Ballina ED/OP Kosova merr raportin pozitiv për vizat, por Avramopoulos ka një kërkesë

Kosova merr raportin pozitiv për vizat, por Avramopoulos ka një kërkesë

Hashim Thaçi dhe Dimitris Avramopoulos.
 

(E plotësuar) – Edhe zyrtarisht komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Avramopoulos ka thënë se pas shumë muajve përpjekje e pune të mëdha, ky proces ka marrë rrugën e duhur. Ai në një konferencë për media bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin e tij se shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, duke thënë se Kosova e ka merituar një vlerësim të tillë pozitiv.

Megjithatë, ai ka thënë se tash të gjitha vendimet janë në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, sepse raporti i sotëm është vetëm një konfirmim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por nuk e jep udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës, ani pse ka thënë se kjo është shumë afër.

Avramopoulos: Sot, puna e institucioneve u shpërblye

“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj se të gjitha përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe drejt liberalizimit të vizave janë shpërblyer. Andaj, sot mund të konfirmojmë që Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Nuk ishte e lehtë, ne e dimë këtë. Pra, ne duhet ta lavdërojmë Presidentin dhe qeverinë e tij për atë që kanë bërë gjatë muajve të fundit në kushte shumë të ngutshme dhe të vështira. Ata kishin guximin, vendosmërinë politike për të ecur përpara, kështu që sot përpjekjet e Kosovës u shpërblyen”, tha Avrapopoulos.

Ai ka përmendur përkushtimin e institucioneve për këtë proces, sidomos duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili ka qenë një hap i madh drejt udhëtimit pa viza.

Avramopoulos: Kosova duhet të vazhdojë me reformat

“Së dyti, Kosova ka treguar përkushtim të plotë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke krijuar dhe forcuar rrugën e rregullt për hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke pasur parasysh këto përpjekje të jashtëzakonshme, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të vizave dhe kjo tani është plotësisht e pranuar. Por ka më shumë. Kosova ka vazhduar të përmbushë të gjitha standardet e tjera që ne tashmë e konsideruam të përmbushura në maj të vitit 2016. Tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës për të ecur përpara dhe për të miratuar propozimin e komisionit nga maji 2016 dhe i inkurajoj ata ta bëjnë këtë shpejt. Kosova duhet të vazhdojë më tutje tani për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave në të gjitha standardet”, theksoi ai.

Megjithatë, zyrtari i lartë evropian ka theksuar se udhëtimi pa viza do të vijë edhe me të drejtat edhe me detyrimet. Madje, ka kërkuar nga politikanët kosovarë që t’ua shpjegojnë mirë qytetarëve të drejtat nga liberalizimi.

Avramopoulos: Informoni qytetarët për këtë proçes

“Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të komunikojnë qartë me qytetarët e tyre jo vetëm për pjesën tjetër të procesit, por edhe për të shmangur abuzimet dhe rreziqet që mund të rrezikojnë këtë të drejtë pasi të arrihet plotësisht. Politikat tona të lirisë nga vizat nuk dorëzohen në mënyrë të izoluar ose pa shqyrtim”, u shpreh ai.

Ndërsa, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vendimin e Komisionit Evropian e ka vlerësuar ndër lajmet me të mira për qytetarët e vendit.

Thaçi: Vendimi i sotëm ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës

“Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian për të shpallur të përmbushur edhe kriterin e fundit në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, është ndër lajmet me të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës me dekadë. Kjo përbën një moment historik dhe një njohje e përpjekjeve dhe vlerësim të angazhimeve shumë vjeçare për ta onkoruar shtetin e Kosovës në zemër të Evropës”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës, ka thënë se kilometrat e fundit deri të ky vendim kanë qenë të gjatë të rënd për institucionet Kosovës, por beson se shumë shpejt do të vijnë deri të caku përfundimtar, kur qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Thaçi: Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie evropiane

“Liberalizimi i vizave është moment më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në anëtarësimin tonë në BE. Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane. Sot është fituese Kosova, sot është fituese BE-ja. Lajmi i sotëm e përmbyllë një cikël shumë të vështirë dhe rigoroz të përmbushjes së kërkesave të Komisionit Evropian. siç edhe kemi deklaruar më herët, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Dhe sot me plotë kuptimin e fjalës kemi pajtim të plotë me partnerët tanë në Komisionin Evropian. Me duhet të them se kjo nuk ka qenë një dhuratë, por meritë dhe një mirënjohje e punës së vështirë që kemi bërë së bashku”, theksoi Thaçi.

