Ballina Personazh IMAZHI YNË RAM GECI I KA MËSUAR TË GJITHË Ç’DO TË THOTË...

IMAZHI YNË RAM GECI I KA MËSUAR TË GJITHË Ç’DO TË THOTË T’I PËRDORËSH AFTËSITË E MUNDËSITË…

Nga Dëfrim CANI – publicist

Unë nuk e kam takuar asnjë herë z. Ram Geci, presidentin e “Geci” L.t.d. Ai dhe unë iu takojmë fushave të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, private dhe sociale. Ndoshta koha nuk do të na bëjë kurrë bashkë, qoftë dhe një rast të vetëm. Kështu është jeta, por kjo nuk përjashton mundësinë e njohjes, dëshirës së mirë për ta nderuar, vlerësuar dhe kurajuar tjetrin për atë punë që ka bërë dhe bën.

Ram Geci nuk ka asnjë nevojë për ta njohur unë, as për të shkruar unë për të. I zënë në projektet dhe ritmet e zhvillimit, orët dhe ditët e punës së tij, kanë një matës tjetër, atë të ritmit, me atë se sa punë bën sipërmarrja e tij shumëzërash, jo brenda një dite, por ndoshta dhe të një ore apo më pak.

Po pse po shkruaj unë për “Geci” L.t.d dhe drejtuesin e saj Z. Ram Geci?

S’mund t’i përgjigjem me pak fjalë, por më mirë do të duhej të shpjegohesha përmes një qasje të një natyre analitike, të cilën unë vetëm sa e kam hedhur në letër. Në këto raste ka diçka misterioze, gjërat e vyera dhe të mrekullueshme e bëjnë të brishtë të shkruarin.

1.

 Historia e njerëzimit na ka ardhur në forma dhe mënyra të ndryshme. Na ka  ardhë e shkruar si histori, na ka ardhur e shkruar nga poetët dhe shkrimtarët, na ka ardhur përmes figurave të njohura njerëzore, herë përmes luftës e herë përmes paqes. Por ka dhe një mënyrë tjetër se si mund të shënohet historia, epokat  njerëzore, njerëzit e dijes dhe të mendjes, njerëzit reformatorë, të cilët nuk vrapojnë të shënojnë emrin e tyre, por shënojnë epokën e tyre, veprën e tyre. Ajo vepra e tyre udhëton nëpër kohët njerëzore, e ashtu dalëngadalë gjurmët e përjetësisë gdhenden gjithësisht në libra, në kujtesë dhe në punët e dobishme njerëzore.

Ram Geci është njeriu i punës dhe veprës njerëzore, i cili bashkë me shoqërinë e  “Geci” L.t.d kanë krijuar një marrëdhënie kaq njerëzore dhe harmonike me zhvillimet në Shqipëri që nga viti 1992.

Dhe me Ramë Gecin, ashtu siç ka ndodhur   me epokat e kaluara njerëzore, të cilat ne i  kemi mësuar në libra dhe vazhdojmë t’i  nderojmë shenjtërisht, kështu po ndodh.

Ram Geci i përket radhës së njerëzve sfidantë të epokës sonë, që  po nuk bëre veprën e duhur mund të harrohesh brenda një dite e një  jave. Në njerëz të tillë, ka një unifikim të çuditshëm, më parë bëhet prezente vepra e më pas vjen emri i individëve, që e kanë krijuar atë.

Është kaq e vërtetë kjo, që për ta kuptuar na duhet të marrim vetëm një  emër  shqiptar të njohur. Askush nuk mund të kundërshtojë rastin e Karl Gegës, inxhinierin e famshëm, që ndërtoi Semeringun e famshëm, një vepër, të cilën e prekin me dorë dhe njerëzit e epokës sonë. Po a do të ishte i njohur, madje i përjetshëm Karl Gega, nëse nuk do të ishte e tillë vepra e tij, nëse nuk do të ishte dhe sot Semeringu dhe hekurudha më e pabesueshme në botë? Jo! Karl Gega arriti të lërë shenjat e personalitetit të tij, veprën e tij njerëzore në një vepër madhore, që i ka shërbyer dhe vijon t’i shërbejë njerëzimit. Pa atë vepër ai nuk do të kujtohej kurrë.

