku ndodheshin të strehuar atë natë.
Në lidhje me fundin tragjik të Mark Tunxhit dhe të nacionalistëve të tjerë që nuk e pranuan bashkëpunimin antishqiptarë me sherbimet sekrete të ish Jugosllavisë, Mustafë Xhemaili (Prishtinë 2004, cituar nga M Palnikaj) ka shkruar: “Kur u prish Beligradi me Tiranën në vjetin 1948, një pjesë shqiptarësh në Shqipni, të cilet ishin kundra qeverisë shqiptare përfituen nga rasti dhe kaluan kufinin dhe hynë në Jugosllavi… Me qëllim dhe me shpresë me e ba Shqipninë republikë të shtatë të jugosllavisë, Tito me qeverinë i vetëdetyruan shumë prej ktyne emigrantëve me shkue në Shqipni si terrorista. Një pjesë mergimtarësh e pranuan këtë farë misioni, por pjesa më e madhe pranoj edhe vdekjen por jo me ua dorëzue serbëvet shtetin shqiptar. Ata njerëz ishin kundra rregjimit por ju kundër ekzistencës së shtetit të lirë shqiptarë. Për këtë, marshalli Tito filloj e i mbyti pa kurrëfarë mëshire dhe me turtura çnjerëzore të gjithë ata që nuk pranuan me u ba vegla të lakmive të tija…Mbyti kështu Mehmet Ali Bajraktarin me 43 shokë, mbyti Cen Elezin, mbyti Dan Kaloshin, mbyti Bilal Kolen me krejt farë e fisin, mbyti Marka Bib Vokrrin me 18 shokë, mbyti Skender Bardhosh Laiqin, mbyti Mark Tunxhin me 3 shokë, mbyti Gjon Destanishtën, etj. Numri i emigrantëve që Tito dhe qeverija jugosllave i mbyti në turtura i kaloj 360 burra. Vorret e këtyne dëshmorëve të bekuem nuk dihen, por dihet se shumicën e kufomave të tyne i hodhën në lumin e Vardarit të Shkupit shqiptar”.
Me datën 7 Korrik 1951, në afërsi të kronit në Pirra të Luzhës, në një pritë që sipas njerëzve të asaj kohe, është organizuar nga Mark Tunxhi, është vrarë Prend Qerim Ndrepepaj nga Stakajt e Gjonpepajve. Dëshmitarë në këtë ngjarje kanë qënë edhe disa aksionistë të tjerë nga Nikaj-Mërturi. Është thënë dhe thuhet që një përson nga Tetajt (që nuk jeton më), e ka parë, e ka dëgjuar dhe e ka njohur Mark Tunxhin që vrau për hasmëri Prend Qerimin, pasi i ka thënë: “bani të fala Zef Markut”.
Në këtë mënyrë, ekzekutimi i Mark Tunxhit dhe i Marash Palit nga ana e policisë dhe shërbimeve sekrete jugosllave, duket që është bërë pas vitit 1951. Në këtë drejtim, ka edhe një pohim të bërë nga ana e djalit të madh, Prel Mark Vatnikajt (intervistë e vitit 2008), sipas të cilit, ekzekutimi i babës së tijë Mark Tunxhit, është kryer në vitin 1952 në burgun e Pejes.
Pavarësishtë nga ekzekutimi i Mark Tunxhit, Marash Palit, etj, rendësi ka fakti i njohur që ata nuk janë pajtuar as përkulur kurrë ndaj dhunës as terrorit komunist. Këta trima të rrallë, kurrë nuk bashkëpunuan as me me komunistet shqiptarë, as me komunistet jugosllav dhe as me sherbimet antishqiptare të vendeve të tjera fqinje. Ata qëndruan dhe vdiqën në rrugën e drejtë të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Asnjëri prej tyre, që nga dita e luftes së zhvilluar në Markaj të Mërturit e deri në ditën që ata mbyllën sytë në burgjet e ish Jugosllavisë, nuk i panë më as gratë, as fëmijet dhe as vllezërit e të afërmit e tyre që u shkatërruan nepër burgjet dhe kampet komuniste deri në vitin 1990. Njëlloj si jeta dhe qëndresa fisnike e Mark Tunxhit dhe e Marash Palit, është edhe edhe jeta e qëndresa e ndritur e grave dhe fëmive të këtyre familjeve në burgjet dhe kampet e komunizmit.
Dihet nga të gjithë fakti që fëmijet, vëllezërit, të afërmit dhe miqësia e nacionalistëve, persekutoheshin kudo, çdo ditë e në çdo gjë, madje edhe në ditën e vdekjes dhe të varrimit të tyre. Për këtë rast, vlen që të kujtoj atë që ka ndodhur në ditën e vdekjes dhe varrimit të mendjendriturit, Tunxh Miftari, baba i Mark Tunxhit. Shpia e Tunxh Miftarit, për shkakun e qëndrimit antikomunistë të Markut, ishte djegur e rrënuar nga partizanët, ndërsa Tunxhi dhe antarët e tjerë të familjes kishin përfunduar në kampin e Tepelenes.
Pasi u lirue nga denimi, Tunxhi është kthyer në Shëngjergj dhe ka jetuar me kushërinin e vet, Nosh Ujken. Sipas regjistrave, Tunxhi ka vdekë me 14 Shkurt 1952, në moshën 97 vjeç. Organet e pushtetit vendor dhe strukturat e atëhershme të sigurimit të shtetit komunist spihunonin, rregjistronin dhe persekutonin të gjithë ata që shkonin me i dhënë lumtumiren e fundit njeriut të dashur të tyre, aq më tepër atij që kishte shërbyer për 30 vite me radhë si bajraktarë i urtë e me mendje të ndritur. Si në asnjë rast tjetër, komunistët e ndaluan vajtimin dhe ndihmen që sipas zakonit mijëravjeçarë të vendit duhej bërë ndajë familjes që drejtonte mortin e bajraktarit. Në këto kushte represioni e spihunimi, Lul Sokolja, bija e Sokol Zenunit të Bushgjokajve të Btoshës, e martuar me Zef Mark Susajn e Lekbibajve, e sfidoj rrethimin dhe egersinë komuniste duke e vajtue bajraktarin e Mërturit sipas traditës shekullore të vendit. Tunxh Miftari i ka pas marrë flokët Lulash Zef Susajt dhe Katerina Zef Susajt, dy fëmijëve të Lul Sokoles. Si kurrë më parë, edhe pse kishte vdekur njëri nga bajraktarët më të mirë e më jetëgjatë në malësit e Mbishkodres dhe të Luginës së Drinit, rreth te vdekurit nuk kishin lënë që të grumbulloheshin më shumë se 15-20 njerëz të cilët nuk guxonin të bënin zë. Përballë sigurimsave dhe komunistëve të egër, injorantë e fanatikë, Lul Sokolja e vajtoj Tunxhin duke i thënë: “Tish kan koha si është kanë/ 10 bajrak t’kin ardhë në gjamë/ Dukagjini anë për anë/ Oborri as arat s’ti kishin nxanë”. Pas këtyre fjalëve, në kundërshtim me të gjitha rregullat e traditës së mortit, kan ndërhyrë komunistët dhe drejtuesit e e verbër të pushtetit vendor, e kanë kapur Lulen nga krahët dhe e kanë larguar me forcë. Ndërsa Nik Zeneli i Zenel Selimit të Pjetërgjikajve të Btoshës, në atë ditë të mortit të Tunxh Miftarit, sipas traditës kishte sjellur për ndihmë ushqimore një skop (cjap të majmur) për të bërë darken e mortit. Drejtuesit e shtetit komunist që survejonin dhe terrorizonin njerëzit që vinin për ngushëllime, e thirrën Nik Zenelin, e kritikuan ashpër dhe më pas e denuan me dy vite burg. Ndërsa për pasardhësit, për familjet dhe të gjithë miqësinë e vëllezërve, Marash Pali, Talush Pali, Balish Pali, Kol Pali dhe Vogel Pali, deri në vitin 1991, nuk ka patur asnjë liri dhe asnjë të drejtë, përveç punës në frontet më të rënda e më të largëta, si dhe jetës nën survejim e nepër burgjet dhe kampet më të vështira të diktaturës komuniste.