Ai shtoi se vendimi i sotëm do t’i shtyjë ata në vazhdimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit.

Pas këtij raporti, tani është dorën e Parlamentit Evropian dhe shteteve veç e veç që të vendosin.

Kosova merr raportin pozitiv për vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se raporti pozitiv për liberalizimin e vizave e përmbyllë një cikël shumë të vështirë dhe rigoroz të kërkesave të Komisionit Evropian.

Ai në konferencën e përbashkët me Komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se vendimi i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur populli i Kosovës me dekadë dhe përbën një moment historik, si dhe një njohje e përpjekjeve të angazhimeve shumë vjeçare për ta integruar shtetin e Kosovës në zemren e Evropës .

“Kilometrat e fundit kanë qenë shumë të gjatë për ne por jam i lumtur që kemi arrit në cakë dhe jam i bindur që qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza më së largu nga fundi i këtij viti. Kjo nuk ka qenë një dhuratë por meritë dhe mirënjohje të punës së e kemi bërë së bashku. Liberalizmi i vizave është moment më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës, deri në anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë raportin e tij për përfundimin e kritereve që i ka bërë Kosova në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Ai ka thënë se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Lidhur me këtë, Avramopoulos i ka përshëndetur të gjitha partitë politike në Kosovë.

Komisioneri ka theksuar se tashmë liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim.Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë process. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje  Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i ikurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë. Ksoova duhet të sigurojë reforma me kritere të caktuara.  Kjo do të jetë në benificion të vet Kosovës. Jam i sigurt se do të vazhdojë në luftën kundër emigrimit ilegal dhe ka vënë në funksion masa të rëndësishme për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.

Tutje, Avramopoulos ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet patjetër t`iu sqarojnë qytetarëve të vet se cilat janë rregullat e lëvizjes së lirë, përndryshe liberalizimi mund të suspendohet.

“Liberalizimi vjen me të drejta dhe obligime. Autoritetet ta tregojnë tek qytetarët e saj në mënyrë shumë të qartë, që të evitojnë abuzimin me lëvizjen e lirë.  Nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, ne kemi një atoritet të caktuat në BE dhe kjo ndihmon mbikëqyrjen e lëvizjes së lirë. Të gjithë qytetarët duhet t`i dinë të gjitha kriteret para se të nisen drejt këtij rrugëtimi. E kemi edhe mekanizmin për suspendimin e liberalizimit të vizave dhe ka të bëjë me vlerësimin e kritereve të caktuara nga Be, dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Nga vizat do përfitojnë qytetarët e Kosovës që kanë të bëjnë me biznes apo turizëm, do të zgjerojë partneritetin me Kosovën. Ky është një fillim për bashkëpunim më të ngushtë. Shoh tutje që të bashkëpunojmë me lidershipin e Kosovës në një epokë të re të liberalizimit të vizave që do të ndodhë shumë shpejt dhe i gjithë Ballkani Perëndimor do të udhëtojë pa viza”, ka përfunduar ai.

Avramopoulos dhe Thaçi në konferencë për vizat (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, po mbajnë konferencë për media, ku pritet të bëhet publik raporti pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Fillon takimi Thaçi-Avramopolus

Në Bruksel ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe komisionarit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Pas takimit Thaçi dhe Avramopolus do të dalin në një konferencë të përbashkët ku Avramopolus do të bëjë publik raportin për vizat.

Sipas presidentit, raporti do të jetë pozitiv.

“Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar  Thaçi më herët në Facebook. (BotaSot)