Sa herë më është kujtuar ky fakt në Shqipëri, atje ku gjenia njerëzore ka lënë vepra të dobishme dhe që i kanë rezistuar kohës. Ndoshta kjo shqisë përmes këtij raporti më afroi ndjesinë e shenjave të përjetësisë dhe për punën e “Geci” L.t.d dhe njeriut të saj më të rëndësishëm Ram Geci.

 2.

Ram Geci ka sot njërën nga kompanitë më efektive dhe bashkëpunuese  në zhvillimin e vendit, me punë të së cilës takohet çdo ditë qytetari shqiptar. Është një raport vërtetë i çuditshëm, është një lloj komunikimi me të  gjithë kategoritë e shoqërisë, në fshat dhe në qytet.

Në psikologjinë e komunikimit publik, veçmas të veprave publike, të cilat ndërtohen dhe vihen në shërbim të publikut, ka një raport dhe një marrëdhënie qytetare më së pari, pasi nuk mund të bësh një punë publike pa njohur ndjesinë, shijen, interesat, mënyrën dhe nevojën e jetesës së publikut. Literatura shkencore perëndimore e hapësirës publike, të cilën arkitektët nga njëra anë dhe ndërtuesit nga ana tjetër, e quajnë artin e komunikimit përmes punës ndërtuese sistemuese dhe kualifikuese të mjedisit urban, si një nivel i lartë i komunikimit qytetarë.

Është lehtësisht e lehtë për ta kuptuar këtë: në momentin kur publikut i vjen në  ndihmë, i gëzon syrin një lulishte e mirë, atëherë qytetari dhe ndërtuesi i lulishtes ka arritur të ketë një dimension qytetarë.

Më ka rastisur të gjendem në mjediset qytetase ku ka punuar dhe zbatuar projektet “Geci” L.t.d dhe konceptimi modern i kryerjes së punëve publike duket se ka të bëjë me dimensionin qytetarë të shoqërisë, stafit dhe drejtuesit të saj. Jo çdo sipërmarrje ndërtuese mund të marrë përsipër punë qytetase të çdo niveli, që nga rrugët, ndërtimet e pallateve, shkollave, mjediseve çlodhëse etj.

“Geci-n” e kemi të pranishme në të gjithë hapësirën tonë qytetare. Kjo është ta shkruash vetë emrin përmes punës.

 3.

Kuptohet lehtë që të mësosh sa e vështirë ka qenë për Ram Gecin për të arritur deri në këtë nivel bashkëpunimi dhe sipërmarrjesh të kapaciteteve të paimagjinueshme. Ndërtime rrugësh, urash, ujësjellsa, kanalizime, ndërtime civile dhe hoteleri- turizëm janë punë të kapaciteteve të mëdha, që kërkojnë strategji, aftësi manaxheriale, kërkojnë intuitë dhe intelekt, kërkojnë staf të përgatitur mjaft mirë, kërkojnë para, kërkojnë dije jo të një por të tre apo katër universiteteve, kërkojnë një korrektësi dhe disiplinë të patolerueshme në çdo hap e çdo moment.

Por Ram Geci ia ka arritur, madje ai është kthyer në një model suksesi, për shkakun e thjeshtë: puna e tij, brenda 10 viteve të fundit është përkthyer në vepra suksesi në mbi 18 projekte madhore të realizuara cilësisht në ndërtime rrugësh, asfaltim rrugësh, ndërtim urash, rikonstruksione shkollash, ndërtim ujsjellsash, duke përmbushur një detyrim madhorë të zhvillimit të vendit.