- Jeta në burgun e Tropojes dhe në kampin e Tepelenës
Përveç tmerrit që ka parë e dëgjuar në ditën e rrethimit të banesës në Markaj, dhe rreth 3 javët e para të qëndrimit të tyre në burgun e Tropojës, Len Marashja dhe familja e sajë kanë kaluar edhe 9 vite të tjera në kampin e Tepelenës.
Ngjarjet që ajo kujton, dëshmojnë për një shoqëri të prapambetur e të goditur rëndë nga veset dhe sjelljet antinjerëzore të shfaqura aq shumë në administratën politike e shtetërore të vendit.
Lena tregon se si sëbashku më nënën, kushërijtë dhe dy vëllezërit e sajë Martinin dhe Palin, fillimishtë i kanë mbajtur për rreth 3 javë në burgun e Tropojës, e më pas i kanë nisur për në kampin e Tepelenes. Në atë kohë Lena ka qënë 6 vjeçe, ndërsa vëllau i sajë Martini ka qënë 8 vjeç. Lena kujton se si, edhe në mesin e asaj urrejtje dhe egërsie ndaj të ashtuquajturve “armiq të popullit”, e që në fakt ishin gra e fëmijë të pafajshëm, kishte edhe njerëz të mirë që rrezikonin dhe sakrifikonin për t’i ndihmuar të fëmit dhe familjet e burgosura. Një nga këta njerëz ka qënë një kapterr i panjohur, por që i ka ndihmuar fëmit e burgosur të Marsh Palit e të Talush Palit. Lena dhe Martini, pavarësishtë nga interesimi i tyre, kurrë nuk arriten që ta mësojnë emrin e tijë. Lena kujton mënyrën se si kapterri shpirtëmirë që bënte shërbim tek ahuri ku ishin mbyllur fëmijet e familjes së Marsh Palit, vinte natën vonë dhe na linte në dritare copa buke, ndonjëherë na linte edhe gavetën me pak fasule që ndante nga rracioni i tijë dhe largohej fshehurazi për të mos e diktuar askush. Lena thotë se edhe në shpellën e dreqit të asaj kohe, është gjëndur një njeri me shpirt të mirë që ka ndarë kafshatën e bukës me familjen tonë.
Një tjetër rast tjetër i humanizmit njerëzor lidhet me mënyrën se si Beqir Ndou nga Shëngjergji, një ish kuadër i lartë i luftes nacionalçlirimtare dhe ish drejtues i lartë i strukturave të ushtrisë dhe policisë në Malësinë e Gjakovës, ka rrezikuar aq shumë duke ndërhyrë për të shpetuar nga burgu dhe pushkatimi i sigurtë Mark Zenun Hasën, dajën e fëmive të Marash Palit.
Në ato kohë të vështira, Beqir Ndou arriti me ua ambushë mendjen oficerave të tjerë të ushtrisë dhe policisë duke ju thënë se: “Mark Zenuni është budalla, ai ju ka dhënë bukë Mark Tunxhit e Talush Palit, pa i njohur fare se kush janë e nga vijnë”. Dihet që Beqir Ndou, Gjin Marku, etj, janë disa nga ato kuadrot e lartë të ushtrisë që guxuan të kundërshtojnë që në fillim instalimin e diktaturës komuniste dhe devijimin e luftes nacionalçlirimtare në vatra dhe segmente të vëllavrasjes. Dihet se si Beqir Ndou dhe Gjin Marku, ishin të parët që kanë kundërshtuar brutalitetin ndajë familjeve tradicionale, ata kanë kundërshtuar interrnimet, burgosjet dhe dhunën e pashëmbullt që ushtrohej ndajë kundershtarëve politikë të komunizmit.
Për këtë arsye, Beqir Ndou, Gjin Marku, etj, janë menjanuar e përçmuar, janë burgosur e dhunuar, janë persekutuar me shpi, me familje, me farë e me fis. Lena kujton se si vuajtja më e madhe për fëmijët dhe të afërmit e familjeve të Marash Palit e të Talush Palit, ka filluar në kampin famëkeq të Tepelenës për të vazhduar edhe pas rikthimit në Markaj në një tokë e banesë të ftoftë e të shkretuar si mos më keq.
Bashkë me gruan e Marash Palit (Drande Alijen) dhe të katër fëmijet e sajë, në kampin e Tepelenes ndodhej edhe gruaja e Talush Palit me dy fëmit e sajë të vegjel, Gjin Talushin dy vjeç dhe Kujtim Talushin që ka lindur pak kohë pas mbërritjes së familjes në kampin e Tepelenës.
Lena kujton se si fillimishtë djalin e dytë të Talush Palit e pagëzuan me emrin Kujtim Talushi, ndërsa më vonë ndërhyni vigjilenca e partisë dhe ia ndërroj emrin duke ia bërë Ndue Talushi. Pas disa vitesh, nëna e tyre është martuar në Thethë, ndërsa të dy djemtë e vegjel të Talush Palit që ndodhej në arrati (Gjin Talushin dhe Ndue (Kujtim) Talushin) i ka mbajtur dhe rritur Drande Alija, bij e Hasajve të Currajve dhe gruaja e Marash Palit të Markajve të Mërturit.
