Ballina Aktualitet Turqia, sot, heq gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia, sot, heq gjendjen e jashtëzakonshme


Stamboll, Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do ta heqë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit.

Erdogan ka fituar me 53% të votave, duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023.

Përpara zgjedhjeve, muajin e kaluar, ai po ashtu ka thënë se qeveria do të miratojë ligj të ri kundër terrorizmit dhe se do të ndërmarrë masa kundër çdo kërcënimi të sigurisë së Turqisë.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, mbi 150,000 shërbyes civilë janë pushuar nga puna ose arrestuar, nën akuzat se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e përpjekjes për grushtshtet.

Kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme për të heshtur zërat kritikë.

Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.