Për të kuptuar ngritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e punëve të “Geci” L.t.d  mjafton të mësosh punët që ai ka marrë përsipër për të kryer, që nga rruga e Kombit, rruga Kukës-Krumë, rruga e Voskopojës, rreth-rrotullimi i doganës, ndërtimi i rrugës Dragobi- Valbonë, ndërtimi i Urës Gomsiqe, rruga PlIoçë-Korçë dhe shumë punë të tjera, të cilat paraqesin vështirësi jashtëzakonisht të mëdha në zbatimin e projekteve inxhinierike. Këtyre vështirësive zakonisht iu shtohen dhe vepra e artit që kërkojnë përveç fuqisë mekanike dhe punëtore dhe imagjinatën krijuese dhe zbatuese të ndërtimit.

Tashmë “Geci” L.t.d është njëra nga kompanitë me serioze dhe më kompetitive në zbatimin e projekteve gjenerale në vend, falë kurajos, përvojës dhe praktikës bashkëkohore të ndërtimit, rrugëve dhe turizmit.

Në të gjithë këtë kapacitet të madh punësh, tashmë lëviz një dimension, një marrëdhënie, një komunikim njerëzorë- qytetarë, një epokë zhvillimi, një sfidë të cilën më së pari e ka fituar “Geci” L.t.d. Rrugët, urat, pallatet, shkollat do të ecin nëpër epokat e të ardhmes dhe “Geci” bashkë me Ram Geci, ndryshe shumë gjërave të tjera do të jenë të pranishëm në kujtesën njerëzore. I bën të tillë vepra.

4.

“Geci” L.t.d ka punuar në rrugë malore e rrugë fushore, në ndërtime urash dhe ndërtim autostradash, nga Voskopoja në Dragobi, nga Gomsiqet e Pukës në rrugët e Hasit dhe Qafës së Malit, nga bjeshkët e alpet e Shqipërisë në autostradat më të mëdha të vendit, nga ujësjellësat e Dibrës në shkolla e turizëm malorë dhe ndërqytetetas, deri në qendrën e metropolit më të madh të vendit Tiranës. Nuk janë pak arritje në kufinjtë e shkurtër kohorë me të cilët ai ka kapërcyer një zhvillim epokal.

Puna e “Geci” L.t.d dhe drejtuesit të saj Ram Geci është histori suksesi, është histori shndërrimi jo vetëm të kompanisë së tij, por histori shndërrimi për  vendin, për projektet gjenerale dhe strategjike që ai i ka marrë për sipër për t’i kryer. Po cili është çelësi i suksesit përveç natyrës kërkuese dhe korrekte që buron nga stafi i tij?

Ram Geci drejton dy “ushtri” të forta, dy ushtri që si vëllezërit siamezë rrinë në supe të njëri  tjetrit për të mposhtur shkëmbinjtë, rrugët e vështira, lumenjtë, shirat dhe borën, shembjet dhe rrëshqitjet e masiveve malore, e  rruga apo autostrada për të shkuar përpara.

Ai drejton një ushtri të fuqishme  mekanike dhe makinerish rrugës, ndërtimesh e të një larmije tjetër punimesh nga më të mirat e më bashkëkohoret , dhe nga ana tjetër drejton një super- skuadër punonjësish, që nga punëtori më i thjeshtë e deri tek inxhinierët dhe shkencëtarët e “Geci” L.t.d, të cilët ja bëjnë vërtetë të suksesshëm guximin dhe kurajon Ram Gecit.

“Geci” ka në pronësinë e saj mbi 150 mekanizma, mjete dhe makineri, që i afrojnë sukses punës së tij në prodhim asfalti, prodhim betoni, prodhim inertesh, makineri të rënda gërmimi, eskavatorë, mjete transporti të rënda, makina për ndërtim shtresash rrugore, instrumenta matëse, rimorkiator të tonazheve të rënda, d.m.th gjithëçka i duhet sipërmarrjeve të tij afatshkurtëra dhe afatgjata.