Lena kujton edhe mënyrën se si në vitet 1980, kohë kur në minierat e kromit kerkoheshin skllever të fuqishëm e me moshë të re për t’u përdorur për punë të papaguar, strukturat e partisë dhe të sigurimit të shtetit, e pikasën Ndue Talushin, e planifikuan për ta arrestuar dhe sipas praktikës së njohur të kohës, sajuan edhe një ngjarje turpëruese për familjen fisnike të Marash Palit dhe Talush Palit, kështu e mbyllën lojën duke e arrestuar Ndue Talushin me një akuze të paqënë. Lena tregon edhe për mënyrën se si me këtë rast u organizue edhe një gjyq publik për Ndue Talushin, duke keqpërdorur si deshmitarë të rrëmë një plakë të shantazhuar e të mbetur pa njeri. Me këtë gjyq të ngritur mbi kurthe dhe akuza të montuara, nga njëra anë u synue për të turpëruar qëndresën fisnike të familjes së madhe të Marsh Palit e të Talush Palit, ndërsa nga ana tjetër u dërgue edhe një skllav tjetër i ri dhe i fuqishëm në minierën e kromit në Krastë të Martaneshit. Ishte koha që punohej sipas parullës “kromi çan bllokadën”. .
Pas lirimit nga burgu, Ndue Talushi pothuajëse i shkatërruar nga vitet e rënda të punës në minierë dhe nga akuza turpëruese për një vrasje që nuk e kishte kryer, nuk është kthyer më në Tropojë, porë ka vazhduar që të jetojë në Krastë ku ka punuar si minatory I kategorisë së lartë në minieren e kromit në Batër.
Ndërsa rreth vitit 1996, Ndue Talushi i lindur në Tepelenës, ka dalë në pension të parakohshëm dhe ka ndertuar një banesë në periferi të qytetit të Shkodres ku vazhdon që të jetojë me familjen e tijë.
Lena kujton edhe një ngjarje tjetër të rëndë që ka ndodhur në familjen e sajë. Kjo ngjarje ka të bëjë me vdekjen Balish Palit, mixhës së sajë që ka vdekur nga turturat dhe eksperimentet çnjerëzore që janë bërë me trupin e tijë. Pas vdekjes së llahtarshme të Balish Palit, për gruen e Marsh Palit (Drande Alijen), u shtuan edhe dy palë jetima të tjerë e që ishin fëmijet e kunetërve Balish Pali e Kolë Pali.
Në këtë mënyrë, Drande Alijes, grues së Marsh Palit i ra barra e rëndë e rritjes dhe e kujdesit të gjatë për katër palë jetima, për fëmijët e Marashit, të Talushit, të Kolës e të Balishit. Drande Alija ka qënë një grua shumë e fortë, ajo nuk i braktisi asnjë ditë 4 fëmijët e sajë dhe as 7 fëmijët e vëllezërve të burrit. Ndonëse ishte vetëm një krah pune, me ndihmën e Zotit arriti që ti mbajë fëmijët e bashkuar, më pas arriti që ti martojë e ti ndihmojë deri në ditën e fundit të jetës së sajë.
Lena tregon edhe për mënyrën se si edhe në kampin e Tepelenës, krahas njerëzve të mbushur me urrejtje, ligësi dhe dhunë, ka parë dhe takuar edhe njerëz të mirë të cilët i ndihmonin të burgosurit dhe të interrnuarit me ato pak mundësi që kishin.
Në këtë kontekst, ajo kujton faktin se si përgjatë 9 viteve të interrnimit, është ngopur vetëm një herë me bukën që ua pati dhënë një nënë labe e cila jetonte në afërsi të kampit.
Lena e kujton atë ditë të nxehtë korriku kur sëbashku me fëmijët e tjerë, kaluan përmes vrimave të vogla të telave të kampit dhe shkuan për të mbledhur manaferra. Aty në afërsi të kampit ndodhej një shtëpi e vogël njëkatëshe në të cilën jetonte një grua rreth 60 vjeçe e cila i kishte parë edhe herë të tjera fëmit e zbathur e të uritur që dilnin nga telat për të mbledhur manaferra. Lena tregon se si atë ditë, gruaja labe na e bani me dorë që të afroheshim dhe na ftoj më zë të ulët që të futeshim Brenda sepse kishte gatuar një bukë gruni të cilën na e vuni përpara me kos, me gjalpë e me copa djathi. Lena kujton se si gjatë kohës që ajo dhe fëmijët e tjerë po hanin bukë, plaka labe i shikonte dhe qante për që dukeshin të trembur, të uritur e të bërë kockë e lëkurë nga kequshqyerja.
Ndër të tjera, pas rreth 70 vitesh, Lena e kujton me rrespekt edhe sakrificën dhe mënyrën se si shpetoj nga vdekja Xheka, furrëxhiu shpirtëmirë i kampit që i ndihmonte familjet me shumë fëmijë duke ju dhënë bukë tinëz dhe mbi racionin. Kur e diktuan që Xheka na jepte bukë mbi rracionin (ishim 11 fëmijë), e kapën, e rrahen në sy të njerëzve që kish ushqyer, e zhveshën, e lyen me mjaltë dhe e lidhen në trupin e një lisi të trashë e të mbushur me milingona (bubrreca). Për më pak se 10 minuta, pamë se si trupi i Xhekës u mbush plot me bubrreca dhe se ai filloj të bertiste nga dhimbjet e pickimit. Për fatin e tijë të mirë, krejtë rastësishtë, atë ditë erdhi nga Tirana një makinë e vogël inspektimi. Kur e pane inspektorët këtë lloj turture publike, u habitën dhe kerkuan shkakun dhe autorët që e kishin shpikur këtë lloj vdekje të llahtarshme.
Inspektorët e ardhur nga Tirana, pasi e mësuan shkakun se përse ishte denuar Xheka, i thirrën autorët dhe urdhëruan lirimin dhe mjekimin e tijë të mënjëhershëm. Lena kujton se si edhe Ndoci që është djali i Xhekës, që ka lindur në kampin e Tepelenës e që tani jeton në Hotin e Ri në afërsi të Shkodres, është po aq punëtorë dhe shpirtëmirë si i jati, dhe që edhe sotë e nderojnë dhe e respektojnë të gjithë ish të burgosurit në kampin e Tepelenës.
Në ato pak orë që bisedova më të, Lena me tregoj edhe për me vdekjet e përditëshme të grave dhe të fëmive të zhveshur e të kequshqyer. Për fat të këq, vdekjet e fëmive të vegjel ishin bërë ngjarje të zakonshme, aq sa njerëzit kishin filluar të gjenin ngushëllim me faktin që i vdekuri shpetonte njëherë e mirë nga uria, nga pisllëku, nga fyerjet, nga terrori dhe nga trajtimi çnjerëzor që ofronte kampi.
Gjatë 9 viteve që ajo ka qëndruar në kampin e Tepelenës, thotë se kanë vdekur aq shumë njerëz, saqe brenda pak vitesh, fusha afër kampit ishte mbushur me varre dhe u dha urdhëri për t’i varrosur në rërën e shtratit të lumit Vjosa.
Lena kujton se si njerëzit që vdiqën nga të ftoftit dhe uria e atyre viteve, shumica e të cilëve ishin fëmijë që vdiqën nga epidemia e fruthit, nga dizanteria dhe nga mungesa e shërbimit mjekësor, u varrosën shumë cekët në rërën e lumit, shpesh herë të përbuzur e të tallur nga shprehjet vulgare të disa gardianëve injorantë që thoshin “ushqim për peshqit”.
Lena kujton edhe tmerrin që kanë parë dhe përjetuar në ditët e paharruara kur në kamp kanë mbërritur edhe rreth 3000 gra, pleq e fëmijë nga Mirdita. Pas mbipopullimit të kampit me familjet e ardhura nga Mirdita, në kamp nuk ka patur më asnjë kujdes njerëzor, asnjë mëshirë, asnjë hapësirë për të jetuar. Për më tepër u përkeqësue edhe më shumë rracioni i bukës dhe sasia e cilësia e ushqimit. Familjet e malësorëve të ardhura nga Mirdita, Puka, Malësia e Shkodrës, Dukagjini, etj, dallonin shumë nga familjet e ardhura nga zonat dhe krahinat e tjera. Në radhë të parë dallonin për shkallën e lartë të varfërisë së tyre, kishin veshje të pakëta e copë copë, kishin solidaritet dhe sedër të madhe, mbi të gjitha kishin aftësi për të mbijetuar në ato kushte të vështira me uri, me të ftohtë e pa rroba me shtrue as me veshë.
Familjet e ardhura nga krahinat malore të Veriut të vendit, dalloheshin edhe për faktin se ishin ekstremishtë të dëmtuara. Dalloheshin sepse burrat ishin vrarë ose ishin arratisur, ndërsa në burg ishin mbyllur vetëm gratë dhe fëmijët e pafajshëm e të mbetur pa asnjë ndihmë apo mbështetje nga jashtë. Këto familje kishin ardhur nga largë dhe pjesës më të madhe të tyre nuk kishte kush me ju ardhur për vizitë e as për t’u sjellë ndonjë rrobë apo edhe ndonjë ushqim. Në këtë kontekst, Len Marashja kujton edhe katër realitete të tjera që për vlerat morale dhe historike që kanë, ia vlen që të shkruhen, të kujtohen e të admirohen në breza.
Së pari, ajo tregon për mënyrën se si të gjitha gratë dhe vajzat e kampit, meqenëse nuk kishin asnjë ndihëm nga familjet e tyre të largëta e të shkatërruara nga lufta vëllavrasëse. Ato nuk kishin as spango dhe as pënjë për të qepur rrobat e rreckosura të trupit dhe as të fëmive të tyre. Ato nuk kishin asgjë të re për t’u veshur fëmijëve të vegjel gjatë dimërit. Në këto kushte, shumica e tyre i pren flokët e tyre dhe i bën pënjë, çorape dhe fanela për fëmijët e tyre të vegjel. Lena tregon se si të gjitha gratë e vajzat katolike që arriten në atë kamp me flokë të gjata e të bëra bystek, dolen prej andej me flokë të prera. Lena kujton se si nëna e sajë që e para që preu flokët e veta dhe të vajzave për t’i bërë çorapë e jelek Kujtim (Ndue) Talushin, djalit të Talush Palit që lindi pak ditë pasi familja e Marash Palit kishte arritur në kampin e Tepelenës. Lena sjell në kujtesë edhe gruan e Mark Tunxhit që i preu flokët e sajë shumë të bukura dhe i përdori për të thurë çorape e triko për djalin e sajë, Prel Markun.
Lena sjell në kujtesë edhe Drande Jaken, gruen e Vuksan Prekës së Bushgjokajve që e mbajti mend varrin e djalit të vdekur e disa ditë para lirimit arriti me e ç’varrosur dhe me i transportue fshahurazi për ta varrosur në varrezat e familjes në Btoshë.
Në këtë mënyrë, pavarësishtë se në kampin e Tepelenës kanë vdekur mbi 400 fëmijë të familjeve katolike, gratë dhe vajzat katolike, me çorapet dhe jelekët që thuren me flokët e tyre, arritën që të shpetojnë nga vdekja e sigurtë mbi 1500 fëmijë të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë edhe sotë. Në këtë rast, Lena kujton faktin që vetëm nga familja e Marsh Palit, pas 9 viteve të qëndrimit në Kampin e Tepelenës, vetëm falë sakrificës së grave dhe vajzave që ju bënë fëmive triko dhe çorape me flokët e kokës, arritën që të mbijetojnë 11 fëmi, ku më i vogli ishte Ndue Talushi që lindi në Tepelenë dhe më i madhi ishte Martin Marshi i Marsh Palit që kishte hyrë në atë kamp kur ishte 8 vjeç. Në këtë mënyrë mbijetuan nga kequshqyerja, nga sëmundjet dhe nga i ftohti i kampit të 4 fëmit e Marash Palit (Lena, Martini, Pali dhe Zoja), për fat mbijetuan edhe të dy djemtë e Talush Palit (Gjini dhe Kujtimi-Ndou), mbijetuan edhe dy vajzat e Balish Palit (Filja dhe Dukatja), mbijetuan edhe tri vajzat e Kol Palit (Naqja, Maria dhe Prenda). Kështu që pas mbarimit të dënimit, kjo familje me 11 jetima e me një krah pune (Drande Alijen) është kthyer dhe ka jetuar në Markaj të Mërturit, duke e nisur edhe njëherë punën dhe jetën nga hiçi e pa asgjë, përveç jetës e shpirtit.