E me një lloj naiviteti, a nuk kam arsye të pyes dhe unë sot, që sa herë kalon në rrugët e autostradat ku janë çarë në dysh shkëmbinjtë, malet, në urat ku janë bashkuar fshatrat dhe krahinat, e diku në anë është shënuar “Geci”, a nuk është kjo shenja e një lloj përjetësie, që sot vjen përmes mijëra uratave të njerëzve të thjeshtë, e nesër, pas një dekade apo një shekulli apo më shumë, po si sot emri saj do të jetë aty, bashkë me admirimin e brezave, ashtu siç ka ndodhur me Karl Gegën? Unë them po. Ka dhe naivitete të mira në këtë botë.

5.

Siç kam shënuar që në fillim të këtyre shënimeve, unë nuk kam asnjë lloje njohje për z. Ram Geci. Nuk i njoh as të shkuarën, as historinë familjare,  madje as prirjet apo pasionin jashtë punës që ai ka bërë dhe po bën me “Geci” L.t.d. Thënë ndryshe, unë kam me këtë personalitet të zhvillimit shqiptar vetëm një raport qytetarë, një marrëdhënie që një qytetarë krijon me punën e tjetrit, kryesisht me punën e mirë dhe të dobishme për komunitetin.

Mendoj se kjo është nota e parë dhe më e mirë dhe e merituar e z. Geci. Kjo do të thotë, të të njohin të gjithë përrnes punës dhe produktit social që ke bërë për njerëzit, kornunitetin, qytetin, fshatin, vendin, të të respektojnë për këtë punë, por mos të të njohin fizikisht kur mund të gjendesh dhe në mesin e tyre.

E thashë këtë për një arsye të thjeshtë; të tregojnë se Ram Geci është një njeri i thjeshtë, madje i zakonshëm si të gjithë të tjerët, çfarë do të thotë se, ai respekton rrugëtimin e tij në mënyrën më njerëzore dhe racionale.

Më ka rastisë të rrugëtoj në jug e në veri,Voskopoja, Durrësi, Valbona, Kosova, Sharri apo Rugova, Alpet e lugina  e Drinit, Thethi apo Dajti, bregdeti apo bjeshkët, të gjithë janë një destinacion turistik i brendshëm dhe i huaj. Shqisa e investimit të “Geci” L.t.d ka qenë mjaft e mprehtë, si një lloj “matrice” që përkëmben mundësitë.

Hotel “Tirana-Internacional” është një nga kryeqendrat që valorizon guidën. turistike të vendit, të turizmit të brendshëm dhe të jashtëm.

Ram Geci, përveçse i ka shtuar infrastrukturë të madhe turizmit shqiptar, shoqëria “Geci” L.t.d është njëri nga distributorët e këtij turizmi.

Ka një mjet mjaft racional dhe të kuptueshëm për turizmin, jo vetëm atë të vogël  apo lokal, por dhe atë kombëtarë; ai është imazh, mundësi për të plotësuar “aventurën” e turistit, komoditet dhe imazh. Ram Geci e ka kuptuar mjaft mirë këtë.

Për këtë ka pasur nevojë Shqipëria, për këtë ka pasur nevojë Valbona dhe Voskopoja, bregdeti dhe alpet, dhe ai ka bërë më të mirën për të gjithë. Standardi perëndimorë, të cilin e aplikon “Geci” dhe drejtuesi i saj, janë një imazh i rëndësishëm për të gjithë ne.

Faleminderit dhe për këtë z. Geci, pasi gjurmët dhe shenjat tuaja i gjejmë në mal e fushë, në bregdet e në bjeshkë, në ndërtesa e hotele, në rrugë e ujësjellësa, në ura e kampingje, në kulla e pallate të mrekullueshme!

6.

Në njerëzit e epokave, të cilët e lënë emrin pas, rrugëtojnë emri dhe vepra e tyre ka një pleksje të rëndësishme; dimensioni qytetarë nuk mund të qëndrojë pa cilësinë  e njerëzve social, pa humanizmin. Ram Geci ka një dimension qytetarë, jo vetëm me ndërmarrjet e tij të rëndësishme në punët e mëdha, por me konceptet e këtyre re punëve, të cilat duhen kuptuar në mënyrë bashkëpunuese dhe përmes një dialektike racionale. Është një nga horizontet për të cilin ka pasur dhe  ka nevojë gjithmonë një njeri i sipërmarrjeve të mëdha, si ato të z. Geci.