Së dyti, nga koha e qëndrimit në kampin e Tepelenës, Lena kujton edhe sakrificën e madhe të dajës së vet Pal Alia, i cili ka udhëtuar dy herë me këmbë nga Currajt e deri në Tepelenë për të pa e për të ndihmue me rroba e ushqime motren, nipat dhe mbesat e veta. Në atë kohë, Pal Alia nga Kodër Shkalla e Currajve, ka udhatuar dy herë me këmbë dhe i ngarkuar me rroba e ushqime nga Hasajt e Currajve e deri në Tepelënë. Ka udhëtuar me këmbë dhe i detyruar për të qëndruar e fjetur jashtë, edhe për shkak se me vete, i kishin dhënë në besë edhe dy gra nga Nikaj-Mërturi të cilat shkonin për me pa djemtë që i kishin në Kampin e Tepelenës. Lena e kujton që njëra nga gratë ka qënë Keqore Sokolja, motra e nacionalistit Nik Sokol Bushgjokaj. Keqore Sokolja ka udhëtuar dy herë për me pa djalin e sajë Gjon Ndojen e Ndoj Palit të Mserrit. Për ata që kanë lindur pas vititit 1970, kujtoj që Ndoj Pali është vëllau i Hot Palit të Mserrit. Aq e vështirë dhe e largët ka qënë rruga më këmbë nga Tropoja në Tepelenë, saqe përveç dajes (Pal Alisë), gjatë 9 viteve të interrnimit, askush tjetër nga Nikaj-Mërturi, nuk ka mundur me ju shkue për ndihmë as vizitë në kampin e Tepelenës.
Së treti, Lena tregon edhe për kushtet skandaloze të ushqimit. Ajo kujton se si në kamp shpërndahej vetëm nga 400-600 gr bukë/njeri dhe nga një garuzhde me fasule të ziera e me pak kokrra. Aq keq ishte puna me ushqimin, saqe gjatë dimrit ndodhte që nuk raportoheshin menjëherë të vdekurit, kjo bëhëj për të përdorur për ca vakte bukën dhe garuzhdën e fasuleve të racionit të tyre. Në lidhje me këtë problem, Lena tregon edhe për mënyrën se si fëmijët dilnin fshehurazi nga telat dhe mblidhnin lend (fara bungu) të cilat i piqnin dhe hanin në vend të bukës. Edhe gjatë korrjes dhe fshirjes së grurit, fëmijët dilnin nga telat e rrethimit dhe mblidhnin kallinjët dhe kokrrat e grurit të mbetura në arë dhe i zienin për t’u ushqyer. Ajo kujton se si njëri nga policët e pamëshirshëm të kampit e që thirrej me emrin Selfa, sa herë që diktonte zjarret dhe kusiat e të interrnuarve që zienin grurin, shkonte dhe ua derdhte me shqelma. Përkundrejt sjelljes së këtij idjoti, Lena kujton edhe sjelljen njerëzore të njërit prej kontrollorëve të përditshëm të kampit që sa herë që numëronte fëmijët e shtrirë për tokë, thoshte më zë të ulët “ndihmoj o Zot” dhe sytë i kishte gjithmonë të përlotur. Kjo tregon për atë faktin e njohur që edhe në diktaturën më të egër e më çnjerëzore, edhe në ditën më të zezë, tek shqiptarët e të gjitha krahinave dhe feve, gjithnjë ka jetuar dhe ka ekzistuar njerëzillëku, mëshira dhe respekti i njerëzve të mirë.
Së katërti, Len Marashja nuk harron që të tregojë edhe mënyrën se si dy vajza të ardhura në këmbë që nga Malësia e Gjakovës e deri në Tepelënë, arritën që të sfidojnë diktaturën komuniste duke u bashkuar me të fejuarit e tyre që ishin mbyllur në kamp. Këto vajza të rritura në traditën dhe në vatrat më të mira të shqiptarizmës, u bën nuse në kampin e Tepelëns, duke patur për bazë ndjenjat e tyre dhe fjalën e dhënë të babës së tyre. Ato nuk e prishën fejesën as fjalën e dhënë sipas zakonit shekullorë të familjeve shqiptare, ato nuk e zevendësuan traditën as fjalën e babës së tyre me të ashtuquajturat “normat e reja të jetës socialiste”, përkundrazi shkuan nuse tek të dashurit e zëmrës së tyre që jetonin me 600 gr bukë misri në ditë, shkuan pa pajë, pa muzikë e pa dasmorë.
Lena kujton faktin që në të të njëjtën kohë me familjen e Marsh Palit të Markajve, në kampin e Tepelenës ishte interrnuar edhe familja nderuar e Ali Brahimit të Zherkës. Përpara se të arratisej, Ali Brahimi e kishte fejuar djalin e vet me vajzën e Avdyl Qerimit të Fangut.
Pas arratisjes së Ali Brahimit, familjen e tijë e arrestojnë dhe e dergojnë në Tepelenë, ndërsa sipas normave të reja të jetës socialiste, familjes së vajzës apo të djalit (sipas rastit), i kërkohej që të prishte miqësinë me familjen apo me fisin e arratisur apo të burgosur. Në këtë situatë, në kundërshtim me të gjitha normat dhe zakonet shekullore të vendit, janë urdhëruar dhe janë prishur me qindra e me mijëra miqësi të shkelqyera në të gjithë shqipërinë. Me urdhërin e partisë i braktisën gratë, fëmijët dhe miqësitë edhe të ashtuquajturit intelektualë mediokër e karrieristë që në vitet 1950-1960 ishin martuar me ruse, polake, çeke, franceze, etj. Fara dhe tradita shqiptare, pavarësishtë nga titujt, nga gradat dhe nga lavdet e pamerituara të diktaturës, do ti kujtojë me përbuzje dhe me neveri të gjithë ata mediokër që abuzuan dhe shkaktuan drama me jetët e njerëzve që u besuan dhe u mashtruan prej tyre. Në vazhdën e traditës shqiptare, miqësia dhe martesa respektohen në ditë të mirë e të keqe. Kështu ndodhi në rastin e vajzes së Avdyl Qerimit të Fangut që akoma mbahet mend si njëra nga vajzat më të bukura të malësisë e cila udhëtoj drejtë e në kampin e Tepelenës ku u bashkue Mehmet Alinë, djalin që i kishte dhënë fjalën ajo dhe familja e sajë. Lena kujton se si nga kjo martesë e bekuar nga Zoti dhe nga të dyja familjet, Mehmet Alisë (së Ali Brahimit të Zherkës) i fali Zoti katër djem të mrekullueshëm që u linden dhe u rritën nepër kampet famëkeqe të komunizmit e që sotë jetojnë e punojnë me sukses dhe faqe të bardhë në Shqipëri dhe në SHBA.
Në një bisedë që këto ditë kam patur me dy intelektual dhe njohës shumë të mirë të historisë së familjeve dhe vllaznive të Tropojës, mësova se si Ali Brahim Zherka, ka qënë partizan shumë trim dhe njëri nga kundërshtarët e hershëm të vijës së ashpër dhe degjenerimit të luftës çlirimtare në vëllavrasje. Mësova se si ai, deri në vitet 1980-1985, ndonëse i arratisur jashtë vendit, mbahet mend si qitësi më i mirë në garat europiane të qitjes. Shokët e mi të moshuar me treguan se si gjatë kohes që Ali Brahimi ishte partizan dhe bënin qitje duke e provuar nishanin me zogjtë në fluturim, ishte aq i përpiktë në shënjë, sa të gjitha goditjet e plumbave të shkrepur nga arma e tijë ishin në kokën e vogël të zogut. Pavarësishtë nga kontributi dhe fama e Ali Brahimit në luftën nacionalçlirimtare, për shkak të papajtueshmërisë së tijë me udhëheqjen politike të pasluftës, u detyrua që të arratisej, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tijë përfunduan në kampin e tepelenës. E diftova këtë rast për të pa mënyrën se si tradita më e mirë e njohjes dhe e miqësive tradicionale, arriti që të triumfoj mbi dogmat dhe të ashtuquajturat norma të reja të jetës komuniste, sipas të cilave fejesat, martesat dhe miqësitë duheshin bërë sipas pëlqimit dhe urdhërit të partieë duke preferuar familjet dhe njerëzit me sjellje dhe biografi komuniste.
E njëjta ngjarje ka ndodhur edhe me Bub Qunën, ka qënë vajza e vetme e Qun Kolës së Paplekjave. Disa kohë përpara se të arrestoheshin e të burgoseshin familjarët e Mark Tunxhit në Tepelenë, Tunxh Miftari e pati kerkuar vajzën Qun Kolës për ta marrë nuse për nipin e tijë dhe sipas zakonit e pati zënë për djalin e Mark Tunxhit.
Dihet që familja e Qun Koles ka qënë dhe është njëra nga familjet më të mira të fisit të Nikajve. Për këtë arsye, edhe pse kësaj familje i ishin pushkatuar dy djem të ri nga forcat e sigurimit dhe të policisë së shtetit komunist (Halil Quni dhe Nik Delia), bajraktari i Mërturit vendosi që të lartësoj edhe më shumë farën dhe familjen e tijë duke e martuar nipin e tijë Prel Markun me një vajzë të një familje shumë të mirë të fisit të Nikajve
Në këto kushte Qun Kola, shumë kohë përpara përplasjes që ndodhi në Markaj midis Mark Tunxhit dhe forcave të sigurimit dhe të policisë së shtetit komunist, e pati pirë kafën e miqësisë dhe e pati dhënë fjalën e vajzës. Pas ngjarjes së ndodhur në Markaj e që u mbyll me dy të vrarë, Mark Tunxhi është arratisur, ndërsa djalin e tijë Prel Markun bashkë me antarët e tjerë të familjes, i arrestuan dhe i mbyllën në kampin e Tepelenës.
Edhe kjo familje, në ditën e arrestimit, përveç rrobave të trupit nuk është lejuar me marrë asgjë me vete. Kohë pasi familja dhe djali i Mark Tunxhit ishin mbyllur në kampin e Tepelenës, vajza e bukur e Qun Kolës (Bub Qunja), me bekimin dhe me përcjelljen e babës së sajë, u nis më këmbë nga Lekbibajt e pas 13 ditëve arriti në kampin e Tepelenës ku u bashkue me Prel Markun, të fejuarin e vet.
Nga kjo martesë tradicionale, e bekuar nga të dyja familjet dhe nga vetë Zoti, lindën dhe u rritën 6 djem, ata janë Marku, Sokoli, Zefi, Gjergji, Viktori dhe Tunxhi, si dhe një vajzë e pagëzuar me emrin Liza Prel Vatnikaj.
Në këtë mënyrë, nga kjo martesë e bekuar, u rrit dhe u përtëri si asnjëherë më parë shpia e nderuar e bajraktarit të Mërturit. Bashkë me këtë rritje, sipas traditës më të mirë shqiptare, Prel Marku dhe Bub Qunja, ripërtërinë edhe emrat e dijetarëve, të nacionalistëve dhe të martirëve të pavdekshëm të kësaj vatre atëdhetare. Kështu tek emrat e fëmive të Prel Markut, janë ripërtërirë dhe përjetëuar deri në ditët e sotme emërat e nderuar të Tunxhit, të djalit të tijë Markut, dhe të nipit Zefit. Në këtë mënyrë, tradita dhe vazhdimësia e pastër e Nikaj-Mërturit, e sfidoj dy herë doktrinën dhe dokrrat komuniste sipas të cilave edhe fejesat, edhe martesat, madje edhe emërat duheshin lënë sipas frymës dhe porosive të partisë. Herën e parë diktatura është sfiduar nga martesa e Prel Markut me Bub Qunën, martesë e bërë sipas zakonit dhe fjalës së mbajtur nga të dyja familjet, dhe herën e dytë është sfiduar përmes përtëritjes së tre emërave të sipër përmendur të nacionalistëve antikomunistë të familjes së bajraktarit të Mërturit (Mark Tunxh Vatnikajt i vrarë nga UDB), Zef Mark Vatnikajt i vrarë në vitin 1947 nga komunistët, Tunxh Miftar Vatnikaj, për 30 vjetë ka qënë prijës dhe fjalë e parë e fisit të Mërturit).
Për ata që rezistuan dhe mbijetuan nga sulmet, nga vrasjet, nga burgjet dhe nga kampet e komunizmit, për ata që mbajtën gjallë traditën dhe zakonet më të mira të shqiptarizmës, kujtesa, urimet, mirënjohja dhe të gjitha falënderimet e kësaj bote, më duket se prap nuk janë të mjaftueshme. Nga kjo qëndresë dhe vazhdimësi, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë asgjë të keqe sepse e keqja jonë ka buruar dhe vazhdon që të burojë nga ata që e hodhen dhe e shkelin traditën, zakonet dhe fjalën e dhënë, e keqja jonë ka buruar dhe do të burojë nga ata që përkulen para së keqës, që manipulohen, që përdoren, që tjetërsohen e që nuk njohin atëdheun dhe as vlerat morale të kombit as të shoqërisë shqipëtare.
- Lirimi nga Kampi i Tepelenës dhe vuajtjet në Nikaj-Mërturë
Lena kujton se si ne moshen rreth 15 vjeçare, së bashku me Martinin që sapo kishte mbushur 17 vjetë, është liruar nga kampi i Tepelenës. Ndërsa pjesa tjetër e familjes, janë liruar rreth dy vite më vonë. Lena dhe Martini kanë udhëtuar natën dhe ditën deri sa kanë arritur tek shpia e dajës së nënës së tyre që ka qënë Zef Hajdari, në Breg të Lumit të Shalës. Lena ka qëndruar aty për rreth një muaj, ndërsa Martini ka shkue tek shpia për të parë se ç’farë kishte mbetur gjatë kohës së gjatë të interrnimit. Më vonë, Lena ka udhëtuar nga Bregu i Lumit të Shalës dhe ka qëndruar edhe tre muaj të tjerë tek e motra (Zoj Marashja) që ka qënë e martuar tek shpia e Mark Ndoc Neçajt të Mserrit.