Për Ram Gecin ka një nderim të madh, jo vetëm në  Tropojë apo Kosovë, por kudo ai ka bërë punët e tij të mëdha dhe të vogla. Kam një arsye të shpjegoj dimensionin e humanizmit të Ram Gecit, i cili nuk lidhet aq klasikisht, ashtu siç e kuptojnë dhe e interpretojnë rëndomtë njerëzit.

Unë e di se Ram Geci është njëri nga njerëzit më të nderuar kudo ai ka investuar. Aktiviteti i tij njohur më së shumti në infrastruktura rrugore, ka një të dhënë interesante. Ai ka qenë një sfidant i pashëmbullt për t`i fituar “betejat” vështirësitë, të cilën ai e ka kthyer në fuqi dhe në energji. Njerëzit e dy anëve urave, tuneleve, rrugëve të skajshme, shkollave, fshatrave pa ujësjellës e të tjerë, kanë gjetur një njeri dalazot, një burrë që i ka bërë afër me njëri- tjetrin njerëzit, hallet, gëzimet, dhimbjet, paqën, e ç’është më e nevojshme për të.

Ndërsa për humanizmin klasik, numri i njerëzve, familjeve,    sponzorizimeve dhe ndihmës që z. Ram Geci iu ka afruar njerëzve janë të shumtë, numri 2 tyre shkojnë deri në dy mijë apo më shumë.Por humanizmi i tij është më shumëdimensional, më domethënës, gjithë-social, dhe shumështresësh. Këtë duhet kuptuar.    

Faleminderit dhe për këtë z. Geci!

 7.

 Tashmë Geci” L.t.d është një asset i rëndësishëm kombëtar i zhvillimit të vendit në strukturën më të rëndësishme të tij. I pa ndaluar,progresiv, racional, Ram Geci dhe kompania e tij e ka kapërcyer vetveten, për shkakun e përdorimit mjaft mirë të mundësive dhe fuqisë së vet duke bërë realitet  ëndrrën historikeku1turës së njohur të djemëve të Malësisë së Gjakovës për Kosovën, duke shënuar gjurmët e forta të “Geci” L.t.d në veri e jug, në lindje e perëndim, në male e fusha, mbi lumenj e në masive shkëmbore, Ram Geci i ka shënuar shenjat e tij në gjithë Shqipërinë.

“Geci” është kompania me gjeografinë më të madhe në vend dhe në një larmi aktiviteti, i cili përbën në një lloj kuptimi energjinë dhe fizionominë e kombit shqiptar, si një sfidant i zhvillimit dhe progresit. Ram Geci i ka mësuar të gjithë c`do të thotë t`i përdorësh mundësitë. Ai është një model ku marrëdhëniet e fuqisë me energjinë, e intelektit me bashkëpunimin janë bërë bashkë për të bërë kaq punë të dobishme dhe të ndërtosh kaq imazh për veten dhe vendin.

Karl Gega duket se ka qenë një fenomen dhe një personazh me një logjikë funksionale. Kur vepra i prin emrit, jetëgjatësia është e përjetshme. Ja ky është Ram Geci, me emrin e mirë dhe dimensionin qytetarë mbi rrugët e ndërtuara, urat që  lidhin njerëzit dhe hallet, shkollat ku merret dija, turizmi ku mësohet historia dhe pushohet, humanizmi ku iu vihet në ndihmë njerëzve.

Të gjitha janë gjurmët e jetëgjatësisë së veprës dhe emrit. Më së pari dhe Ram Geci ka shënuar veprën e tij, emri vjen pas.

Faleminderit imazhi ynë, Ram Geci!

 

___________

*Titulli redaksional.