Lena tregon se si motra e sajë Zojë Marashja, ka vdekë në moshë shumë të re dhe ka lënë një vajzë që është martuar në Thethë. Më vonë ka ardhë nga Tepelena edhe nëna e Lenes, së bashku më fëmijët e mbetur jetimë të familjeve të Marsh Palit e të Talush Palit. Lena kujton se si me ardhjen e nanës së sajë nga kampi i Tepelenes, të gjithë fëmijët e mbetur jetimë ishin grumbulluar tek shpia e vjetër në Markaj ku kanë jetuar me shumë veshtirësi pa babë, pa mixhë e vetëm me krahun e punës së një gruaje. Nga ajo kohë, Lena thotë se si ajo që na vriste më shumë ishte dëmi dhe presioni që u bëhëj miqve për të bërë divorcin me vajzat e shpisë së Marsh Palit dhe Talush Palit. Lena tregon se si ajo dhe motrat e tjera kanë qënë të fejuara shumë kohë përpara se të ndodhte përplasja me arëm në oborrin e shtëpisë së tyre në Markaj. Ajo kujton që edhe Zojë Qun Susaj ka qënë martuar me Ndue Qerim Niklekajn shumë kohë më përpara se Ndue Qerimi të arratisej. Këto miqësi ishin bërë sipas zakonit me kuvend e me fjalë burrash. Pasi kanë ardhur brigadat partizane në Nikaj-Mërturë, shtabi i luftës më në krye Ndreko Rinën ka qëndrue në shpinë e Mark Dem Susajt në Ndërzhush, kjo për shkak se në atë kohë ka qënë shtëpia 3 kateshe më e mirë e me më shumë dhoma në zone. Shpia e Mark Dem Susajt ka pasë bollëk me mallë e me rroba të pastra Gjakove me shtrue e me u mbulue. Dihet edhe fakti që në atë kohë, Mark Dema pati ndërhyrë tek komandanti i operacionit Ndreko Rina, dhe pati shpetuar nga pushkatimi i sigurtë 27 djem e burra të Nikaj-Mërturit të cilët qën arrestuar dhe ndodheshin të rrahur e të uritur në ahurin e Kol Palit të Gjonpepajve, në pritje për t’u gjykuar e pushkatuar tek Kisha e Nikajve. Shkaku i arrestimit dhe pushkatimit të tyre ishte kundërshtia e disa prej tyre ndaj partizanëve dhe pjesa më e madhe ishin arrestuar për shkak se kishin shoqëruar Pashuk Bib Mirakën në Jug të vendit, ku dhe ishin përplasur me arëm në Tepelenë dhe në Grykën e Dragotit me brigadat partizane. Midis të arrestuarve e të rrahurve nga një partizan me lëkurë të zezë nga Toskëria, kanë qënë edhe Sokol Qun Susaj dhe Ndue Lulash Susaj. Për këtë nderë, kompromis dhe mirëkuptim shumë të madh për atë kohë, Mark Dema ka derguar në radhët e brigadave partizane djalin e tijë, Ndue Mark Susajn (ish sekretari i parë i rinisë antifashiste të Nikaj-Mërturit) dhe kushërinin e tijë, Nik Qun Susajn, njëri nga kuadrat më të mirë të Mirditës dhe të Tropojës së viteve 1946-1951. Pas mbarimit të luftës, Nik Qun Susaj ka punuar dy vite si shoqërues dhe si sekretarë i parë i Bardhok Bibës në Mirditë, ndërsa Ndue Mark Susaj ka punuar në Degën e Punëve të Brendshme në Krujë e më pas në Kurbin ku ka jetuar deri në fundin e jetës së tijë. Lena e kujton me detajë atë kohën dhe ngjarjen kur Nika (kunati i sajë) është kthyer nga Mirdita është caktuar me punë pranë Arif Gashit, ish sekretarë i parë për Tropojën. Ajo tregon se si një ditë kur Nika së bashku me shokun e tijë të luftes, Arif Gashin, po qëndronte përpara zyrave, në karvanin e të arrestuarve që po vinin drejtë burgut të Tropojës, pa të arrestuar edhe motren e tijë Zojë Qunen. Nika iu afrue dhe e pyeti motren se ç’farë kishte ndodhur. Zoja i ka treguar se si pak ditë më parë, pa dijeninë e askujtë ishte arratisur burri i sajë Ndue Qerimi i Kapitit. Arif Gashi e pa Nikën që bisedoj me gruan e arrestuar dhe e kishte pyetur menjëherë se kush ishte ajo gruaja që fole me të. Nika i ka thënë se: “ajo gruaja është motra jote, është vajza e Qun Gjeloshit të Vargut, quhet Zojë Qunja dhe e kanë arrestue se i është arratisur burri pa e pyetur, për këtë punë ajo nuk ka ditë kurrgja”. Arifi e kuptoj situatën dhe bashkë me Nikën e thirrën Zojë Qunen në zyrë dhe e pyetën nëse ka patur dijeni dhe nëse ka plan me u arratisë apo me ndejtë tek shpia e vet. Arif Gashi e ka kuptuar situatën dhe i ka kerkuar Nik Qunit me e marrë motren e me largue që atë natë nga burgu, gjithnjë duke dhënë garanci të plotë që motra e tijë Zojë Qunja, nuk do të tentonte që të arratisej. Nika u ba garant për të motren dhe Zoja e mbajti fjalën duke qëndruar në Kapit e duke i rritur të dyja vajzat dhe djalin. Pasi mbaroj halli i Zojës, për Nik Qunin filluan presionet dhe hallet e tjera edhe më të mëdha. Kjo për shkak se baba i tijë Qun Gjeloshi e Marash Pali, pak kohë më pare se të bëhëj lufta e Talush Palit e Mark Tunxhit me policinë, kishin pirë kafën e miqësisë dhe ishte pre fjala për ndërrimin dhe fejesën e Len Marashes me Pjetër Qunin dhe të Katërin Qunes me Pal Marashin e Marash Palit. Në këtë kohë, Nik Quni, bashkë me administratën e rrethit, ishin transferuar nga Tropoja në Kolgecaj (Bajram Curri) dhe më pas, Nikën e kanë caktuar në Lokalitetin e Lekbibajve. Nika ka patur shumë përvojë, ai ka patur një shkrim shumë të mirë, mbi të gjitha ka patur fisnikëri dhe korrektesë shumë të lartë. Kur ka ardhur me punë në Nikaj-Mërturë, ka filluar edhe goditja fatale për Nik Qunin. Fillimishtë, me kerkesën e menjëhershme të mediokritetit të atyre burrave që nuk kishin shkrepur asnjë pushkë dhe të organeve vendore të partisë, e kanë thirrë Nikën në ish komitetin e partisë së rrethit dhe i kanë kerkuar që të ndërpresë miqësinë me shpinë Talush Palit dhe me shpinë e Ndue Qerimit që ishin shpallur si armiq të partisë e të popullit. Nika ua ka shpjeguar faktin që ato miqësi nuk janë punë as përgjegjësi të tijat por të babës së vet. Ai u ka sqaruar faktin që motrat e tijë, i ka fejuar sipas zakonit baba i vet dhe nuk kishte asnjë mundësi me turpërue babën as ata burrat që për fatin e tyre të keq, tashmë ishin vrarë, ishin djegur, ishin burgosur, ishin interrnuar, ishin arratisur dhe ishin shpallur armiq të popullit. Në këtë mënyrë, Nik Qun Susaj nuk e mohoj asnjëherë fjalën e dhënë dhe as zakonin, nuk pranoj me divorcue as vëllanë nga gruaja (Pjetren nga Lena), dhe as tri motrat nga burrat e tyre që ishin etiketuar si njerëz të padeshirueshëm për partinë dhe për diktaturën e proletariatit. I ndodhur në këto kushte, Nik Quni ka hequr dorë nga të gjitha detyrat dhe funksionet administrative dhe ka punuar gjithë jetën si puntorë krahu në brigadën e Vargut, në ish koperativën bujqësore të Lekbibajve. Lena kujton se si pas marteses së sajë me Pjetër Qun Susajn, kanë lindur dhe edukuar tre djem dhe dy vajza me dije dhe me sjellje të mrekullueshme. Dihet që fëmijet e Len Marashes dhe Pjetër Qunit, kanë qënë nxenësit më të mirë të krahinës, por asnjëri prej tyre nuk u lejue me vazhdue shkollën e lartë vetëm për shkak të “njollës” në biografi që në fakt nuk ishte asgjë më pakë se nderi e respekti më i lartë për traditën, për bukën e për besën e zotit që kurrë nuk u shkel nga daja i tyre Marash Pali dhe as nga vëllezërit e tijë. Si bashkëmoshatarë, di që nxënës dhe njerëz të shkelqyer kanë qënë edhe djemtë e vajzat e Shpend Rexhës e të Sokol Rexhës së Paplekajve të cilët nuk u lejuan në asnjë rat për me vazhdue shkollat e larta, vetëm për shkak se edhe këta ishin nipat e Balish Palit të Markajve që ishte vrarë në turtura të llahtarshme me kripë nën lëkurë dhe me këputje për së gjalli të këmbëve me tel të skuqur. Nxënës të shkelqyer kanë qënë edhe djemtë e vajzat e Pal Marashit e të Martin Marashit, por as ata nuk u lejuan me vazhdue shkollat e larta vetëm për shkak se ata ishin nipat e Marash Palit e të Talush Palit. Lena me tregoj edhe për një ngjarje që ka ndodhur në spitalin e Lekbibajve në kohën kur nga Tirana kishte ardhur një grup gazetarësh dhe një fotoreporter për të bërë një emission mbi shëndetin e nënës dhe fëmijes. Në atë kohë Len Marashja kishte shkue me peshue dhe me e vizitue Lazrin që ishte rreth një viti. Doktorri i nderuar Gjergj Papleka, ishte shumë i gëzuar për shëndetin shumë të mirë të Lazrit që pos shëndetit shumë të mirë, ishte edhe një fëmi shumë i bukur. Lena tregon se si doktor Gjergji, duke mos e ditur biografinë e nxirë të sajë i ka kerkuar asajë me ba disa fotografi dhe xhirime me Lazrin që në atë kohë mbahej modeli i një fëmije të bukur e të shëndetshëm. Lena tregon se si ajo e ka pranuar dhe që nga korridori ku priste ka levizur drejtë zyres ku prisnin gazetarët dhe fotoreporteri. Kur ka hyrë brenda, Lena ka parë që bashkë me gazetarët, ndodheshin edhe sekretari i byrosë së partisë dhe kryetari i këshillit popullorë i cili mbahet mend si një komunist fanatik, nuk ka patur asnjë meritë në luftën nacionalçlirimtare, e që me arrogancën dhe hipokrizinë e tijë, ka bërë shumë dëme ndaj elitës dhe fisnikërisë së Nikaj-Mërturit. Sapo e panë Lenen, drejtuesit e partisë ulën kokën, ngrysën vetullat dhe e terhoqën menjanë doktor Gjergjin duke i thënë se nuk mund të fotografohej as të filmohej nipi i Marash Palit e Talush Palit. Në atë kohë bëhëj fjalë për Lazer Pjetër Susajn, një djalë i bukur e i shëndetshëm që nuk duhej fotografuar dhe as që duhej përmendur si shëmbull i mire, vetëm pse ishte djali i Len Marashes, nipi i Marash Palit. Lena e kuptoj situatën dhe u largua pa bërë zë. Pa u zgjatur shumë në këso ngjarjesh që për fat të keq janë të shumëta, Len Marshja kujton që deri në vitin 1991, as ajo dhe as fëmijet e sajë e as të kunetërve, as të vëllezërve e as të kushërinave, etj, nuk jetuan as edhe një ditë të qetë dhe nukë panë as edhe një ditë të mirë. Zoti deshi që pas vitit 1991, gjërat të ndryshonin për mirë dhe pasardhësit e Len Marashes së Marash Palit të Markajve, si dhe pasardhësit e kunetërve, të vëllezerve dhe të kushërijve të parë të sajë, fituan larine dhe shkuan në emigracion ku kanë punuar dhe studjuar në shkollat dhe akademitë më të mira të Europës dhe të SHBA. Mbi të gjitha, në këto 28 vite kam parë dhe kuptuar se ata janë po aq fisnikë, po aq bujarë e faqebardhë, po aq besnikë e trima sa baballarët dhe gjyshërit e tyre Marash Pali, Talush Pali, Balish Pali, Kol Pali dhe Vogel Pali, që të gjithë të vrarë e të pushkatuar nga rregjimi komunist. Koha e diktaturës komuniste provoj që trojet dhe vatrat e mira të shqiptarizmës nuk mund të shuhen kurrë dhe se Shqipëria jonë ka ekzistuar dhe do të eksiztojë nga ajo që ka buruar e që do të burojë nga këto troje dhe vatra me frymë dhe mistikë hyjnore